6.1 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Zejnuallahu: Këtë mandat synojmë ta stabilizojmë UP-në

Ramadan Zejnullahu

(E plotësuar) Ramadan Zejnullahu, rektori i sapozgjedhur i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka thënë se ky mandat do të jetë një mandat stabilizues për UP-në.

Ai ka thënë në një intervistë për RTK-në se do të analizohet e gjithë gjendja e krijuar në Universitet.

“Do të analizojmë hap pas hapi të gjithë gjendjen e krijuar në Universitet. Ky mandat është mandat stabilizues, nuk paraqet ndonjë vizion zhvillime por do të jetë një mandat stabilizues”, ka thënë Zejnullahu.

Ai ka thënë se Universitetin e kanë degraduar vazhdimisht ndërhyrjet politike dhe ato të grupeve të interesit.

“Universiteti i Prishtinës një kohë të gjatë është menaxhuar jo nga ligji por nga ndërhyrjet politike por edhe nga grupet e interesit. Ajo ka degraduar jetën në Universitet dhe ka shënuar rënie të cilësisë në UP”, ka thënë ai.

 

Ramadan Zejnullahu zgjidhet rektori i UP-së

Kryesuesja e Këshillit Drejtues të UP-së, Shefkije Islamaj ka bërë të ditur se ky Këshill ka vendosur që Ramadan Zejnullahu të jetë rektor i UP-së.

Zejnullahu u përzgjodh ndër pesë kandidatët, që ishin në garës për këtë post: Behxhet Mustafa, Adem Nura, Anton Berishaj dhe Isuf Musliu.

Ai do të ketë mandat dyvjeçar, për periudhën e mbetur të mandatit paraprak të ish-rektorit Ibrahim Gashi, përkatësisht deri më 30 shtator të vitit 2016.

Universiteti i Prishtinës deri në fillim të këtij viti u drejtua nga Ibrahim Gashi, i cili dha dorëheqje, ndërsa që nga muaji prill Këshilli Drejtues pati zgjedhur profesor Anton Berishajn, si ushtrues detyre.

Rektori i ri, Ramadan Zejnullahu, është i lindur më 8 maj të vitit 1957. Është doktor i shkencave matematike.

Më Shumë

Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër

Çmimi i naftës në tregun me pakicë në Kosovë ka arritur deri në 1.60 euro për litër këtë të hënë. Sipas kryetarit të Shoqatës së...

Nisin provat për shfaqjen “Pylli” në Teatrin e Prizrenit

Në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren kanë filluar provat për shfaqjen më të re “Pylli”, me regji të Erson Zymberit dhe dramaturgji nga Florian...

Lajmet e Fundit