21.5 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 1014

Hodaj i bie pishman, vazhdon me Lirinë edhe për një sezon

0

Portieri prizrenas, Drilon Hodaj i ka ra “pishman” dhe ka vazhduar kontratën me Lirinë.

Hodaj javë më parë ka njoftuar se ka ndarë rrugët me klubin prizrenas, por si duket pas konfirmimit të Erdogan Brandos si trajner, edhe ai është bindur për të luajtur edhe për një sezon.

“Djali besnik i qytetit antik edhe për një sezon te klubi i qytetit! Me kënaqësi ju njoftojmë se Kapo i ekipit, Drilon Hodaj, do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit tonë edhe për sezonin e ardhshëm! Jemi të lumtur dhe mirënjohës për besnikërinë e tij ndaj klubit, qytetit dhe tifozëve të mrekullueshëm, Arpagjik’t.

Së bashku, do të vazhdojmë të luftojmë për sukses dhe për të përfaqësuar ngjyrat tona me nder dhe krenari!”, thuhet në njoftimin e Lirisë.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Apeli vërteton dënimin me 11 vjet burgim ndaj të akuzuarës për vrasjen e kunatës në Kuk të Dragashit

0

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit, me të cilin Nazire Abdyli është dënuar me 11 vjet burgim për vrasjen e kunatës Saime Domazeti, në fshatin Kuk të Dragashit në dhjetor të vitit 2022.

Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, mbrojtësi i të akuzuarës Abdyli, avokati Besim Morina.

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Themelorja përmes aktgjykimit të 17 majit 2024, e kishte dënuar të akuzuarën me 11 vjet burgim.

Në seancën fillestare të mbajtur më 15 shtator 2023, e akuzuara e kishte pranuar se e kishte goditur tani të ndjerën, kunatën e saj, por e mohoi vrasjen e saj.

Më 13 korrik 2023, Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur aktakuzë ndaj Nazire Abdylit, se më 23 dhjetor 2022, me dashje ka privuar nga jeta anëtaren e familjes-motrën e bashkëshortit me të cilën ka jetuar në ekonomi të përbashkët familjare, e mllefosur për shkak të papastërtisë së viktimës Saime Domazeti, e cila ishte e shtrirë në dhomën e katit të dytë të shtëpisë së të akuzuarës Nazire Abdyli.

Sipas aktakuzës, e akuzuara Abdyli, me një dru të ahut në gjatësi prej 25 cm dhe trashësi 4×2.5 cm, me një pjesë të laminatit, me ngjyrë të bardhë, me gjatësi prej 87 cm dhe trashësi 4×1.2 cm dhe një copë dërrase të llamperisë në gjatësi prej 78 cm dhe trashësi prej 1.2×10 cm, e godet disa herë viktimën në të gjitha pjesët e trupit dhe së fundit në pjesën e majtë të fytyrës duke i shkaktuar gjakderdhje në tru dhe si pasojë e këtij lëndimi më 26 dhjetor 2022, vdes viktima Domazeti.

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

Për këto veprime, Abdyli akuzohej se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.3 të KRPK-së.

Ndryshe, më 21 janar 2023, “Betimi për Drejtësi” transmetoi emisionin “Vrasja në duart e shtetit” e Saime Domazetit”, e cila u gjet pa shenja jete më 27 dhjetor 2022 në fshatin Kuk të Dragashit, ku tregohet se si shteti kishte dështuar të mbronte Domazein edhe pse institucionet përkatëse ishin njoftuar për rrezikun në të cilin ajo ndodhej.

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

New York Times për Kadarenë: Shkrimtari që futi vendin e vogël ballkanik në hartën e letërsisë botërore

0

Ismail Kadare, romanet e të cilit i zbuluan botës shtypjen në Shqipëri, vdes në moshën 88-vjeçare.

Ismail Kadare, novelist e poeti shqiptar që futi vendin e vogël ballkanik në hartën e letërsisë botërore, ka vdekur sot në Tiranë në moshën-88 vjeçare.

