21.5 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 1015

Arrestohen dy persona në Suharekë për dhunë familjare dhe mbajtje të armëve pa leje

0

Më 30 qershor 2024, Stacioni Policor Suharekë pranoi një informacion për një rast të dhunës familjare në fshatin Peqan të Suharekës. Njësitet policore reaguan menjëherë, duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit A.G (1956) dhe B.G (1990), njofton Policia e Kosovës, përcjell PrizrenPress.

Sipas hetimeve, pas një mosmarrëveshjeje familjare, njëri nga të dyshuarit kishte tentuar të sulmonte me sopatë.

Sektori i hetimeve të Stacionit Policor në Suharekë, gjatë hetimit të rastit, zbuloi se A.G posedonte armë pa leje. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale një pistoletë kalibër 7.62 mm, një fishek të kalibrit 7.62 dhe një karikator.

Prokurori i shtetit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë ndaj të dyshuarve dhe do të ngritë kallëzim penal për veprat penale “Dhunë Familjare”, “Kanosje” dhe “Mbajtja në Pronësi, Kontroll ose Posedim të Paautorizuar të Armëve”./PrizrenPress.com

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

10 poezi të pavdekshme nga Ismail Kadare

0

Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në QSUT, si pasojë e një ataku në zemër.

I lindur në Gjirokastër, më 28 janar të vitit 1936, Ismail Kadare është një prej intelektualëve dhe shkrimtarëve më të rëndësishëm gjatë dhe post-diktaturës.

Dritare.net sjell 10 poezi nga Ismail Kadare, ndër më të bukurat!

Mall

Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.

Edhe m’u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylber në mes.

Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m’u kujtua sot për dreq:
“Të zgjuarit janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit janë veç”.

Në ç’ëndërr kemi rënë kaq keq,
Që dot s’po zgjohemi vallë?
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall.

 

Ti ishe për mua

Ti ishe për mua e pamposhtur si Troja
Troja që unë dot s’e pushtoja.
Ti ishe për mua e pakuptueshme,
Më e pakuptueshme se mbishkrimet etruske.

Vetëm në ëndrra, ah, në ëndrra
T’i përqafoja flokët e dendura.
Gaz më shumë ndjeja tek të pushtoja
Se gjithë grekët kur ra Troja.

Vetëm në ëndrra m’ishe e kuptueshme,
Ti, e shtrenjta ime etruske.

 

Dhe kur kujtesa

Edhe kur kujtesa ime e lodhur
Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatës
Vetëm në stacionet kryesore do të ndalojë,
Unë ty s’do të harroj,

Do të kujtoj…

Mbrëmjen e heshtur, të pafund të syve të tu
Dënesën e mbytur, rrëzuar mbi supin tim
Si një dëborë e pashkundshme.

Ndarja erdhi
Po iki larg teje…
Asgje e jashtëzakonshme,
Veç ndonjë natë

Gishtat e dikujt do të mpleksen në flokët e tua
Me të largëtit gishtat e mi, me kilometra të gjatë…

 

Të huaj jemi

Të huaj jemi ne prej kohësh
Ç’ish për tu thënë është thënë.
Si gurët që zënë vend në tokë
Një jetë vend ne kemi zënë.

Drejt njëri – tjetrit kemi mbyllur
Të gjitha rrugët edhe shtigjet
Si dy qytete mesjetare
Me mure, heshta dhe me pirgje.

Por, natën kur i lodhur truri
Porta i mbyll me qetësi
Ti gjen një shteg të futesh brenda
Një shteg që vetëm ti e di.

Futesh dhe si n’rrugica parqesh
Shëtit mes cirkonvolucionesh
Hyn nëpër ëndrra e shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma bën me dorë.

Po kur mëngjesi zë afrohet
Nis shqetësohesh befas ti.
Dhe heshturzai del përjashta
Nga shtegu që veç ti e di.

E dita vjen. Rrjedh prap jeta
Dhe ne të dy si dhe më parë
Të ftohtë rrimë të pamposhtur
Si dy qytete mesjetarë.

