Kryeprokurori i Prizrenit pranon ekspertizën nga Zvicra për Astrit Deharin

Kryeprokurori i Prizrenit ka pranuar sot zarfin me përmbajtjen e ekspertizës së rastit të ish aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, ka mbajtur një konferencë ku ka prezantuar zarfin duke thënë se ai është i mbyllur.

“Nuk e dimë përmbajtjen. Ambasada e Kosovës në Zvicër e ka pranuar dje zarfin, kurse Prokurori i Shtetit sot. Zarfin do t’ia japim prokurorit të rastit që do ta përdorë për hetim”, ka thënë Shala, njofton Klan Kosova.

“Pas përkthimit të këtij raporti do ta njoftojmë opinionin publik, por deri atëherë kërkojmë përmbajtje në deklarime dhe prononcime”.

Më Shumë

Oborret e shkollave në Dragash kthehen në parkingje falas gjatë verës

Komuna e Dragashit ka marrë vendim që oborret e të gjitha shkollave në territorin e komunës të shfrytëzohen si parkingje pa pagesë gjatë sezonit...

Shkolla “Zenun Çoçaj” në Gjonaj mban mbledhje komemorative për mësimdhënësin dhe veprimtarin e çështjes kombëtare Ismet Reka

Në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Zenun Çoçaj”, në objektin e ndarë në fshatin Gjonaj të Hasit, të mërkurën u mbajt mbledhje...

Lajmet e Fundit