Vdekja u konfirmua nga kreu i shtëpisë së tij botuese Onufri, Bujar Hudhri, i cili tha se ai pësoi arrest kardiak dhe vdiq në spitalin ku u dërgua në Tiranë.

Në karrierën e tij letrare prej më shumë se gjysmë shekulli, Kadare shkroi dhjetëra libra, koleksione poemash dhe tregime të shkurtra.

Ai u bë i famshëm me romanin e tij të parë në 1970, “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, i cili u përkthye fillimisht në Frëngjisht dhe kritikët e quajtën ‘kryevepër’.

Kadare ka qenë disa herë i nominuar për çmimin Nobel por pa arritur ta marrë atë, duke konkuruar me emra të letërsisë si Gabriel García Márquez e Philip Roth.

New York Times shkruan se Kadare është krahasuar shpesh me Kafka, Kundera e Orwell. Në tre dekadat e para të karrierës së tij ai jetoi e shkroi në Shqipëri, kur vendi ishte nën diktaturën e ashpër të liderit komunist Enver Hoxha.

Për t’i shpëtuar persekutimit në vendin me rreth 6,000 disidentë politikë të ekzekutuar dhe 160 000 të dërguar në kampe përqendrimi, Kadare duhet të bënte kujdes në madh në shkrimet e tij.

Ai shërbeu për 12 në kuvendin e Shqipërisë dhe ishte anëtar i sindikatës së shkrimtarëve. Romani i tij “Dimri i Madh” konsiderohet si një nga portretizimet më të favorshme të diktatorit Hoxha dhe më vonë Kadare ka thënë se e shkroi të ta zbutur atë që ta shihte më sy të mirë.

Ndërsa në romane të tjera si “Pallati i Ëndrrave” (1981), shkrimtari në mënyrë subversive sulmonte diktaturën me anë të alegorise, satirës, legjendës e mitologjisë.

Kadare “është një interpretues i madh i psikologjisë dhe fizionomisë së shtypjes shtetërore”, shkruante Richard Eder në rrjetin The New York Times në 2002.

Pas studimeve në universitetin e Tiranës, Kadare fitoi një bursë për në universitetin Gorky në Moskë, të cilin më vonë e përshkruante si “një fabrikë dogmash në shkollën e realizimit socialist”. Romani i tij Gjenerali i Ushtrisë së vdekur e bëri atë të njohur në botë dhe në vitin 1965, autoritetet ndaluan tregimin e tij të dytë “Përbindëshi,” menjëherë pas publikimit në një revistë.

Fama e papritur e Kadare tërhoqi vëmendjen e diktatorit dhe për të zbutur mbikëqyrjen e regjimit Kadare thotë se shkroi “Dimrin e madh” në 1977), ku lavdërohej ndarja e ‘guximshme e Hoxhës me Bashkimin Sovjetik në 1961.

Kadare thotë se kishte tre mundësi zgjedhjeje: “Të mbronte besimet e tij, që do të thoshte vdekje, heshtje totale, apo t’i bënte një homazh regjimit në formë rryshfeti për ta lënë të qetë”.

Për të mbrojtur punën e tij nga manipulimi i regjimit në rast vdekjeje, Kadare thuhet se ka nxjerrë fshehurazi jashtë Shqipërisë dorëshkrimet e tij, duke ia dërguar publikuesit francez Claude Durand, i cili ka udhëtuar disa herë në Tiranë.
Duke shkruar për të në 1997 në artikujt e New York Review of Books, historiani i Oxford, Noel Malcolm, vlerësonte intensitetin e atmosferës së Kadare, por kritikonte refuzimin e kritikave.

Malcolm paralajmëronte Kadare se “autori proteston shumë dhe redaktimet e volumeve të tij vetëpromovuese, mund të dëmtojnë reputacionin e tij me kritikët”. Ai shtonte se punimet më të mira të Kadare ishin shkruar “në një tjetër kontekst, më njerëzor e më mitik nga çdo tip arti ideologjik”.

