17.9 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 1063

Komuna e Prizrenit e para për transparencë komunale

0

Në raportimin e sotëm të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), përmes vlerësimit të “Transparometrit Komunal”, Prizreni renditet në krye të listës së 38 Komunave të Kosovës, ka bërë të ditur përmes një njoftimi për medie Komuna e Prizrenit.

Në njoftim thuhet se me një pikësim të barabartë me Komunat e Drenasit, Ferizajt dhe Lipjanit, me 94 pikë (97.92%), Komuna e Prizrenit ka arritur një performancë të shkëlqyer në sigurimin e transparencës dhe hapësirës së informacionit për qytetarët.

“Ky rezultat thellon besimin në qeverisjen e hapur dhe të përgjegjshme në Prizren, duke e vendosur atë si një shembull pozitiv për komunat e tjera në Kosovë, që është një vërtetim i përpjekjeve të palodhshme të qeverisjes aktuale lokale për t’i përmbushur standardet më të larta të transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com

Kliko linkun

https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/464907599261208

Njoftimin e plotë mund ta gjeni këtu.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Verim Zherka, trajneri që shkroi historinë me KH Rahoveci

0

Trajneri i njohur kosovar Verim Zherka ka arritur që duke drejtuar KH Rahovecin të bëhet kampion i Kosovës me këtë ekip.

Suksesi historik i klubit të “vreshtarëve” ka bërë që Zherka të shfaqë modestinë e tij të madhe për të cilën njihet, derisa ka thënë: “Falemnderit lojtarëve të mi që ma dhanë këtë kënaqësi.”

Edhe KH Rahoveci përmes një postimi në llogarinë e klubit në Facebook ka falenderuar shumë Zherkën për kontributin e madh të tij, ndërsa ka shtuar se pikërisht lojtarët janë ata që e dinë më së miri kontributin e madh dhënë nga trajneri në këtë ecuri.

“Falemnderit maestro që na mundësove këtë emocion. Le të jetë ky vetëm fillimi,” ka shkruar ndër të tjera KH Rahoveci në shkrimin falenderues për trajnerin e tyre.

Kujtojmë, KH Rahoveci pas një ri-organizimi të suksesshëm ka arritur t’i bëj konkurrencë Besa Famgasit dhe t’i mposhtë ata në finale të playoffit për ta fituar titullin e parë të kampionit në histori të klubit. Besa Famgas, superfuqi e hendbollit të Kosovës para këtij stinori vinte me dhjetë tituj rresht të fituar në dekadën e fundit, ndërsa në total ka 19 tituj kampioni!

E Rahoveci nën dirigjimin e Zherkës ka arritur që të ndalë “gazin” e Besës.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Dy policë sulmohen fizikisht pas shqiptimit të një gjobe ndaj një burri në Prizren

0

Dy policë janë sulmuar fizikisht nga një burrë në Prizren.

Rasti ka ndodhur pasi zyrtarët policorë ia shqiptuan një gjobë për kundërvajtje në trafik. I dyshuari është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik, ka fyer dhe ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë meshkuj kosovarë. Gjatë arrestimit i dyshuari dhe zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë policia në raport.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

35 vjet nga vrasja e Ali Ajetit

0

Më 30 maj 1989 në Podujevë ishte organizuar një demonstratë kundër regjimit serb.

Atë ditë në Kosovë po qëndronte për një vizitë një grup diplomatësh nga Evropa dhe pikërisht në këtë ditë e ashtuquajtur “Çeta e Llapit” doli me uniforma ushtarake nëpër rrugët e Podujevës.

Në një përleshje të armatosur vritet Ali Ajeti ndërkaq plagosen disa tjerë.

Ali Ajeti u lind në fshatin Sfeçël të Podujevës dhe nga viti 1984-1988 ishte në burg.

Pas daljes nga burgu, Ali Ajeti dhe disa tjerë vendosën të formojnë grupin që u quajt “Çeta e Llapit”,

Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 25 gradë

0

Për të enjten parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira, ku pritet lokalisht të ketë rrebeshe shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe breshër. Disa nga rrufetë mund të jenë të forta.

Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, e cila në zona të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-60 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 21 deri në 25°C.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Tre anëtarët e familjes Likaj të dyshuar për tentim vrasjen në Has, dalin para gjykatës në Prizren

0
Katër nga anëtarët e familjes Likaj nga fshati Krajk i Prizrenit të shpallur në kërkim si të dyshuar për plagosjen në fshatin Gjonaj janë në duart e shtetit. Fillimisht u arrestua njëri prej tyre, e më pas u dorëzuan tre të tjerët. Këta të fundit kanë dalë para gjykatës dhe ndaj tyre është marrë vendimi për masën e sigurisë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar se ndaj Shaqir Likajt, Zenel Likajt dhe Isuf Likajt, Prokuroria Themelore në Prizren ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
Kliko linkun
https://www.facebook.com/watch?v=1403485973666631
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake ka nxjerrë vendim që të dyshuarit të dërgohen në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji.
Lirinë nga arratia po vazhdojnë ta shijojnë Hajdin Likaj si i dyshuari kryesor dhe Hajdar Likaj.

Të njëjtit po dyshohen për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Lëndim i rëndë trupor“, “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” dhe” Pjesëmarrje në rrahje.

Kujtojmë se vëllezërit Shaqir e Hajdin Likaj janë akuzuar për vrasjen e vëllait të tyre, Kujtim Likaj, në vitin 2015.

Ata akuzoheshin se më 31 gusht 2015, me dashje direkte dhe me paramendim ndërmarrin veprime me përdorim të armëve të zjarrit, duke e privuar nga jeta vëllain e tyre. Incidentit tragjik i kishte paraprirë një mosmarrëveshje e mëhershme si dhe konflikti verbal në ditën kritike lidhur me kalimin e automjeteve të dasmorëve nëpër rrugën e tyre të përbashkët.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Çmimet për toke në ‘Pazarin e Shqipërisë’ në Prizren

0

Ndodhët në Prizren, por kjo pjesë ndryshe quhet si ‘Pazari i Shqipërisë’.

Për dallim nga tregjet tjera, çmimet në këtë vend janë për tokë.

Derisa një kilogram qershia në tregje dhe dyqane tjera shkon deri në 7 euro, në këtë treg ato shiten me çmime jo me shumë se 2.50 cent.

Dredhzat shiten për 1.50 cent, ndërsa frytat tjera sezonale jo me shumë se dy euro, raporton Kanal10.

Këto çmime të lira janë për arsye se produktet nga Shqipëria transportohen përmes rrugëve ilegale.

Kjo dëshmohet edhe nga biseda prapa kamerave nga shitësit në këtë treg.

Kronikën e plotë e gjeni këtu.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Historike: Rahoveci, për herë të parë kampion i Kosovës në hendboll

0

Rahoveci është shpallur për herë të parë kampion i Kosovës në hendboll.

Rahovecianët e siguruan titullin duke e mposhtur Besa Famgas të mërkurën mbrëma në ndeshjen e dytë finale të playoff-it.

“Karagaçi” ishte arenë e finales së dytë, ku ishte një ndeshje dramatike.

Përndryshe, Rahoveci të shtunën e javës së kaluar në palestrën “Mizahir Isma”, në ambient të bukur sportiv dhe para një numri shumë të madh shikuesish, e mposhti Besa Famgasin në ndeshjen e parë me rezultat 34:30.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Bonucci pensionohet nga futbolli

0

Leonardo Bonucci ka vendosur të pensionohet nga futbolli profesionist.

Tashmë, italiani e ka marrë vendimin duke i dhënë fund kështu një karriere fantastike që kishte.

Këtë vit, Bonucci kaloi në skuadrën e Fenerbahces, teksa pjesën më të madhe të sezonit e kaloi te Juventusi.

Paraprakisht, ai e kishte nisur sezonin 2023/24 te skuadra e Union Berlinit.

“Bonucci dhe Chiellini mund të shkojnë në Universitetin e Harvardit për të dhënë mësim se si të bëhesh qendërmbrojtës”, kishte thënë trajneri Jose Mourinho në vitin 2018.