20.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 1013

Bislim Zyrapi vazhdon dëshminë në Hagë

0

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë edhe këtë të martë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Të hënën, më 1 korrik, ka filluar dëshminë Bislim Zyrapi, i cili gjatë dëshmisë së tij në Speciale ka thënë se gjatë periudhës nga nëntori i vitit 1998 deri në mars të vitit 1999 pjesën më të madhe të kohës Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ka qenë i vendosur në fshatin Divjakë në Malet e Berishës.

Dëshmia e këtij dëshmitari pritet të vazhdojë gjatë sesionit të paradites në seancën e sotme.

Zyrapi është planifikuar të dëshmojë për katër ditë, pasi Prokuroria ka kërkuar 8 orë për ta marrë në pyetje ndërkaq ekipet e mbrojtjes 25 orë.

“Sipas informacioneve të Panelit, ky dëshmitar nuk është në dispozicion për të dëshmuar të martën dhe të enjten pasdite. Prandaj, dëshmia e tij për këtë javë do të ndodhë për ditë të plota sot dhe të mërkurën, dhe për gjysmë ditë të martën dhe të enjten”, thuhet në njoftimin e ZPS-së.

Gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët më 2 korrik pritet të mbahet nga ora 09:00 deri në orën 13:00.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

34 vjet nga Deklarata Kushtetuese e 2 Korrik

0

Sot mbushen 34 vjet që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.

Në këtë ditë historike, Kosova është shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.

Deklarata e 2 Korrikut 1990 ishte akti që do të shënojë hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës, i cili u zhvillua jashtë objektit të Parlamentit, në kushte të rrethimit nga forca të mëdha policore e ushtarake.

Deklaratën Kushtetuese mbi Kosovën si njësi të pavarur dhe të barabartë në kuadër të federatës apo konfederatës jugosllave, e shpallën në Prishtinë 111 delegatët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës.

Deklarata shënon edhe pikënisjen për pavarësimin e Kosovës nga Serbia, duke synuar që të trajtohet si e barabartë me republikat e atëhershme në federatën jugosllave.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti sot, me diell por pjesërisht me vranësira

0
Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell por pjesërisht me vranësira.

“Moti me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat gjatë ditës do të kalojnë në stadin e mesëm dhe të ulët të troposferës duke krijuar mundësi për riga shiu dhe shkarkime rrufesh”, thuhet në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës.

“Në vende të izoluara parashihen reshje breshëri me stuhi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-9m/s”.

Portugalia kalon në çerekfinale pas penalltive dramatike

0

Portugalia ka arritur të sigurojë kalimin në çerekfinale të Euro 2024 përballë Sllovenisë pas gjuajtjeve të penalltive.

120 minuta lojë në Frankfurt u mbyllën në barazim 0-0, ndërsa Cristiano Ronaldo humbi një penallti në minutën e 105-të.

Megjithatë, portugezët triumfuan në gjuajtjet e penalltive, me portierin Diogo Costa që priti tri gjuajtje të sllovakëve: Ilicic, Balkovec dhe Verbic. Për portugezët shënuan Cristiano Ronaldo, Bruno Fernandes dhe Bernardo Silva, 3-0. Në çerekfinale portugezët do të përballen me Francën.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Asfaltohet rruga nga Qafa e Kushninit deri në Stanet e Struzhës

0

Sot u asfaltua rruga nga Qafa e Kushninit deri në Stanet e Struzhës, një aks i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në këtë zonë të bukur malore të Komunës së Prizrenit.

Ky projekt do të lehtësojë qasjen për turistët dhe do të ndihmojë në zhvillimin ekonomik të zonës.

“Sot, u asfaltua rruga nga Qafa e Kushninit deri në Stanet e Struzhës, një aks i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në këtë zonë të bukur malore të Komunës së Prizrenit”, njofton komuna./PrizrenPress.com

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ballkani zyrtarizon Merlind Kodrën

0

Kampioni i trefishtë i Kosovës, Ballkani, ka zyrtarizuar sonte mbrojtësin e djathtë Merlind Kodra. I riu 19 vjeç që është edhe pjesë e grupmoshave të Kosovës, ka lënë Zvicrën për tu bërë pjesë e ekipit suharekas.

“Me kënaqësi bëjmë me dije se skuadra është përforcuar me mbrojtësin e djathtë, Merlind Kodra, i cili vjen nga Zvicra për t’iu bashkuar klubit tonë. Futbollisti 19 vjeçar që karrierën e ka kultivuar në të gjitha gjeneratat e klubit të njohur zvicran, Grasshopper Zurich, do të jetë pjesë e FC Ballkanit për 5 vitet e ardhshme,” ka shkruar FC Ballkani.

Kodra ka qenë pjesë e Kosovës U17, ndërsa tash është pjesë e Kosovës U19. ai ka zhvilluar karrierën te të rinjtë e Grasshoppersit deri tash. Përndryshe Ballkani javën që vjen nis garimin në kualifikime të Ligës së Kampionëve dhe është aktualisht në përgatitje për tu bërë sa më mirë gati për duelet që e presin në rrethin e parë ndaj Santa Colomës nga Andorra.

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prizren

0

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prizren.

Rastin e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës rajonal i policisë. Gashi tha se lidhur me rastin kanë nisur hetimin.

“Trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në IML dhe rasti po cilësohet si “Hetim i vdekjes””, tha ai.

Viktima është i moshës 44-vjeçare me inicialet H.M.

Ndryshe, me leje të organeve përkatëse, trupi i pa jetë i viktimës nga banesa është bërë nga zjarrfikësiat prizrenas.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Euro 2024: Franca kalon në çerekfinale

0

Franca ka kaluar në çerekfinale të Euro 2024, pasi ka fituar kundër Belgjikës në ndeshjen e 1/16 të finales.