 

Pa ty

Ti ike udhës së pafundme
Ku zverdhin drurët gjetherënës
Mbi gjokse pellgjësh tani tundet
I arti medalion i hënës.
Lejlekët ikën.
Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajnë toka, pylli, reja,
Me negativin e një filmi.
Tani në fusha shkoj menduar
Ku nis të fryjë erë e ftohtë,
Ka ca mullarë yë gjysmuar
Duken që larg si Don Kishote.
Ç’të bëj, po them me vehten time
Në këtë orë të vonë të muzgut,
Ku qerrja baltave bën shkrime
Të lashta sa Gjon Buzukut?
Do të shkoj të ulem përmbi pellgjet,
Të pi në gjunjë duke rënë,
Në gryke e di që do të më ngelet
I ftohti medalion i hënës.

 

Kristal

Ka kohë që s’shihemi dhe ndiej
Si të harroj un’ dalngadal,
Si vdes tek unë kujtimi yt
Si vdesin flokët dhe gjithçka.

Tani kërkoj unë posht’e lart
Një vend ku ty të të lëshoj.
Një strofë a notë a një brilant
Ku të të lë, të puth, të shkoj.

Në s’të pranoftë asnjë varr,
Asnjë mermer a morg-kristal,
Mos duhet vall’ prap’ të të mbart
Gjysmë të vdekur, gjysmë të gjallë ?

Në s’gjetsha hon ku të të hedh
Të gjej një fushë a një lulnajë
Ku butësisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund të të shpërndaj.

 

Rënia e dëborës

Ty ndoshta nuk të shkoi ndërmend
Se qielli rastësisht s’u mbyll
Se kjo dëborë që shtroi kudo
Në të vërtetë ra për ty.
U projektua çdo kristal
I saj në qiell të madh diku
Dhe nuk pushoi së rënia ajo
Gjersa i gjeti flokët e tu
Që ti ta shkundje me një gjest
Shkujdesshëm krejt e gjithë gëzim
Një natë të tërë qielli punoi
Me ernat në bashkëpunim
Dhe në mëngjes i zbehtë ai,
I ftohtë hapej madhërisht,
Ndërsa shëtisnim ne të dy
Nën altruizmin e tij të hirtë

 

Në parkun që mbuluan fletët

Në parkun që mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrisht.

Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë
Ju fanit një muzg i vonë
Ky park që e kan’ mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.

Nga vagabondët me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tënd as dinosaurët
Shekuj më parë s’e shtypën dot.

Që ti të vije kaq e bukur
Me këta flokë, me këtë hap,
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

Dhe s’kishte se si të ndodhte ndryshe
Të ndodhte ndryshe s’kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindëshat
Që te kjo botë të vije ti.

 

Ti dhe hëna

Kësaj nate me hënë të vjeshtës
Dola fushës të bredh kuturu.
Retë shtohen me vrap pa reshtur,
Hëna duket aty-këtu.

Porsi vetë mendimet e mia
Po më shtyhen ndër mend më shpesh
dhe pas tyre gjithnjë gjendesh ti
si kjo hënë që duket mes resh.

Hëna shpejt do të zhduket dhe netët
do të mbeten pa të, kurse ti
në ëndërrimet e mia pa jetë
perëndim s’do të kesh kurrsesi.

 

Një Vajzë

Duke të puthur, pa të dashur
Në shpirt ai ty të plagoi
Buzëpërgjakur nga të kuqtë e tu,
si vrasës tinëz shkoi

Krenar që ty “të shtiu në dorë”
Gjith’ shokëve emrin tënd ua tha.
Pranë gotës së birrës për ty folën
në park, të dielave ata.

Dhe ti e vetme mbete, bosh
mbenë sytë e ty në net bilbilash
Si sheshi i shkretë, ku posa ndodhi
Një katastrofë automobilash.

Tani kur shkon Rrugës së Dibrës
Ata me sy të ndjekin pas
Pataj me bërryl i bien shokut
“E sheh filanen? E ka pas…”

Dhe ti ul kokën shpejton hapin
T’arrish tek shoqja sa më shpejt
Të përsërisësh fjalët standard:
“Ah, njëlloj janë të tërë djemtë”

Të dyja t’ulura pranë radios
Do ndizni heshtur një cigare
tek supi i saj, nën fjalë lajmesh
një çast dremitja do të t’ marrë

Dhe do të të çojë tek një rrugë tjetër
M’ë gjerë, m’ë bukur dhe më e re
Atje në sfond fabrikash, njerëzit
Nga këmbët s’do të të venë re.