Ndërsa në një përgjigje të vrazhdë Kadare akuzonte Malcolm për ‘arrogancë kulturore’ ndaj autorit të një vendi të vogël.
“të flasësh kështu me një shkrimtar të vendi të vogël është mentalitet kolonialist”, ishte përgjigjur Kadare në ‘New York Review of Books’.

Pas rënies së komunizmit Kadare vijoi të shkruante për terrorin komunist, duke i përshkruar shqiptarët që jetonin në Evropën e shekullit të 21, si të ndjekur nga makthet e gjakmarrjes , legjendat e mitologjia.

Opinionisti Charles McGrath shkruante në ‘The Times’ në 2010 se Kadare nuk shkruan dot “asgjë që të mos jetë interesante.”/New York Times

Arrestohet i dyshuari për grabitje në Prizren

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me datën 01.07.2024, njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Prizren si rezultat i hetimeve intensive kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarit E.B. (viti i lindjes 2003 mashkull kosovar).

Sipas policisë, arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme se i dyshuari me datën 10.06.2024 rreth orës 23:34 në rrugën ‘’Zara’’ në qytetin e Prizrenit duke përdorur forcën kishte arritur që nga viktima të grabis çantën e krahut në të cilën viktima kishte pasur para të gatshme, një telefon dhe dokumente e gjëra të tjera personale.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Grabitje’’./PrizrenPress.com

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

385 raste të pickimit të njerëzve nga rriqrat në Malishevë

0

Komitetit për Shëndetësi, Mirëqenie Sociale dhe Persona me Aftësi të Kufizuara në Malishevë, në mbledhjen e tretë të rregullt të Komitetit, të mbajtur të hënën, të kryesuar nga Aziz Thaçi, shqyrtoi dhe debatoi për raportin pesëmujor të dërguar nga QKMF-ja.

Sipas raportit, brenda kësaj periudhe në territorin e komunës së Malishevës janë pickuar 385 persona, por asnjë nuk është i hospitalizuar.

“Një menaxhim i mirë u përkushtohet punës dhe ekipeve mjekësore të cilët mbajtën ligjërata  të drejtpërdrejta me nxënës të shkollave dhe kjo padyshim ka ndikuar në informimin e tyre. Po ashtu angazhim në këtë drejtim kanë dhënë edhe sektorët e bujqësisë dhe të emergjencave të cilët dolën në terrene fushore, ku bënë spërkatjen e hapësirave publike. Këta janë faktorë që mbrojtën banorët që punojnë në fusha nga pickimet e rriqrave. Këshilla profesionale nga anëtarët e komitetit është se situata me ethet hemorragjike nga rriqrat nuk është tejkaluar tërësisht, prandaj edhe kërkohet përkujdesje nga të gjithë qytetarët që t’u përmbahen rregullave të mbrojtjes nga rriqrat, sidomos në këta muajt e vapës dhe punës në fusha”, ka njoftuar Komuna e Malishevës.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e të dyshuarit për vjedhje në Rahovec

0

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografisë së personit të dyshuar në rast, me qëllim identifikimin e tij, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Sipas policisë, i njëjti dyshohet se më 30 mars të këtij viti ka vjedhur një kuti qelqi me para të destinuara për bamirësi në një barnatore në Rahovec.

“Me datën 30.03.2024, në Stacionin Policor në Rahovec është raportuar rasti i vjedhjes së një kutie qelqi me para të destinuara për bamirësi, në një barnatore në qytetin e Rahovecit. Policia menjëherë ka filluar me veprime hetimore, me ç’rast edhe janë siguruar fotografi të personit të dyshuar. Deri më tani nuk është arritur të bëhet identifikimi i tij, edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore”, thuhet në njoftim të PK-së.

“Andaj, Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët: kushdo që ka informacion për identitetin dhe vendndodhjen eventuale të të dyshuarit të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës, stacionin më të afërt policor, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 (pa pagesë) dhe 0390310482 (Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë)”, thuhet tutje në njoftim.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vrasja e rëndë në Balincë të Malishevës, aktakuzë ndaj nëntë personave

0

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër nëntë të pandehurve në lidhje me rastin e vrasjes së rëndë të Shkodran Krasniqit, të ndodhur më datë 31 gusht 2023, në fshatin Balincë të Malishevës.

Sipas njoftimit të prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”; “Vrasja e rëndë në tentativë”; si dhe veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”, raporton Arbresh.info.

“Për të pandehurin Xh.G., ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 par.1 nën par.1.5 të KPRK-së dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së. Për të pandehurit Xh.G., F.G., K.G., A.G., dhe N.G., ekziston dyshimi i bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë” nga neni 173 par.1 nën par.1.5 lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Po ashtu, bëhet e ditur se për të pandehurin K.G., ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së, ndërsa për të pandehurin A.G., ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së.

“Për të pandehurin N.G., ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje” nga neni 187 par.1 të KPRK-së. Për të pandehurit L.K., D.K., Q.K., dhe A.M., ekziston dyshimi i bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 par.1 nën par. 1.4 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet tutje në njoftim.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.

Ndryshe, më 31 gusht të vitit 2023 rreth orës 13:00 në fshatin Balincë të Malishevës, pas një mosmarrëveshja mes disa personave që dyshohet se nisi për borxh, kishte mbetur i vdekur tragjikisht i riu, Shkodran Krasniqi (1994)./Arbresh.info/

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Rezultatet e Provimit të Maturës: 73.3% e nxënësve kalojnë testin

0

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës, të cilit i janë nënshtruar 18285 mijë nxënës të klasave të dymbëdhjeta në gjithë vendin. Këtë vit, Provimin e Maturës e kanë kaluar 13.342 nxënës apo 73.3% e maturantëve.

Arritshmëria mesatare në Gjuhë amtare është 58.8%, në Gjuhë angleze 54.4% në Matematikë 41.1% dhe në Lëndën Zgjedhore 47.3 %.

Rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës tashmë janë shpërndarë në shkolla. Provimi i mbajtur më 22 qershor është organizuar në 151 qendra të testimit. Në këtë proces kanë qenë të angazhuar 180 kryetarë të komisioneve të caktuar nga MASHTI, 1500 administrues dhe 1500 mbikëqyrës nga Parlamenti i studentëve të UP-së.

Gjatë procesit të administrimit ka pasur tentime për kopjim nga disa nxënës dhe si pasojë e posedimit dhe përdorimit të telefonit janë përjashtuar 79 nxënës.

Afati i ankesave është deri më 05.07.2024 kurse rezultati i ankesave publikohet me 08.07.2024. Të gjithë kandidatët që nuk kanë arritur kriterin prej 40% mund të hyjnë në afatin e gushtit i cili organizohet me 31.08.2024.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Bislim Zyrapi dëshmon për plot 7 ditë në rastin ndaj katërshes së UÇK-së në Hagë

0

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bislim Zyrapi, është dëshmitari i 75 i ZPS-së në çështjen kundër katërshes së UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Zyrapi, si asnjë dëshmitar më parë, është planifikuar të dëshmojë për plot 7 ditë, pasi Prokuroria ka kërkuar 8 orë për ta marrë në pyetje ndërkaq ekipet e mbrojtjes 25 orë.

Poashtu, Bislim Zyrapi u paraqit në gjykatoren e Gjykatës Speciale me avokat mbrojtës, belgun Rik Vanreusel, meqë sipas kryegjyqtarit Charles Smith ekziston rreziku i vetëinkriminimit nga ana e Zyrapit, gjatë kohës sa ky do të flas për veprimtarinë, strukturën, qasjen dhe bashkëpunimet e UÇK-së gjatë periudhës së aktakuzës.

Për ta dëgjuar dëshminë e ish shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, në sallë janë të pranishëm që të katër të akuzuarit, përfshi Jakup Krasniqi që gjatë javëve të fundit ishte paraqitur vetëm me video-lidhje./klan kosova/