Home Blog Page 1038

Borxhi marramendës i Michael Jackson para se të ndërronte jetë

0

Michael Jackson kishte më shumë se 500 milionë dollarë borxh kur vdiq në vitin 2009

Michael Jackson kishte më shumë se 500 milionë dollarë borxh kur vdiq në vitin 2009, thuhet në një dosje gjyqësore të cituar nga “NBC News”.

Kjo e fundit shkruan se bllokimi i madh financiar në të cilin u gjend Mbreti i Pop-it, përshkruhet në një peticion të depozituar në Gjykatën e Lartë të Qarkut të Los Angelesit.

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Në kohën e vdekjes së Michael Jackson, pasuria e tij kryesore ishin subjekt i më shumë se 500 milionë dollarë borxh dhe pretendime nga kreditorët, me një pjesë të borxhit të grumbulluar me norma interesi jashtëzakonisht të larta dhe një pjesë të borxhit ishte në mospagim”, thuhet në deklaratë.

Para se të ndërronte jetë më 25 qershor të vitit 2009, Jackson po përgatitej të niste një turne të quajtur “This Is It”. Turneu ishte planifikuar me marrëveshjen e një angazhimi prej 50 koncertesh në disa vende të Londrës. Por ai vdiq pak para turneut, gjë që e la pasurinë e tij të bllokuar.

Tani, paratë nga pasuria e këngëtarit me famë botërore kërkohen të përdoren për të paguar avokatët dhe ata që merren me lëvizjet e nevojshme ligjore, si dhe shpenzime të tjera.

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

Në të njëjtën kohë, theksohet se Jackson kishte marrë padi në shtete dhe vende të ndryshme deri pak para se të vdiste, për shkak të borxheve.

Kujtojmë se Michael Jackson ndërroi jetë në rezidencën e tij në Los Angeles në moshën 50-vjeçare nga helmimi akut. Mjeku i tij u shpall fajtor për vrasje nga pakujdesia në vitin 2011 për sigurimin e drogës.

Karriera e shkëlqyer e Jackson përfshinte 13 çmime “Grammy”, dy induksione në “Rock ‘n’ Roll Hall of Fame” dhe shitje të mbi 400 milionë disqe.

Hapet panairi tradicional për gratë zejtare dhe artizanale në Prizren

0

Panairi tradicional për gratë zejtare dhe artizanale në Prizren u hap të premten, organizuar nga Oda e Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit në bashkëpunim me Odën Tregtare të Koblenz-it. Në Sheshin e Lidhjes në Prizren, ky panair mblodhi gra artizanale nga Kosova dhe rajoni, përfshirë kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde, drejtues të Odës së Koblenz-it, zëvendëskryeministren Emilia Rexhepi dhe të tjerë.

Në hapjen e panairit, kryetari i Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit, Afrim Tejeci, theksoi se ky organizim tradicional synon promovimin e vlerave artizanale dhe fuqizimin e rolit të gruas zejtare. Kryetari Shaqir Totaj garantoi mbështetjen e komunës për aktivitete që ruajnë dhe kultivojnë traditat zejtare të grave. Ambasadori gjerman Jorn Rohde e vlerësoi ngjarjen si të rëndësishme për zhvillimin ekonomik, ndërsa Evelina Pervanova nga Oda Zejtare e Koblenz-it theksoi bashkëpunimin e frytshëm me Odën e Zejtarëve të Prizrenit.

Pjesëmarrëset e panairit, Zaide Duraku nga Kukësi dhe Tefta Hajdarhoxha nga Gjakova, theksuan se kjo ngjarje promovon punën e tyre dhe mundëson krijimin e klientelës së re. Koordinatorja e Departamentit të Gruas së Odës Zejtare të Prizrenit, Zejxhan Celina, vlerësoi panairin si një mundësi për gratë zejtare që të bashkëpunojnë mes vete, duke ardhur nga vende të ndryshme të rajonit. Panairi, që do të zgjasë tre ditë, përfshin mbi 60 pjesëmarrëse nga shtetet ballkanike./tvpz/

 

Marketing

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Prizreni me ujë të pijshëm, Dragashi ende në pritje

0

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditur se uji në Prizren është tani i sigurt për t’u konsumuar.

“Pas një pune të palodhur dhe intensive nga ekipet e tyre, cilësia e ujit është rikthyer në normalitet. Kompania falënderon të gjithë konsumatorët për durimin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë kësaj kohe emergjente”, njofton “Hidroregjioni Jugor” nw Prizren.

