9.9 C
Prizren
E premte, 17 Tetor, 2025

Bajrami nuk do t’i tërheqë njerëzit e kolegjeve nga Bordi i UP-së

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Hykmete Bajrami, nuk e ka ndërmend që ta anulojë vendimin e saj për emërimin e 3 anëtarëve të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, përkundër kërkesës së shoqërisë civile dhe organizatave studentore. Ky institucion nuk e konsideron problematike që 2 nga 3 të emëruarit punojnë në kolegje private. Sipas një përgjigjeje të MASHTI-t për KOHËN, përzgjedhja e tyre është bërë duke respektuar procedurat dhe legjislacionin në fuqi.

Ministrja Bajrami të mërkurën ka shkarkuar 3 anëtarët e Këshillit, Ujkan Bajrën, Fadil Osmanin dhe Drita Shoshin, me arsyetimin se Këshilli ka dështuar t’i kryejë detyrat e tij. Në vend të tyre ka emëruar Mentor Gecin, Fisnik Reçicën e Muharrem Bajramin. Dy të parët punojnë në kolegje private, raporton KOHA.

Në përgjigjen e Ministrisë së Arsimit thuhet se përbërja e tanishme e Këshillit të emëruar nga MASHTI do të jetë në shërbim të avancimit të cilësisë dhe mirëqeverisjes së Universitetit të Prishtinës.

“Të gjitha emërimet janë bërë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe të udhëhequra nga parimi udhëheqës me synim të vetëm përmirësimin e punës dhe cilësisë në Universitetin e Prishtinës. Personat e përzgjedhur janë profesionistë të fushave, me integritet të lartë akademik dhe njerëzor dhe nuk kanë afiliacion politik. Ky ka qenë parimi primar udhëheqës për të përmbyllur këtë proces me sukses”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.

MASHTI ka theksuar se bazuar në analizat e tyre, kjo përzgjedhje nuk është në kundërshtim me Ligjin për shmangien e konfliktit të interesit.

KOHA e ka pyetur Ministrinë se cilat ishin shkeljet që çuan në shkarkimin e 3 anëtarëve të Bordit të UP-së, por ky institucion nuk ka përmendur fakte konkrete në përgjigjen me shkrim.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore.

Më Shumë

Punime në rrugën Kobaj–Grazhdanik për zëvendësimin e gypit të ujësjellësit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se në rrugën Kobaj–Grazhdanik do të zhvillohen punime për zëvendësimin e një segmenti të...

E moshuara në Prizren nuk arrin të votojë: Ma kanë hequr emrin

Një ngjarje e pazakontë është raportuar sot në Prizren, ku një e moshuar nuk ka arritur të votojë, për shkak të nuk e ka...

Lajmet e Fundit