2.6 C
Prizren
E mërkurë, 28 Janar, 2026

Suharekë: Mungon i pandehuri, shtyhet për kohë të pacaktuar gjykimi për dëmtim të pasurisë

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor i paraparë për të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, ndaj të pandehurit për asgjësim apo dëmtim të pasurisë, Remzi Selimi.

Shkak për mos mbajtjen e kësaj seance ka qenë mungesa e të pandehurit Selimi, ku nga shkresat e lëndës rezulton se pala është e panjohur në adresën e shënuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjyqtari i çështjes, Qemail Suka, ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të vërtetohet adresa e saktë e vendbanimit të të pandehurit.

Në këto rrethana, gjykimi u shty për kohë të pacaktuar.

Ndryshe sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur më 9 korrik 2019, Remzi Selimi akuzohet se ka kryer veprën penale “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Sipas aktakuzës, Selimi më 20 prill 2017, në fshatin Shirokë, Komuna e Suharekës, me dashje dëmton pasurinë e të dëmtuarit Astrit Kadolli, në atë mënyrë që fillimisht i pandehuri del para veturës së të dëmtuarit dhe më pas hyn në veturë të të dëmtuarit dhe fillon ta dëmtoj atë.

Në aktin akuzues thuhet se i pandehuri, duke e goditur me shkelma derën e krahut të djathtë të veturës, të njëjtën e dëmton dhe e bën të papërdorshme, si dhe po ashtu dëmton edhe xhamin e përparmë të veturës, me ’ çrast të dëmtuarit i shkakton dëm material. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Prizreni nën vëzhgim, parkohen automjetet e Policisë, gati për transportimin e ‘komisionerëve manipulues’

Automjetet e Policisë janë vendosur në pika kyçe, teksa po përgatiten masat për mbërritjen e komisionerëve zgjedhorë. Ky mobilizim vjen në kuadër të aksionit policor...

Bastisjet në Prizren,dyshohet se është arrestuar djali i Nait Hasanit

Djali i Nait Hasanit, dyshohet se është në mesin e të arrestuarve në aksionin e gjerë të Prokurorisë Themelore në Prizren kundër keqpërdorimit të...

Lajmet e Fundit