Pak orë pasi mori postin e koordinatorit për siguri kibernetike, i thyhet Facebook-u Zafir Berishës

Vetëm pak orë pasi Agim Veliu e emëroi si koordinator nacional për siguri kibernetike, Zafir Berishës i është thyer profili i tij në rrjetin shoqëror Facebook.

Një person ka postuar në profilin e tij se, Facebook-u i zëvendësministrit nga Prizreni është thyer.

“Mos më shkruani mesazhe se ia kthej Facebook-un, as që jam tu e kontrolluar. Vetëm, vlerësojeni ju se në dorë të kujt ka mbetur siguria kibernetike”, thuhet në profilin e Berishës, por që autori i këtij shkrimi nuk dihet.

Zafir Berisha që vjen nga NISMA Socialdemokrate, sot mori një post të ri në qeverinë e Kosovës. Ai u emërua koordinar nacional për siguri kibernetike nga Agim Veliu, ministër i Punëve të Brendshme.

Këto janë postimet që janë bërë në emër të Berishës para pak qestesh.

Më Shumë

Zyrtare: Arian Azemi firmos për dy vite me Bashkimin

KB Bashkimi ka vazhduar me kompletimin e skuadrës për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar afrimin e Arian Azemit. “Mirë se vjen, Arian Azemi! Ariani është zyrtarisht...

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

Sot mbushen 148 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet...

Lajmet e Fundit