15.8 C
Prizren
E enjte, 16 Tetor, 2025

Zgjedhjet nacionale jo para mesit të 2014-s

zgjedhjet5Kosova nuk do të hyjë shpejt në zgjedhje nacionale. Mungesa e një reforme zgjedhore, angazhimet e shumta që ka qeveria aktuale në dialogun me Serbinë si dhe rezultati jo i dëshirueshëm i partive politike, kanë bërë që entuziazmi për zgjedhjet e jashtëzakonshme të bjerë.

Kësisoj, kryeministri aktual i Kosovës Hashim Thaçi, do ta vazhdojë mandatin e plotë. Bllokimi i punës së Kuvendit të Kosovës për punën e shitjes së PTK-së dhe miratimin e buxhetit pati krijuar përshtypjen se vendi do të shkonte shpejt në zgjedhje të parakohshme nacionale, por entuziazmi ka rënë edhe te partitë pas rezultatit të marrë në zgjedhjet lokale.

Për angazhimet që duhen kryer para se të shkohet në zgjedhje nacionale, liderëve të partive politike u është tërhequr vërejtja në një takim që kanë pasur para disa ditësh me përfaqësues të ambasadave të huaja në vend,shkruan Tribuna

Sipas të njëjtave burime, atyre aty u është kujtuar se nuk ka gjasa që Kosova të shkojë në zgjedhje nacionale pa e kryer reformën zgjedhore dhe ndërtimet kushtetuese të cilat do t’i definonin ulëset e garantuara për komunitetet pakicë në Kosovë

Më Shumë

Zafir Berisha ushtron të drejtën e votës: Zgjedhjet janë festa e demokracisë!

Kandidati i Bashkimit Demokratik për kryetar të Komunës së Prizrenit, Zafir Berisha, ka ushtruar sot të drejtën e votës, duke bërë thirrje për pjesëmarrje...

21 vjet nga tragjedia e maturantëve të Malishevës

Sot mbushen 21 vjet kur 15 maturantë të shkollës së mesme “Abdyl Frashëri” nga Malisheva humbën jetën gjatë një ekskursioni në Shqipëri, shkruan KosovaPress. https://prizrenpress.com/421746-2h/ Autobusi...

Lajmet e Fundit