15.8 C
Prizren
E diel, 4 Qershor, 2023

“Zona Park” vendosë kabinë për dezinfektim në Malishevë(Foto)

 

Malisheva po vazhdon marrjen e masave për parandalimin e pandemisë së Coronavirusit. Ajo sot ka bërë vendosjen e kabinës dezinfektuese në oborrin e QKMF-së.

Numri i madh i të infektuarve me COVID-19 ka shtyrë institucionet lokale që të marrin masat për parandalimin e rasteve të reja. Vendosja e kabinës dezinfektuese në oborrin e QKMF-së është vlerësuar si e domosdoshme për shkak të numrit të madh të pacientëve që kërkojnë shërbimet mjekësore në këtë institucion shëndetësor.

“Zona Park”, është kompania privat e cila ka vendosur këtë portë të dezinfektimit, në të cilën brenda 8 sekondave bëhet dezinfektimi i tërësishëm.

Po ashtu, kjo kabinë ka edhe një tepison për dezinfektimin e këpucëve. Preparatet e vendosura për dezinfektim janë të certifikuara me ISO standarde me analiza dhe a-teste të kryera për shkatërrimin e virusit.

Këto kabina me preparate cilësore po konsiderohen shumë të rëndësishme për siguri në shëndetin e përgjithshëm publik.

Gjatë testimit të kabinës dezinfektuese ishin të pranishëm edhe zyrtarët komunal e shëndetësor të kësaj komune, të cilët e kanë vlerësuar si një masë të domosdoshme për parandalimin e COVID-19.

Më Shumë

Shpat Kasapi lodhet nga muzika, ndryshon profesion

Shpat Kasapi është nga këngëtarët më të pëlqyer shqiptar të të gjitha moshave. Artisti nga Maqedonia e Veriut që prej dekadash argëton publikun me muzikën...

Ballkani kurorëzohet me titullin e kampionit – pamje nga festa

Skuadra e Ballkanit është kurorëzuar me titullin e kampionit për edicionin e garave 2022/23 në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll. Portokallezinjtë e Suharekës...

Lajmet e Fundit