Skulptori i Skenderbeut në Prizren ishte pjesë e PDK-së dhe NISMA-s

Skulptori i shtatores së Skenderbeut në Prizren, Sinan Aliaj ka treguar në “Prime Time” të Kanal 10 për përfshirjen e tij në politikë.

Pasi që ka qenë edhe ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Aliaj ka treguar se pas luftës është kyçur për një kohë edhe në politikë.

“Po kam qenë i angazhuar në PDK dhe NISMA, por kam vendosur që të ndjek jetën time profesionale”, ka thënë ai.

Ai ka treguar gjithashtu se e ka mik shtëpie Kadri Veselin, ndërsa ka mohuar se ka qenë i kyçur në Shërbimin Informativ të Kosovës – SHIK, para ose pas luftës.

Më Shumë

Personi që goditi me veturë për vdekje policin në kufi është 28-vjeçar

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e...

Totaj pret delegacion nga Washingtoni, nis programi “America250” në Kosovë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në Prizren një delegacion të veçantë nga Washington D.C., të udhëhequr nga Dr. Faton Bislimi,...

Lajmet e Fundit