Balaj-Halimi: Inicimi i mocionit nuk është serioz

Zv.kryeministrja, Albulena Balaj Halimi, ka thënë në Prime Time të Kanal10 se, inicimi i mocionit për rrëzimin e Qeverisë Hoti nuk është serioz.

“VV-ja nuk i ka nënshkrimet as për thirrjen e seancës e lëre më ta rrëzojë qeverinë. Ngritja e një mocioni në këtë kohë pandemie është e padrejtë, kur vetë ata deklaronin se nuk duhej rrëzuar Qeveria e kaluar e udhëhequr nga Kurti, për shkak të pandemisë”, ka deklaruar Balaj-Halimi.

Duke folur për menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë Hoti, Balaj-Halimi ka thënë se në kohën kur ishim të mbyllur ka qenë më e lehtë të menaxhohej pandemia.

“Qeveria aktuale ka qenë e detyruar, siç ka qenë e gjithë bota, që ta bëjë hapjen e ekonomisë. Kemi bërë atë që ka thënë IKSHPK-ja”, ka shtuar ajo./Kanal10

Më Shumë

Tetë vjet pa Kujtim Paçakun

Sot janë bërë tetë vjet nga vdekja e gazetarit, poetit, shkrimtarit dhe ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Kujtim Paçaku, një prej figurave më të...

Tejeci: Parku i Inovacionit në Prizren nuk po e përmbush funksionin ekonomik të pritur

Kryetari i Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit, Afrim Tejeci, ka vlerësuar se Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, i promovuar që...

Lajmet e Fundit