Përsa i përket konsumatorëve në Komunën e Dragashit, ata janë udhëzuar të presin njoftime të mëtejshme. Kompania do të informojë nëse dhe kur uji do të jetë i sigurt për t’u konsumuar në këtë zonë./PrizrenPress.com/

 

Marketing

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Totaj nënshkruan memorandum bashkëpunimi me KFOR-in shqiptar dhe italian

0

Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj nënshkroi Memorandum Bashkëpunimi me përfaqësuesit e KFOR-it shqiptar dhe italian të cilët po e promovojnë shkëmbimin e universiteteve “Ukshin Hoti” në Prizren, “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe “Haxhi Zeka” në Pejë si dhe Komunat e Kosovës Perëndimore.

Me këtë rast, të gjitha palët bien dakord ta krijojnë, ta rrisin ndërgjegjësimin dhe ta zhvillojnë programin “Zhvillimi i Turizmit të Qëndrueshëm” për promovimin dhe përmirësimin e kapacitetit turistik të rajonit.

Objektivi kryesor është rritja e ndërgjegjësimit, zbatimi dhe kultivimi i një turizmi të qëndrueshëm e program zhvillimi që përmes zbatimit të burimeve njerëzore, kërkimit dhe inovacionit mund ta përmirësojë turizmin në Kosovën Perëndimore me një vizion të përbashkët.

KFOR-i, për këtë program, ka vënë në dispozicion edhe hapësirën në Kampin Ushtarak Italian (CVI) në Pejë.

Marketing

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

NGOMfest mbahet në Kalanë e Prizrenit nga data 11 deri më 14 korrik

0

 

Edicioni i 13-të i festivalit të muzikës NGOMfest do të mbahet në Kalanë e Prizrenit nga data 11 deri më 14 korrik. Sipas organizatorëve festivali edhe sivjet premton një përvojë të paharrueshme, duke sjellë artistë të zhanreve të ndryshme të muzikës për të magjepsur audiencën e të gjitha moshave.

Sipas njoftimit të NGOMfest nata e parë e festivalit do të hapet nga ikonat e muzikës Hip-Hop Mc Kresha dhe Lyrical Son, të cilët do të performojnë në skenën kryesore ku po ashtu do të bashkëngjitet edhe YA NINA.

 

Ndërsa nata e dytë do të jetë një dimension tjetër sepse në skenën kryesore do të performojë Dub FX, i cili vjen nga Australia së bashku me Mr.Woodnote duke promovuar albumin e tij të ri “Infinite Reflection”, ku kombinon  muzikën “Reggae” me atë “Jazz” dhe meloditë elektronike me përsëritje. Po atë natë, sipas njoftimit të festivalit, në skenë do të jetë edhe artisti nga Prishtina – Lafazani.  Në skenën e mëngjesit do të performojë DJ dhe producentja nga Buenos Aires, e famshmja Sol Ortega së bashku me spanjollen Anabel Arroyo.

Ndërkaq të shtunën festivali do të elektrizohet nga super DJ dhe producentja Jennifer Cardini dhe Roman Flügel, por edhe emra të tjerë për të befasuar audiencën besnike të festivalit.

Marketing

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Më 28 qershor 1919 u vulos Traktati i Paqes në Versajë

0
sharethis sharing buttonArmët kishin pushuar qysh në nëntorin e vitit 1918, por Lufta e Parë Botërore u mbyll zyrtarisht shtatë muaj më pas. Gjermania i quajti të padrejta vendimet e marra, por i miratoi me protesta të mëdha.

 

Shpresat e Philipp Scheidemann për rrethana lehtësuese mbetën të paplotësuara. Kancelari i shquar i Gjermanisë, i cili kishte dalë nga revolucini, i konsideronte të papranueshme vendimet e marra në Konferencën e Paqes në Paris. “Cila do të ishte ajo dorë që nuk do të ishte tharë nëse do ta vinte vendin në pranga të tilla?”, thoshte socialdemokrati. Scheidemann, i cili më 9 nëntor 2018 kishte shpallur Republikën e Vajmarit. Ai përshkruante me këto fjalë gjendjen mbisunduese në vendin e tij.

