Policia ndërhyn në një dasmë në Malishevë

Mbrëmë rreth orës 21:15, policia ka bërë të ditur se kanë ndërhyrë në një dasmë në Malishevë, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit, policia dhe inspektorët kanë vërejtur një aheng familjar ku ishin të pranishëm disa persona, që kishin vepruar kështu në kundërshtim me vendimet e Qeverisë dhe rekomandimet e Institutit.

“Malishevë 20.08.2020-21:15. Njësiti policor së bashku me inspektorët gjatë inspektimit kanë vërejtur se është duke u mbajtur një aheng familjar në të cilin kishin qenë disa persona. I dyshuari mashkull kosovar kishte vepruar në kundërshtim me vendimet e Qeverisë së RKS-së dhe rekomandimeve të IKSHP-së lidhur me virusin Covid-19, andaj në konsultim me prokurorin ndaj tij është inicuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar të enjten Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2027-2029, pas një debati të gjerë mes anëtarëve të kuvendit...

16-vjeçari Amar Bajraktari promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e futbollistit të ri Amar Bajraktari në ekipin senior. 16-vjeçari, i lindur në vitin 2009, është një produkt i...

Lajmet e Fundit