11 C
Prizren
E mërkurë, 22 Tetor, 2025

Salih Mustafa sot del para Speciales

Njëri ndër ish-komandantët e UÇK-së, Salih Mustafa, ka kohë deri sot që para gjykatësit të procedurës paraprake të pranojë fajësinë ose jo lidhur me akuzat e Prokurorisë Speciale për krime lufte. Seanca dëgjimore për rastin e tij do të mbahet sot në orën 15:00.

Mustafa ka refuzuar të deklarohet në paraqitjen e tij publike para gjykatës më 28 shtator të këtij viti, si dhe në paraqitjen tjetër më 5 tetor.

Sipas rregullave të procedurës së gjykatës ai ka afat 30 ditë nga paraqitja e tij e parë para gjykatës të pranojë fajësinë ose jo.

Prokurori i Specializuar njoftoi se do të ketë të paktën 16 dëshmitarë në rastin kundër Mustafës, si dhe evidencë të shkruar dhe fotografi.

Aktakuza e konfirmuar kundër Salih Mustafës thotë se ai është përgjegjës për disa krime, si tortura dhe keqtrajtim ndaj të paktën gjashtë personave në periudhën nga 1 prilli 1999 deri më 19 prill 1999 në fshatin Zllash ku operonte një qendër burgimi.

Mustafa i njohur si Cali ishte arrestuar dhe ekstraduar në Hagë më 24 shtator me urdhër të gjykatës pasi aktakuza ishte konfirmuar.

Më Shumë

Policia shqiptoi për 24 orë, rreth 1900 gjoba në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1896 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Kryeziu: Gjykata në Hagë e padrejtë, koha për unitet kombëtar

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka bërë thirrje për unitet përtej ndarjeve politike dhe interesave të ditës, në mbrojtje të dinjitetit...

Lajmet e Fundit