Conte me dhimbje koke, rrezikojnë katër lojtarë përpara Napolit

Lajme jo të mira për trajnerin e Interit, Antonio Conten. Sipas raportimit të “Corriere dello Sport”, janë plot katër lojtar zikaltër që rrezikojnë gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Napolit.

Gjendja e Matias Vecino, Alessandro Bastoni, Stefan de Vrij dhe Diego Godin duhet vlerësuar dhe një herë, pasi që të gjithë kanë shfaqur probleme. Vecino ka një dëmtim në gju dhe do ti nënshtrohet urgjentisht operacionit.

Për sa i përket tre lojtarëve të tjerë, ata nuk janë në formën e tyre më të mirë dhe nuk dihet nëse do të jenë gati për Conten në sfidën e javës së ardhshme. Por, ka një lajm pozitiv për trajnerin italian pasi anësori, Danilo D’Ambrosio është rikuperuar plotësisht dhe është gati të rikthehet në fushë.

Më Shumë

16-vjeçari Amar Bajraktari promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e futbollistit të ri Amar Bajraktari në ekipin senior. 16-vjeçari, i lindur në vitin 2009, është një produkt i...

Personi që goditi me veturë për vdekje policin në kufi është 28-vjeçar

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e...

Lajmet e Fundit