Traktati i Paqes rezultoi si një hipotekë e rëndë për demokracinë e re. Rajhu gjerman ishte i detyruar të paguante miliarda si reparacione lufte, humbi kolonitë në Afrikë, Azi dhe Oqeanin Paqësor dhe duhej t’u dorëzonte shteteve të tjera edhe 13 përqind të territorit: Alsace-Lorraine shkoi në Francë, një pjesë e madhe e Prusisë perëndimore iu dhanë Polonisë. E veç kësaj, fuqitë fitimtare të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca dhe Italia, i shpallën Gjermaninë dhe aleatët e saj përgjegjësit e vetëm për luftën. Ata i kishin “detyruar” kundërshtarët e tyre të futeshin në luftë dhe ishin përgjegjës për “të gjitha humbjet dhe dëmet e tyre”.

Gjermania detyrohet të nënshkruajë

Më 28 qershor 1919, u vulos Traktati i Paqes në Pallatin e Versajës, pranë Parisit, pa nënshkrimin e kancelarit gjerman, Scheidemann, i cili sapo kishte dhënë dorëheqjen. Por Gjermania u detyrua më pas ta nënshkruante, edhe pse nuk pajtohej fare me të. Fituesit e luftës e kishin kërcënuar se do ta pushtonin me trupa.

Renania ishte tashmë e pushtuar që nga armëpushimi i 11 nëntorit 1918. Për shkak të kushteve të ashpra të Traktatit të Versajës, në perceptimin gjerman ishte një “paqe e diktuar”. Historiani nga Marburgu, Eckart Conze, thotë se gjermanët nuk u përfshinë fare në bisedimet e paqes dhe nuk kishin fare gisht në hartimin e traktatit.

Edhe pse Gjermanisë iu vunë kushte të vështira, ajo mundi të mbetej një shtet komb i fuqishëm në mes të Evropës. Përveç kësaj, reparacionet e vendosura në fillim u modifikuan për shkak të paaftësisë së Gjermanisë për të paguar. Gjermania arriti ta ulë shumën prej 132 miliardë Markash që vendosën fuqitë fitimtare në vitin 1921 deri në 36 miliardë. Në vitin 1932 pagesat u pezulluan komplet për shkak të Krizës Botërore, kujton Conze, një moment së paku pozitiv ky për Gjermaninë.

Djathtistët dhe Hitleri

Kundërshtarët djathtistë të Republikës e përdorën Traktatin e Versajës si një instrument “për të luftuar demokracinë dhe për ta shkatërruar atë”, thotë Conze. Vrasjet politike nuk ishin të rralla. Viktima më e famshme ishte Ministri i Jashtëm, Walter Rathenau, i cili u qëllua në 1922 nga ekstremistët e krahut të djathtë në Berlin. Për ta liberaldemokrati ishte një simbol i urryer i të ashtuquajturës “politikë të përmbushjes” kundër fuqive fitimtare të Luftës së Parë Botërore.

Traktati i Versajës nuk e realizoi dot shpresën për paqe të qëndrueshme. Me ardhjen në pushtet të Adolf Hitlerit, koha e vetëpërmbajtjes së gjermanëve mori fund. Nazistët u armatosën, megjithëse nuk u lejohej, dhe krijuan aleanca të reja me vende fashiste si Italia dhe Spanja. Politika paqësuese e Britanisë nuk pati rezultat. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk luanin më një rol aktiv në Evropë. Dhe Lidhja e Kombeve, e themeluar nën Traktatin e Paqes, u tregua shumë e dobët për të parandaluar katastrofën e ardhshme globale.

Conza thotë se së paku, pas Luftës së Dytë Botërore, u nxorën mësime më të mira: nën udhëheqjen e SHBA-ve u krijuan “organizata shumëpalëshe dhe një sistem ndërkombëtar me bazë rregullash”. Ky rend duket se u përhap në të gjithë botën pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989 dhe në fund të Luftës së Ftohtë. “Sot, megjithatë, bota përballet me më shumë sfida se kurrë më parë.” Një nacionalizëm i ri dhe unilateralizëm, ushqyer nga populizmi dhe autoritarizmi, kërcënojnë stabilitetin e rendit ndërkombëtar. Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëron për “demonët e vjetër” të periudhës së dy luftërave, të cilët janë zgjuar sërish. “Kjo është një tjetër arsye pse ‘Versaja’ sërish na duket kaq afër” thotë Conze/DW. /