20.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 1010

Hamza viziton Prizrenin: PDK-ja ka qenë dhe do të jetë çdo herë gati për zgjedhje të reja

0

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka qëndruar për vizitë në Prizren, ku u takua me të parin e kësaj komune që vjen nga partia e tij, Shaqir Totajn.

Hamza tha se PDK-ja, e cila ka dalë e para në zgjedhjet lokale, ka qenë dhe sipas tij është çdo herë e gatshme për zgjedhje të reja.

“Vendit do t’ia ofrojmë një qeveri kompetente, të përgjegjshme para qytetarëve dhe aleatëve tanë, me një program konkret, të realizueshëm dhe me indikatorë të matshëm, të cilin do ta prezantojmë gjatë muajve të ardhshëm”, shkroi Hamza, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se ndryshimin në Kosovë do ta bëjnë me çdo qytetar “që është lodhur nga kjo gjendje e pashpresë dhe dëshiron një jetë më të mirë këtu”.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Nuzza rikthehet te Liria

0

KF Liria ka njoftuar për prurjen më të re në ekip. Jenuz Kolloni – Nuzza është transferi i radhës i klubit nga Prizreni, i cili me përvojën e tij do të përforcojë vijën e mbrojtjes.

Kolloni, i cili ishte pjesë e juniorëve të KF Liria, gjithashtu ka pasur disa paraqitje në Superligën e Kosovës në sezonin 2018/19, me fanellën bardhezi.

Gjatë karrierës së tij, ai ka veshur gjithashtu fanellën e klubeve si Ballkani, Rahoveci, A&N dhe së fundmi ishte pjesë e rëndësishme e KF Suhareka.

Përvoja e Kollonit padyshim do të jetë vitale dhe me rëndësi të lartë për të ndihmuar klubin në arritjen e qëllimeve të tij.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Arrestohen tre persona në Suharekë, dyshohen për dhunimin e një gruaje

0

Tre persona janë arrestuar në Suharekë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’.

Policia e Kosovës ka njoftuar se me datën 02.07.2024 në Stacionin Policor Suharekë, viktima femër kosovare ka raportuar se ne Fsh. Budakovë, Suharekë, është sulmuar fizikisht dhe dhunuar nga dy persona të panjohur. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

“Për rastin janë njoftuar njësiti i hetimeve rajonale në Prizren të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore në drejtim të zbardhjes së këtij rasti.

Në lidhje me rastin janë arrestuar tre persona meshkuj kosovar të cilët pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë ndërsa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt gjyqësore”.

Ndaj të dyshuarve do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Dhunim’’.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ndryshime në Policinë Rajonale në Prizren, këta janë eprorët që u emëruan në katër pozita

0

Në disa drejtori të Policisë së Kosovës, po vazhdojnë ndryshimet dhe emërimet në pozita të ndryshme të disa zyrtarëve e eprorëve brenda këtij institucioni. Ndryshime të tilla kanë ndodhur së fundmi në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se bëhet fjalë për ndryshime në katër pozita, në stacionin policor në Prizren, si dhe në drejtorinë rajonale – pas propozimeve të bëra, që janë aprovuar nga Policia e Kosovës.

Kliko linkun: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/833449621690990

Nënkoloneli Lulëzim Shala, i cili ka udhëhequr Operativën Rajonale është emëruar zëvendësdrejtor në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren.

Në vendin e tij, si shef i Operativës Rajonale është caktuar major Vehbi Zekolli, i cili ka qenë komandant i stacionit policor Alfa në Prizren, raporton Sinjali.

Kapiten Nexhdet Mrasori, i cili ka qenë zëvendëskomandant në stacionin policor në Prizren është emëruar komandant i këtij stacioni.

Kurse në pozitën e shefit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë Rajonale është emëruar kapiten Faruk Beqiri, i cili më parë ka qenë shef i Krimteknikës në Hetimet Rajonale.

Këto vendime kanë hyrë në fuqi nga sot.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Prizreni do të mirëpres yjet e rokut në “Prizren Rock and Blues Festival”

0

Drejtuesit e festivalit më të madh të rockut dhe bluesit, “Prizren Rock and Blues Festival”, kanë njoftuar se janë gati të mirëpresin adhuruesit e rockut në Prizren më 4, 5 dhe 6 korrik.

Sipas organizatorëve, festivali do të ofrojë një program të pasur me artistët më të njohur vendas dhe botëror.