Atje ku t’ecësh midis turmash
Në një grup djemsh, ndoshta midis
Dikush me bërryl do t’i bjerë shokut:
“E sheh filanen? Ishim miq…”

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Operacioni i policisë në Prizren: 1515 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut

0

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në bashkëpunim me Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor dhe stacionet policore, ka realizuar një seri aktivitetesh gjatë periudhës 24-30 qershor 2024, në kuadër të planit operativ “Siguria në trafikun rrugor”, raporton PrizrenPress.

Sipas policisë, në këtë periudhë janë vendosur 1515 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut rrugor. Përveç kësaj, janë ndërmarrë veprimet e mëposhtme: Hetimi i 15 aksidenteve të komunikacionit me të lënduar, Hetimi i 23 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, Shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjeteve për 21 shoferë.

Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet./PrizrenPress.com

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Policia e Prizrenit zbaton 50 urdhëresa gjykatash për vepra penale

0

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka zbatuar 50 urdhëresa gjyqësore për vepra të ndryshme penale gjatë periudhës nga 24 qershori deri më 28 qershor 2024, sipas planit të saj operativ për realizimin e urdhëresave të Gjykatave Themelore.

Policia rajonale njofton se do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme me ekzekutimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës, përcjell PrizrenPress.

Me këtë rast, Policia e Prizrenit falënderon qytetarët për bashkëpunimin e tyre dhe bën thirrje që të vazhdojnë të informojnë për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” ose përmes numrit të telefonit 192 dhe 029 244 355./PrizrenPress.com

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Shtëpia që shërbeu si shtab i logjistikës së UÇK-së në Landovicë të Prizrenit

0

Shtëpia e Miradije Bytyçi-Berishës në kohë të luftës u shndërrua në shtab të logjistikës në kuadër të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së. Kujtimin e saj e ka të freskët familja e ish luftëtarë.

Ditët e para të marsit të 98-tës hapën dyert për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Që nga ajo kohë e deri në përfundim të luftës, në këtë shtëpi në Landovicë të Prizrenit ishte vendosur shtabi i logjistikës në kuadër të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së.

Ishte Xheladin Berisha, ai që shëndrroi këtë odë në vendstrehim për ushtarët.

“Ka pasë ushtarë që kanë shku për Shqipëri për armatim, janë kthy. Atëherë e kemi bo si vend strehim për shkarkimin e armëve këtë odë. Si strehë, lamje-shpërlamje, bukë. Kanë qenë krejt komandantat, ka qenë Bislim Zyrapi, shef i operativës, o kon Kadri Veseli, kanë qenë edhe shumë tjerë”, ka thënë Xheladin Berisha.

E gjithë kjo u bë me insistimin e nënës së tij, Miradije Bytyçi-Berisha.

Ndërsa fjalët e saj, Xheladini ende i ka të freskëta.

“O kon trimneshë nana. M’thojke gjithmonë ki kujdes që mos t’na ndodhë këtu në odë tonën diçka e keqe”, shprehet ai.

E sa herë bukën e pjekur e nxjerr nga furra, Rukije Berisha kujton mundin dhe sakrificën e Miradijes.

“Lokja shkojke në Prizren, blejke gjana çka u duhshin edhe e kishim bulmetin tonë edhe me qato ju kemi kthy bukën, prejshim pasterrmë. Lokja nonstop rrike me ta, lokja i përcillke, i qitke përjashta, i shtike mrena, e u kanë në lëvizje lokja, rrike natën, s’flejke tanë natën u enke nëpër oborr i kqyrke, këta kaniherë hishin mrena, thojke kuku moj nanë kanë hi mrena, s’o kërkush përjashta. Thojke po kqyri, naj lëvizje, po mirë o kon katuni, s’ka pasë naj spiunazh”, shprehet Rukije Berisha.

Ndërsa para kësaj shtëpie, për ish-ushtarin, Faik Berisha, kishte dhe ditë të rënda.

“Një kujtim më të veçantë e kam me Eshim Gashin, pikërisht në këtë vend me 26 mars 99 është vra gjatë luftimeve. Unë kam qenë me të, së bashku edhe me Selim Morinën edhe me disa shokë tjerë”, thotë ish-ushtari, Faik Berisha.