Takimi i të hënës në “Merkur Spiel-Arena” është mbyllur me rezultat 1-0.

Franca e ka dominuar Belgjikën në pjesën e parë, por pa arritur të gjejë avantazhin.

Dy skuadrat kanë shkuar në pushim me rrjeta të paprekura, megjithëse francezët kanë pasur disa mundësi të mira për të kaluar në epërsi. Momenti më i rrezikshëm i pjesës së parë ka ardhur në minutën e tridhjetë e tretë, kur Thuram ka goditur fort drejt portës belge, por pa sukses. Edhe Tchouameni ka provuar dy herë me goditje të fuqishme, por asnjëra prej tyre nuk ka përfunduar  në kuadrat.

Belgët nuk kanë pasur ndonjë rast të dalluar në pjesën e parë.

Me fillimin e pjesës së dytë, Franca është treguar e rrezikshme me Mbappe, por gjuajtja e tij ka përfunduar jashtë.

Lukaku ka qenë afër shënimit për Belgjikën, por goditja e tij është pritur nga portieri francez, Maignan.

Sërish Franca ka provuar, këtë herë me William Saliba, por gjuajtja e tij ka shkuar jashtë.

De Bruyne gjithashtu ka pasur një mundësi për Belgjikën, por gjuajtja e tij është pritur nga portieri francez.

Kur dukej se ndeshja do të shkonte në vazhdime, në skenë ka dalur Kolo Muani, presioni i të cilit e ka detyruar Vertonghen ta çojë topin drejt rrjetës, për t’i dhënë fitoren skuadrës së drejtuar nga Didier Deschamps.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Rexhep Qosja: Me Kadarenë polemizuam, por krijuesit polemizojnë sepse e duan dhe nderojnë njëri-tjetrin

0

Akademiku Rexhep Qosja me një postim në rrjetin social Facebook, ka reaguar për vdekjen e kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare.

Në postimin e gjatë, Qosja ka pranuar se kishte polemika me Kadarenë, por ka shtuar se shkrimtarët polemizojnë sepse e duan njëri-tjetrin.

Postimi i plotë i Qosjes:

Të hënën, më 1 korrik, u nda nga jeta intelektuali dhe krijuesi Ismail Kadare. U shpreh ngushëllimet më të thella bashkëshortes së tij shumë të nderuar e të dashur, shkrimtares Helena Kadare, bijave të tij Gresa dhe Besiana dhe të gjithë familjarëve të tjerë të familjes Kadare.

U shpreh ngushëllimet më të thella edhe miqve, bashkëpunëtorëve, kolegëve dhe lexuesve të tij të shumtë.

Ismail Kadare dhe unë kemi pasur takime kur e kur edhe familjare, bashkëbisedime, vlerësime e nderime të ndërsjella.

Mirëkuptimi dhe nderimi i ndërsjellë mes Ismail Kadaresë dhe meje në masë të madhe do të bazohej në qëndrimin tim ndaj tij kur ai do të shpërngulej prej Tiranës në Paris.

Mospajtuesve që do ta kritikojnë Ismail Kadarenë me familjen që ishin larguar prej Atdheut unë do t’u përgjigjem: ky është qëndrim i atdhetarit dhe i krijuesit Ismail Kadare dhe këtë qëndrim të tij ne duhet ta respektojmë me mendje e me zemër. Unë jam i sigurt se frytet e shpërnguljes së Ismail Kadaresë në Paris ne do t’i shohim dhe përjetojmë shpejt në kulturën tonë kombëtare.

Ismail Kadare dhe unë kohë pas kohe kemi shkruar për krijimtarinë e njëri tjetrit. Unë e kam propozuar përkthimin e romanit të tij Kështjella në gjuhën serbo-kroate dhe kam shkruar një parathënie shumë vlerësuese për romanin dhe krijuesin e tij Ismail Kadarenë.

Ismail Kadare, ndërkaq, e ka shkruar parathënien për romanin tim Vdekja më vjen prej syve të tillë të botuar në Paris.

Por, mes Ismail Kadaresë dhe meje kohë pas kohe ka pasur edhe gjykime e vlerësime polemike si pasojë e pikëpamjeve tona të ndryshme për cështje të ndryshme kulturore dhe letrare në përgjithësi.

Në letërsinë evropiane është bërë historike bindja e pranuar prej krijuesve më të shquar evropianë se ata që polemizojnë me njëri tjetrin ata polemizojnë sepse e nderojnë dhe e duan njëri tjetrin.

Familjarët e Ismail Kadaresë dhe të pikëlluarit e tjerë i ngushëlloj me besimin se ndarja e Ismail Kadaresë nga jeta është vetëm një ndarje trupore.

Emri i tij dhe jetëshkrimi i tij janë të gjithmonshëm, sepse janë emër dhe jetëshkrim të pavdekshëm, janë historikë.

E gjithmonshme dhe e gjithkohshme është edhe krijimtaria e shumëllojshme e Ismail Kadaresë: proza letrare, shkrimet publicistike, trajtesat historiko letrare dhe kritike e eseistike. Të gjitha këto – emri Ismail Kadare, jetëshkrimi i tij, krijimtaria mendore, veprimtaria kulturore, shoqërore, etike dhe kombëtare në përgjithësi përbëjnë vlerën e madhe kulturore shqiptare. Në sajë të tyre Ismail Kadare në të përtashmen dhe në të gjithë të ardhmen do të jetë personalitet madhështor historik i Kombit Shqiptar, të cilit do t’ia dhurojnë ndjenjat e tyre, mendimet e tyre, përkushtimet e tyre të gjithë brezat e shqiptarëve pavarësisht ku do të jetojnë ata.

Rexhep Qosja