“Disa nga emrat e njohur që performojnë për herë të parë në qytetin e bukur të Prizrenit janë rock-bendi i njohur nga Suedia, Dirty Loops, rock-kitaristi Frank Gambale dhe All Stars, Bon Jovi Experience, Vlatko Stefanovski dhe shumë emra të tjerë. Prej bendeve dhe artistëve shqiptarë, janë grupi 403, Bojken Lako dhe Sokol Keci Band”, thuhet në njoftim.

Gjatë tri netëve, në periferi të qytetit të Prizrenit, në ITP Prizren ish-kampin gjerman të KFOR-it, do të performojnë plot 12 grupe.

Festivali hap dyert çdo ditë në ora 17:00, ndërsa performancat LIVE fillojnë nga ora 20:00./PrizrenPress.com/

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Osmani në librin e zisë: Lamtumirë, titani i letërsisë, Ismail Kadare!

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të organizuar nga shteti shqiptar në nderim të shkrimtarit Ismail Kadare.

Osmani në librin e zisë ka shkruar  se “me zemër të rënduar i thamë lamtumirë penës së shquar dhe kolosit të papërsëritshëm, fjalët e të cilit kapërcyen kufijtë, kulturat dhe kohën”.

“Për dekada të tëra, veprat e Ismail Kadaresë ndriçuan cepat më të errët të historisë dhe shpirtit njerëzor. Aftësia e tij për të gërshetuar historinë, mitet dhe realitetin, e bëri zërin e tij një nga më të veçantët dhe më të fuqishmit në letërsinë bashkëkohore. Prandaj, jemi përgjithmonë mirënjohës për veprat që na la. Liria e Kosovës për të ishte triumfi i kombit shqiptar. Ndërkaq, për kombin shqiptar, vetë ekzistenca dhe vepra e Ismail Kadaresë është triumf i kulturës mbi injorancën dhe i lirisë mbi diktaturën. Lamtumirë, titani i letërsisë, Ismail Kadare!”, ka shkruar Osmani.

Marketing
https://prizrenpress.com/37456990786/
https://prizrenpress.com/leshohet-me-qira-lokali-per-biznesin-tuaj-ne-prizren/
https://prizrenpress.com/edi-alumin-ne -prizren-announces-a-competition-for-master-of-plastic-doors-and-windows/
https://prizrenpress.com/128754321689087654-2/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

https://prizrenpress.com/7890875432-2/
https://prizrenpress.com/banesa-ne-shitje-nga-renelual-tahiri/

Dy objekte kulturore të rëndësishme në Prizren presin dorën e shtetit

0

Dy objekte kulturore të rëndësishme ndodhen brenda një oborri në lagjen “Tabakhane” në Prizren.

Njëra është ndërtuar në shekullin XIX dhe tjetra ka nisur të ndërtohet para nëntë vitesh. Si ndërtesa e vjetër e ish-Ryzhdijes, ashtu edhe ndërtesa e re e Bibliotekës së qytetit nuk janë funksionale, dhe presin dorën e shtetit për t’i kthyer në shërbim të komunitetit shkruan Telegrafi.

Aktivisti i shoqërisë civile dhe njohësi i trashëgimisë kulturore, Edin Gështenja vlerëson se që të dyja ndërtesat janë të nevojshme për publikun.

“Prizreni ka nevojë për objekte kulturore pasi është qytet kulturor edhe për këtë arsye duhet sa më parë të bëhen intervenimet e nevojshme, pra të funksionalizohet Biblioteka e paraparë nga qeveria lokale dhe po ashtu të restaurohet në tërësi edhe objekti i Ryzhdijes pra shkolla e mesme e parë në Prizren”, ka thënë Gështenja nga OJQ “EC Ma Ndryshe”.

Sipas tij, ndërtesa e Ryzhdijes është e rëndësishme edhe shkaku i historisë që përfaqëson, meqë ka funksionuar si shkollë e më vonë si spital.

“Ka filluar në vitin 1874, ku deri në vitin 1912 ka qenë shkollë e mesme, deri në luftërat ballkanike. Pas vitit 1912 është shndërruar nga shkollë në spital, ku me shndërrimin e shkollës në spital ka pësuar disa ndryshime në enterier dhe po ashtu i janë shtuar disa pjesë të tjera. Më pas deri në vitin 1979 kjo ndërtesë ka ushtruar funksionon e spitalit, ku gjatë vërshimeve objekti ka pësuar një dëm të madh, dhe deri në vitin 1992 është përdorur si depo, derisa në vitin 1992 është përfshirë nga zjarri dhe është lënë pas dore, nuk është mirëmbajtur”, ka deklaruar ai për Telegrafin.

Gjatë viteve të fundit qeveria komunale ka pasur përpjekje për të gjetur donatorë për të restauruar ndërtesën e Ryzhdijes dhe për ta funksionalizuar Bibliotekën, por përkundër zotimeve të dhëna projektet nuk janë realizuar.

Drejtori i Kulturës në Komunën e Prizrenit, Adem Morina ka theksuar se planet kanë qenë që TIKA të investojë në funksionalizimin e këtyre dy objekteve kulturore, por se pas tërmetit shkatërrimtar në Turqi është tërhequr nga ky investim. Prandaj autoritetet lokale sivjet janë angazhuar për të iniciuar procedurat e prokurimit për projektin e Bibliotekës.

“Në vitin 2024 kemi marrë masa, kryetari ka nxjerrë një vendim dhe jemi në procedurë e sipër të çështjeve teknike të hartimit të paramasave dhe shumë shpejtë pritet që të del edhe tenderi për të filluar renovimin dhe përmbylljen e punimeve në Bibliotekën e qytetit që ndodhet te Ryzhdija”, ka thënë Morina për Telegrafin.

Sipas tij për çështjen e restaurimit të Ryzhdijes, Komuna e Prizrenit aktualisht nuk ka ndonjë plan meqë nevojitet bashkërendimi i hapave edhe me autoritetet e trashëgimisë kulturore.

“Për çështjen e restaurimit të pjesës tjetër apo konservimit dhe ndërtimit të asaj ndërtese nuk kemi ndonjë plan të veçantë konkretisht tani. Njëherë do të merremi me përmbylljen e punimeve në Bibliotekën e qytetit, pastaj pjesën tjetër do ta shohim në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Trashëgimisë Kulturore sepse është zonë e mbrojtur, dhe për atë pjesë nuk dua të flas tani sepse nuk kemi ndonjë projekt të caktuar për atë pjesë”, ka deklaruar Morina për Telegrafin.

Ish-shkolla e Ryzhdijes në Prizren është pronë e mbrojtur e Trashëgimisë Kulturore. Në bazë të shënimeve të publikuara në Databazën e Trashëgimisë Kulturore të MKRS-së ky aset ka vlerë të madhe artistike, historike, shoqërore dhe shkencore, derisa vet ndërtesa si formë arkitektonike paraqet një shembull të veçantë të trajtimit të objekteve publike gjatë shekullit XIX./Telegrafi

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kurti bëri homazhe pranë arkivolit të Ismail Kadaresë

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri sot homazhe dhe vendosi kurorë me lule te arkivoli i të ndjerit, Ismail Kadare, në ceremoninë shtetërore të Lamtumirës që u mbajt në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në Tiranë.

Në njoftimin për media, thuhet se Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz dhe zëvendëskryeministrja, Emilija Rexhepi, bashkë me ministra dhe zëvendësministra të kabinetit qeveritar.

“Në Librin e Zisë, kryeministri shkroi: Pikëllimi është i thellë sepse admirimi është i lartë. Historia (me gjithë mitet), politika (me gjithë intrigat), gjuha (me gjithë bukurinë) me romanet dhe poezitë e Ismail Kadaresë u bënë dije dhe vetëdije për popullin tonë. Lum ne që e patëm, kaq shumë. Vepra e tij do të rrojë gjatë, jo vetëm për ne”, përfundon njoftimi.

Ismail Kadare përcillet për në banesën e fundit me duartrokitje dhe lule të bardha mbi arkëmort

0

Me duartrokitje dhe karafila të bardhë mbi arkëmort të hedhura nga të pranishmit, është përcjellë për në banesën e fundit kolosi i letërsisë shqipe, Ismail Kadare!

Pas homazheve të mbajtura në Teatrin e Operas dhe Baletit, ku morën pjesë familjarë, miq, dashamirës e figura të larta shtetërore të vendit, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, të botës së artit e letërsisë, Kadare është përcjellë nga kortezhi për në varrezat e Tufinës, shkruan TCh.

Ishte kërkesa e bashkëshortes së tij, Helenës, për t’u varrosur vetëm në prani të familjarëve, duke mbyllur kështu homazhet në momentin e nisjes së kortezhit.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vërmicë/ Katër të arrestuar për blerje, shitje, posedim i paautorizuar i narkotikëve

0

Kapen 300 gramë marihuanë në Vërmicë, arrestohen katër persona

Sipas raportit 24 orësh nga Policia e Kosovës tre prej të dyshuarve janë shtetas kosovarë, ndërsa një nga ta është shtetas i Shqipërisë.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj tre kosovarë dhe i dyshuari tjetër shtetas i Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilën qarkullonin, janë gjetur dhe konfiskuar 300 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, njofton Policia.

Në konsultim me prokurorin, vetura është sekuestruar ndërsa katër të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.