Dy aksidente në Suharekë, tre të lënduar

Dy aksidente të trafikut kanë ndodhur në Suharekë

Tre persona janë lënduar dhe kanë marrë trejtim mjekësor.

Komunikata e policisë

Lagjja Derven, Suharekë 22.01.2020 – 09:00. Ka ndodhur aksident trafiku në mes një kamioni dhe një veture. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj K-Shqiptar, të cilët janë dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor.

Fshati Savrovë, Suharekë 22.01.2020 – 12:30. Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave njëra me targa të R. Shqipërisë. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar njëri nga vozitësit mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor.

Më Shumë

Drilon Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për sezonin e ri

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Drilon Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka vlerësuar lart kontributin e tij,...

Kapiteni Besfort Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Besfort Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka bërë të ditur se...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit