20.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 1011

Zyrapi vazhdon dëshminë në Hagë, flet për takimin para nënshkrimit të marrëveshje së Rambujesë

0

 

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, për të tretën ditë me radhë po e vazhdon dëshminë dëshmitari i 75-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Bislim Zyrapi në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, Bislim Zyrapi tha se ishte mbajtur një takim në mes delegacionit dhe Shtabit të Përgjithshëm të vendosej nëse do të firmoset marrëveshja e Rambujesë ose jo, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Po, një takim. Delegacioni ka qenë në Rambuje dhe është kthyer dhe është diskutu në Shtab dhe janë kthyer pastaj dhe kanë nënshkru në Rambuje”, tha ai.

Zyrapi tregoi se edhe ku është mbajtur ky takim si dhe se për çfarë është diskutuar.

“Takimi është mbajtur në Bjeshkët e Berishës. Ka marrë pjesë delegacioni, Shtabi i Përgjithshëm dhe komandantët e zonave. Në këtë takim, e ka formuar për ecurinë në Rambuje, e ka shpalosur komplet Hashim Thaçi, pastaj janë kyçur edhe anëtarë të tjerë të delegacionit dhe Shtabit. Është diskutu për nënshkrimin e marrëveshjes, cilat janë dobitë pozitive dhe negative, por më shumë pozitive dhe çka ka prej asaj ku do të shkruhet  marrëveshja”, tha Zyrapi.

Zyrapi shtoi se sipas situatës që ka parë në terren, ka qenë e nevojshme të nënshkruhet kjo marrëveshje.

Duke iu referuar zhvillimeve në UÇK gjatë periudhës së shkurtit të ’99-ës, dëshmitari tregoi se ka refuzuar të nënshkruante ndryshimet që ishin propozuar për Zonën e Pashtrikut.

Sipas tij, një ndër arsyet ishte se nuk kishte kompetenca për ndryshime në këtë zonë dhe se një gjë të tillë do të duhej ta bënte komandanti i zonës.

Dëshmitarit iu prezantua edhe një dokument që sipas prokurores Clare Lawson mbante datën 22 mars 1999. Për këtë dokument, dëshmitari tha se është leje qarkullimi në territorin e Kosovës e që i jepet një ushtari apo eprorit për të qarkulluar nga zona në zonë.

Dëshmitari tha se kjo leje ishte për Xhizair Samedinin dhe se dokumenti mbante vulën e Shtabit të Përgjithshëm, si dhe nënshkrimi i Zyrapit.

Duke folur për kompetencën për lëshimin e dokumenteve të tilla, dëshmitari tha se në disa raste e kishte ai, por mundësinë e ka pasur edhe komandanti i zonës për zonën e vet të përgjegjësisë, e po ashtu ngjashëm edhe ai i brigadës.

Më pas, dëshmitari pohoi se më 1999, UÇK-ja kishte një njësi në Greme të Komunës së Ferizajt.

“Mendoni në fshatin Greme, po. Ka qenë njësia e UÇK-së, më duket Brigadës 161. Njësia e kësaj brigade. E di për arsye se në prill 1999 kam kaluar në këtë fshat. Nuk më kujtohet se kush ka qenë komandant i njësisë, po më kujtohet se ka qenë zëvendëskomandanti i zonës me të cilin jam takuar dhe kemi biseduar. Ka qenë zotëri Imri Ilazi. ‘Inxhinieri’ ka qenë komandant aty po tani nuk më kujtohet emri si ka qenë”, tha Zyrapi.

Ai gjithashtu tregoi edhe për proceset e evakuimit të të plagosurve në prill të 1999-ës nga zona në zonë, ku foli konkretisht edhe për Zonën e Drenicës e që sipas tij pjesëmarrës në këtë proces ishin edhe Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

“Po në kohën e prillit, kemi pas shumë evakuime në shumë zona, po konkretisht në prill më kujtohet mirë evakuimi i të plagosurve nga zona e Drenicës në zonën e Pashtrikut. Kanë qenë Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi nga Shtabi i Përgjithshëm kur janë evakuuar këta të plagosur”, tha ai.

Zyrapi shtoi se në prill të 1999-ës Shtabi i Përgjithshëm një pjesë të tij e kishte të vendosur në Divjakë, kurse një tjetër në Devetakë, që është një fshat në zonën e Noredimes.

Bislim Zyrapi tregoi edhe për lëvizjet e tij pas fillimit të bombardimeve në mars të vitit 1999 e tutje. Ai tha se në fillimet e bombardimeve ka qenë në zyrat e Shtabit të Përgjithshëm në Divakë e më pas është transferuar në fshatin Nishor për t’i ndihmuar komandantit të zonës pasi kishte sulme nga forcat serbe e po ashtu edhe në tërheqjen e popullatës.

Dëshmitari tregoi edhe për disa takime që kishte pasur me Hashim Thaçin dhe Agim Çekun  gjatë prillit të 1999-ës, e që në njërin prej tyre tha se i kishte njoftuar ata për fillimet e operacionit ‘Shigjeta’.

Sipas dëshmitarit, operacioni ‘Shigjeta’ ka filluar më 9 prill nga Kosharja për t’u zgjeruar tutje.

Bislim Zyrapi tha se me Thaçin dhe Çekun kishte ndodhur edhe një takim tjetër në Jezerc.

“Takimi që është mbajtur në Jezerc, kanë qenë pjesë nga Qeveria e përkohshme dhe nga Shtabi i Përgjithshëm. Në takim ishte edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, ka qenë Adem Grabovci, ka qenë Agim Çeku. Më kujtohet se ka qenë Sylejman Selimi dhe disa anëtarë të tjerë se nuk më kujtohet mirë. Aty është bërë ndryshimi në mes meje dhe Agim Çeku, unë ia kam dorzu detyrën Agim Çekut dhe kam marrë detyrën tjetër në Mistrinë e Mbrojtjes ta ndihmoj ministrin e Mbrojtjes dhe t’i ndihmojë atij në Shqipëri në mobilizimin e atyre që kishin ardhë nga jashtë për t’u mobilizuar në operacionin ‘Shigjeta’”, tha dëshmitari.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Juventusi pas Armando Brojës

0

Juventusi është klubi i radhës që ka hyrë në garë për transferimin e sulmuesit shqiptar, Armando Brojës.

 

Reprezentuesi i Shqipërisë, duket se gjatë kësaj verë përfundimisht do të largohet nga Chelsea.

22-vjeçari është një nga lojtarët më të kërkuar në tregun e kësaj verë.

Pas Milanit dhe Napolit, tashmë edhe Juve është e interesuar për sulmuesin kuqezi.

Mediet italiane raportojnë se torinezët pëlqejnë sulmuesin shqiptar.

Arkadiusz Milik pritet të largohet nga bardhezinjtë dhe sulmuesi shqiptar shihet si zëvendësuesi ideal i polakut.

Juve siç raportohet, synojnë të transferojnë lojtarin në formë huazimi.

Përveç Milanit, Napolit dhe Juvës, Broja kërkohet edhe nga Evertoni dhe Wolfsburg.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Dhunohet një grua në Suharekë, arrestohen tre të dyshuar

0

Një grua kosovare ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht dhe dhunuar nga dy persona të panjohur.

Incidenti ndodhi në orët e mëngjesit të së martës.

Sot ditë zie në Kosovë në nderim të Ismail Kadaresë

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e mërkurë, 3 korrik 2024, të shpallet ditë zie shtetërore, në nderim të kolosit të letrave shqipe, shkrimtarit shqiptar me famë botërore, të ndjerit Ismail Kadare.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së mërkurë, ditën kur edhe varroset i ndjeri Ismail Kadare, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.

Presidentja Osmani, në qershor të vitit të kaluar, e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me Urdhrin “Hasan Prishtina”, ndër Urdhrat më të lartë të cilin e jep Republika e Kosovës për personalitetet më të shquara të kombit.

Ndërsa, në gusht, presidentja shpalli dekretin me të cilin shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, i është dhënë nënshtetësia e Republikës së Kosovës.

 

Shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare, mbylli sytë përgjithmonë në orët e para të mëngjesit të së hënës, më 1 korrik.

Ismail Kadare është shkrimtar, personaliteti qendror i kulturës shqiptare në gjysmën e dytë të shek. XX, protagonist i zhvillimeve më të përparuara në letërsinë shqipe gjatë kësaj periudhe.

Vdekja e Kadaresë është një humbje e madhe për kombin tonë.

Kadare lindi në Gjirokastër, ku kreu studimet e mesme. U diplomua për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës dhe në vijim studioi në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” në Moskë.

Fillimet letrare të Kadaresë janë kryesisht në poezi (“Frymëzime djaloshare”, 1954; “Ëndërrimet”, 1957; “Shekulli im”, 1961; “Përse mendohen këto male”, 1964; “Motive me diell”, 1968; “Koha”, 1976).

Me emrin e tij lidhet ardhja në letërsi e “brezit të viteve 1960”, që solli një frymë emancipimi të përgjithshëm në kulturën kombëtare.

Vepra e parë e rëndësishme e Kadaresë është romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963), që është një pikë kthese në prozën moderne shqiptare. Në prozën e tij, Kadare e vështron të shkuarën jo vetëm si histori qëndrese heroike, por si histori mbijetese të identitetit shqiptar. Pasojnë romanet: “Prilli i thyer”, “Kamarja e turpit”, “Pashallëqet e mëdha”, “Muzgu i perëndive të stepës”, “Vit i mbrapshtë”, “Shkaba”, “Spiritus”, “Hija”, “Pasardhësi”, ku vihen përballë vlerat e jetës dhe çmimi i vdekjes. Romani “Kush e solli Doruntinën” (1979) u kujtoi bashkëvendësve ringjalljen, rilindjen, atë vlerë që gjendej në baladat e hershme të tyre dhe që mbante shenjën e humanizmit të Rilindjes Evropiane.

Ndërkaq, “Kronikë në gur” (1971) është romani i dytë i Kadaresë që trajton temën e luftës antifashiste, e parë me sytë e një fëmije tregohet si një lojë, ku palët shfaqen si në një teatër. Ndërkaq, romani “Kështjella” është quajtur “roman historik”, por dhe “roman i heroit të papranishëm”.

Autori arrin të ngrejë në këtë roman kultin e bashkësisë në vend të kultit të heroit të përveçëm. Romanet e Kadaresë me temë nga historia, të shkuarën e kanë kryesisht si një shkas për të sotmen. Nocioni i kështjellës është i pranishëm edhe te “Prilli i thyer” (kulla e ngujimit); te “Krushqit janë të ngrirë”, te “Ndërtimi i piramidës së Keopsit”, te “Piramida”.

Në të kundërtën, nocioni i urës gjendet tek “Ura me tri harqe”, “Kush e solli Doruntinën”, “Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut”, “Kushëriri i engjëjve”. Romani “Dimri i madh” (1977) është varianti i ripunuar i veprës “Dimri i vetmisë së madhe”, që u botua më 1973, në të cilin trajtohet tema e konfliktit me sovjetikët. Romani tjetër “Koncert në fund të dimrit”(1987), trajtoin temën e konfliktit me kinezët. Romani “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave” (1979) përfaqëson veprën më problematike dhe më mospajtuese të Kadaresë me realizmin socialist Thelbi i romanit është alegoria politike antitotalitariste, duke marrë shkas prej mënyrës së funksionimit të ish-Perandorisë Osmane.

Ndërkaq, letërsia e Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar.

Veprat e Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të huaja. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë, është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. /Telegrafi/

Sot ceremonia shtetërore dhe homazhet për Ismail Kadarenë

0

Në nderim të personalitetit të shquar të letrave shqipe, Ismail Kadare sot do të zhvillohen ceremonia shtetërore dhe homazhet.

Homazhet publike do të zhvillohen në orën 09:00 në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në Shqipëri.

Më 11:30 do të zhvillohet ceremonia shtetërore e Lamtumirës, ndërsa në 12:30 nisja e kortezhit në drejtim të varrezave të Tufinës.

Ismail Kadare u nda nga jeta dy ditë më parë në moshën 88-vjeçare. Qeveria shpalli datën 2 dhe 3 korrik ditë zie kombëtare, ku flamujt në institucionet shtetërore dhe publike janë ulur në gjysmështizë.

Ismail Kadare është shkrimtari më i rëndësishëm i letërsisë shqipe që prej fillimeve dhe përgjatë pesë shekujve të jetës së saj. Vepra e tij përbën një shtyllë të letërsisë shqipe.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, shoqëruar nga deputetë të Kuvendit, do të bëjë homazhe dhe do të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të Lamtumirës, që organizohen në Tiranë në nderim të personalitetit të shquar të letrave shqipe, Ismail Kadare.

Objekti ‘Sava Toska’ në Prizren pjesë e procesit restaurues, Çeku: Po ruhet historia dhe pasuria kulturore e vendit

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se në vazhdën e restaurimeve të shtëpive të vjetra në Prizren gjendet edhe shtëpia e familjes Gashi, e cila njihet e emrin “Sava Toska”.

