Gjethja ëndërrimtare

Shkruan: Musa Bushrani 

Një gjethe e verdhë pa rënë nga dega
nis e u thotë shoqeve të veta:
– “Jo, s’dua të këputem, të bie në tokë,
t’më mbledhin me fshesë, t’më hedhin në shportë”.

– Dimrit e vetme, çfarë do bësh pastaj?
I thanë shoqet tjera nga toka asaj.
– Dua të qëndroj deri në pranverë,
ta gëzoj pranverën n’mot edhe një herë.

– Kjo që thua ti, është e padëgjuar,
e papërsëritshme, gjë shumë e ngatërruar.
Ne të sojit tonë çelim edhe biem,
asnjëherë dimrin nuk e kapërcyem.

– Kjo është fjala ime, e gjethes së fortë,
dua të qëndroj dhe jo të bëhem trok….
Ende pa mbaruar mendimin në kokë
fryni erë e madhe, e hodhi në tokë.

Më Shumë

16-vjeçari Amar Bajraktari promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e futbollistit të ri Amar Bajraktari në ekipin senior. 16-vjeçari, i lindur në vitin 2009, është një produkt i...

Useini vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ri

FC Liria ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Meti Useinin edhe për sezonin e ri, duke ruajtur në skuadër një nga lojtarët me më...

Lajmet e Fundit