Për lirinë e Kosovës dhanë jetën dhjetëra banorë të këtij fshati./Tëvë1

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Spektakël i garantuar në Francë-Belgjikë

0
E hëna premton spektakël në Europian pasi në fushë do të zbresin Franca dhe Belgjika. Dy kombëtare që në përbërje të skuadrës kanë yje të futbollit europian dhe që do të matin forcat për një biletë në çerekfinale në stadiumin e Dyseldorfit.

Sulmi i Francës akoma nuk ka fituar besim pasi fazën e grupeve e mbylle me vetëm dy gola, një Kilian Mbape nga penaltia dhe një autogol i mbrojtësit Veber në duelin ndaj Austrisë. Ndërkohë, Belgjika po vuan shumë revoltën e tifozëve të saj që në ndeshjen ndaj Ukrainës e kanë masakruar me kritika ndonëse belgët e siguruan kualifikimin më tej. Deshamps ka dyshime nëse do të rikthejë Grizman si titullar në ndihmë të Kilian Mbape. Dueli Francë-Belgjikë do të luhet këtë të hënë në orën 18:00.

Edhe mbrëmje premton emocione. Portugalia e Ronaldos përballet me Slloveninë. Pas disfatës me Gjeorgjinë në ndeshjen e fundit në grup, tani për luzitanët nuk ka më justifikime dhe në 90 minuta do të vendoset gjithçka.

Ndeshja e fundit që këto dy kombëtare janë përballur më njëra-tjetrën ka qenë një miqësore në mars ku Sllovenia fitojë 2-0, ndërsa Portugalia me trajnerin Roberto Martinez regjistroi humbjen e parë pas 12 ndeshjeve në krye të luzitanëve që kur mori drejtimin nga tekniku Santos. Ndeshja e së hënës, për Ronaldon vlen jo vetëm për të kaluar në çerekfinale, por për të thelluar dhe më shumë rekorde, ndërsa Portugalia mbetet një ekip pretendent që të fitojë titullin e dyte si Kampion Europe. Dueli Portugali-Slloveni do të nis në orën 21:00.

Nga sot fillon subvencionimi i policës kufitare për mërgatën

0

Nga sot të gjithë bashkatdhetarët që udhëtojnë për në Kosovë me automjete për pasagjerë, do të mund të marrin policën e sigurimit falas në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar ditë më parë se nga 1 korriku do të fillojë të subvencionohet polica kufitare për mërgatën.

“Bashkë me Ministrin Sveçla, Guvernatorin Ismaili, dhe BKS-në, kemi nënshkruar edhe marrëveshjen e cila operacionalizon subvencionimin nga Qeveria të policës kufitare për bashkatdhetarët tanë”, ka njoftuar ministri Murati, të premten në Facebook.

Polica e subvencionuar do të ketë vlefshmëri 1 muaj nga dita e lëshimit/hyrjes në Kosovë dhe subvencionohet vetëm për automjetet jo-komerciale për pasagjerë, deri në 9 ulëse, raporton RTKlive.

Në subvencionim nuk përfshihen policat kufitare me afat vlefshmërie të ndryshëm prej atij 1 mujor, si dhe nuk përfshihen automjetet tjera siç janë autobusët, kamionët, motoçikletat, ka bërë të ditur ministri Murati.

 

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Sot mot me diell

0

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell, por edhe me vranësira të shpërndara.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius”, thotë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”.

Euro 2024: Edhe Spanja kualifikohet në çerekfinale

0

Spanja ka mposhtur Gjeorgjinë me rezultatin 4 me 1, duke u kualifikuar për në çerekfinale ku do të përballet me Gjermaninë më 5 korrik.

Ndeshja nisi keq për Spanjën, pasi e pa veten në disavantazh teksa pësoi një autogol në minutën e 18.

Megjithatë, spanjollët ishin më kërkues dhe arritën të barazojnë shifrat në minutën e 39 me anë të Rodrit duke e mbyllur pjesën e parë në 1 me 1.

Në pjesën e dytë gjithçka foli për iberikët të cilët, përmbysin rezultatin me anë të Fabian Ruizit, duke i dhënë më shumë besim spanjollëve. Në këtë mënyrë, iberikët sulmuan gjithnjë e më shumë duke gjetur edhe golin e tretë me anë të Nico Williams, ndërsa për ta vulosur rezultatin mendoi Dani Olmo duke i çuar shifrat në 4 me 1.