Ministri Çeku ka thënë se përmes restaurimit të shtëpive të vjetra tradicionale të Prizrenit po ruhet edhe historia dhe pasuria kulturore e vendit.

“Shtëpitë e vjetra tradicionale të Prizrenit po restaurohen dhe përmes tyre po ruhet edhe historia vendit e pasuria jonë kulturore. Shtëpia e familjes Gashi, apo siç njihet ndryshe Sava Toska, është një prej tyre. Në këtë shtëpi të ndërtuar në shek. XIX, që gjendet brenda Qendrës Historike të Prizrenit po vazhdojnë ndërhyrjet restauruese”, thuhet në njoftim.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti sot, temperaturat deri në 26 gradë

0

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar, sidomos përreth zonave malore.

Era do fryjë nga veriu, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej 13 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 21 deri në 26°C. /MeteoKosova/

Turqia e rrëzon Austrinë për t’u kualifikuar në çerekfinale

0

Turqia është bërë çerekfinalisti i fundit në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, pasi arriti ta eliminojë Austrinë.

Edhe pse shumica e panë Austrinë si favorit, Turqia zhvilloi një paraqitje solide për të triumfuar me rezultat 1:2.

Pas vetëm 57 sekondave lojë, Merih Demiral përfitoi nga një top i kthyer për të kaluar Turqinë në epërsi.

Ky gol njëkohësisht ishte më i shpejti në histori në një fazë të eliminimit direkt në Evropian.

Pas kësaj, loja ishte më e barabartë, ku dy kombëtaret po tentonin të shënonin por gjetën vështirësi për t’i finalizuar aksionet.

Austria kishte dy raste të mira me Baumgartner dhe Arnautovic, mirëpo që të dy zhgënjyen përballë portierit.

Kur askush s’e priste, Arda Guler dhuroi një harkim maestral te Demiral, që vulosi fitoren duke shënuar me kokë (59’).

Austria tentoi të këndellet, por e tëra që arriti të bënte ishte goli i nderit i shënuar nga i inkuadruari Michael Gregoritsch, që shënoi nga afërsia pas asistimit të Stefan Posch (66’).

Kësisoj, Turqia kualifikohet në çerekfinale të “Euro 2024”, ku do të përballet me Holandën që para pak orëve e rrëzoi Rumaninë.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Heavenphetamine dhe Kolektiv Radio me tinguj të larmishëm në Kino Lumbardhi

0

Përvojat e ndryshme muzikore po vijojnë te Lumbardhi i Prizrenit në kuadër të programit Skaj Session.

Në skenë këtë herë janë paraqitur Heavenphetamine dhe Kolektiv Radio, duke sjellë tinguj të larmishëm për publikun e pranishëm.

Grupi Heavenphetamine nga Japonia i përbërë nga Sara dhe Hiroki Oda, që luajnë në bateri respektivisht tastierë, sipas njoftimit të Lumbardhit, kanë përzier në mënyrë dinamike kompozime elektronike me ritme punk. Muzika e tyre me ndikime prej muzikës perëndimore indie si dhe të melodive, ritmeve dhe vargjeve japoneze ka krijuar një tablo ekzotike muzikore, në kopshtin e Kino Lumbardhit.

Foto: Elmedina Arapi

Sipas dyshes japoneze kjo është hera e parë që ata paraqiten në Kosovë, pas një turneu në vende të ndryshme të Evropës. “Shpresojmë që të rikthehemi sërish në Kosovë”, janë shprehur muzikantët e Heavenphetamine.

Krahas tyre, sipas njoftimit, në skenë janë ngjitur edhe anëtarët e Kolektiv Radio, një stacion radiofonik që promovon muzikë underground nga rajoni dhe gjithë bota. Një nga qëllimet e tyre është që të eksperimentojnë me praktika dhe mjete të ndryshme muzikore duke fuqizuar të rinjtë të gjejnë qasje në prodhime dhe përjetime në zhanre të ndryshme, duke zbuluar tinguj për të vallëzuar, qetësuar dhe frymëzuar. Në këtë kuadër, Raspasan dhe Bazi Zabi (Tevfik Rada dhe Ramiz Laçi) kanë shpalosur një listë muzikore për të kompletuar edhe një mbrëmje të veçantë të Skaj Session.

Foto: Elmedina Arapi

Skaj Sessions do të vijojë me performanca tjera muzikore në javët në vijim./Telegrafi/

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri