Zvicra e heq Kosovën nga lista e karantinës

Zyra Federale e Shëndetësisë në Zvicër ka publikuar të dhëna të reja në lidhje me rrezikshmërinë e vendeve nga COVID-19.

Sipas raportimit të gazetës zvicerane blick.ch, Kosova nga data 6 maj nuk do të figurojë në listat e vendeve me rrezikshmëri të lartë.

Kushdo që hyn nga një zonë rreziku duhet të jetë të tregojë testin negativ PCR, edhe nëse hyrja bëhet në mënyrë tokësor.

Testi nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë. Pas hyrjes në Zvicër , vlen obligimi i njëjtë për karantinim 10 ditore.

Sipas rregullave karantina mund të ndërpritet nëse ka një test negativ.

Ka përjashtime për udhëtarët ndërkufitar.

Kushdo që mbërrin me aeroplan duhet të jetë gjithmonë në gjendje të tregojë testin PCR, njofton Blick.Ch përcjell Klan Kosova.

Lista plotë e vendeve që largohen nga lista e karantinimit:

Austria;
Italia;
Armenia;
Bosnja dhe Hercegovina;
Bullgaria;
Greqia;
Jordania;
Kosova;
Libani;
Mali i Zi;
Maqedonia e Veriut;
San Marino;
Çekia;
Ukraina.

Më Shumë

Kurtaj rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin Albion Kurtaj, i cili ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me klubin prizrenas. Kurtaj vazhdon kështu rrugëtimin...

Laura Fazliu në luftë për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, pas një paraqitjeje të mirë...

Lajmet e Fundit