16.4 C
Prizren
E hënë, 20 Prill, 2026

Autoshkollat në Prizren kërkojnë rifillimin e punës, kërcënojnë me protesta

Shoqata e Autoshkollave në Prizren, të enjten, ka organizuar një tubim ku i është bërë thirrje autoriteteve qeveritare që të rifillojnw ushtrimin e veprimtarisë së tyre, pasi po përballen me dëme tejet të mëdha si pasojë e mosfunksionimit të tyre nga pandemia Covid-19.

Pronarë të mbi 50 autoshkollave janë tubuar në poligonin e Ministrisë së Infrastrukturës në Prizren, duke shprehur pakënaqësitë e tyre pasi institucionet përkatëse qeveritare ende nuk kanë lejuar rihapjen e tyre si pasojë e pandemisë.

Anëtari i Shoqatës së Autoshkollave në Prizren, Andi Mullabazi, tha se përmes këtij tubimi i bëjmë thirrje organeve përkatëse që të na mundësojnë rihapjen e autoshkollave, pasi për një gjë të tillë i plotësojmë të gjitha kriteret dhe rekomandimet e masave nga autoritetet shëndetësore.

\Pronarët e autoshkollave, Sanije Bytyçi dhe Enver Behluli, ankohen se pezullimi i punës për disa muaj solli humbje të mëdha për këtë sektor.

Ata nuk pajtohen edhe me faktin se përse është lejuar rifunksionimi i trafikut ndërurban, urban dhe ai i taksive, ndërsa nga një gjë e tillë po privohen autoshkollat, si dhe thonë se shtetet e Rajonit po lejojnë veprimtaritë e autoshkollave, ndërsa në vendin tonë ende nuk ka rihapje të tyre.

Përfaqësuesi i kësaj Shoqate, Rasim Shala dhe pronarët tjerë, kërkojnë që autoritetet qeveritare urgjentisht të shqyrtojnë kërkesat e tyre për rihapje të autoshkollave, në të kundërtën ata kërcënojnë me protesta masive dhe bllokim të rrugëve dhe Autostradave.
Ndryshe, 400 autoshkolla në Kosovë tash e dy muaj nuk kanë operuar me punën e tyre për aftësimin e kandidatëve për patentë shofer në kategori të ndryshme./TV Prizreni/

PRONARËT E AUTOSHKOLLAVE NË PRIZREN KËRKOJNË RIHAPJEN E TYRE, NË TË KUNDËRTËN KËRCËNOJNË ME PROTESTA

PRONARËT E AUTOSHKOLLAVE NË PRIZREN KËRKOJNË RIHAPJEN E TYRE, NË TË KUNDËRTËN KËRCËNOJNË ME PROTESTAShoqata e Autoshkollave të Regjionit të Prizrenit, të enjten ka organizuar një tubim ku i është bërë thirrje autoriteteve qeveritare që të lirojnë ushtrimin e veprimtarisë së tyre, pasi po përballen me dëme tejet të mëdha si pasojë e mosfunksionimit të tyre nga pandemia Covid-19. Pronarë të mbi 50 autoshkollave të Regjionit të Prizrenit, janë tubuar në poligonin e ministrisë së Infrastrukturës në Prizren, duke shprehur pakënaqësitë e tyre pasi institucionet përkatëse qeveritare ende nuk kanë lejuar rihapjen e tyre si pasojë e pandemisë. Anëtari i Shoqatës së Autoshkollave të Regjionit të Prizrenit, Andi Mullabazi, tha se përmes këtij tubimi i bëjmë thirrje organëve përkatëse që të na mundësojnë rihapjen e autoshkollave, pasi për një gjë të tillë i plotësojmë të gjitha kriteret dhe rekomandimet e masave nga autoritetet shëndetësore. Pronarët e autoshkollave, Sanije Bytyçi dhe Enver Behluli, ankohen se pezullimi i punës për disa muaj solli humbje të mëdha për këtë sektor. Ata nuk pajtohen edhe me faktin se përse është lejuar rifunksionimi i trafikut ndërurban, urban dhe ai i taksive, ndërsa nga një gjë e tillë po privohen autoshkollat, si dhe thonë se shtetet e Rajonit po lejojnë veprimtaritë e autoshkollave, ndërsa në vendin tonë ende nuk ka rihapje të tyre. Përfaqësuesi i kësaj Shoqate, Rasim Shala dhe pronarët tjerë, kërkojnë që autoritetet qeveritare urgjentisht të shqyrtojnë kërkesat e tyre për rihapje të autoshkollave, në të kundërtën ata kërcënojnë me protesta masive dhe bllokim të rrugëve dhe Autostradave. Ndryshe, 400 autoshkolla në Kosovë tash e dy muaj nuk kanë operuar me punën e tyre për aftësimin e kandidatëve për patentë shofer në kategori të ndryshme.

Gepostet von Televizioni Prizrenit am Donnerstag, 18. Juni 2020

Më Shumë

Tragjedia në Malishevë, sot ditë zie dhe pezullim i mësimit në shkollën e dy nxënësve

Shkolla “Ibrahim Mazreku” në Malishevë e ka shpallur të premten ditë zie, pas humbjes tragjike të jetës së dy nxënësve dhe babait të tyre. Të...

40 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

Lajmet e Fundit