21.6 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 1064

Shfaqja ‘Audienca’ nga Teatri i Prizrenit vjen në TKK

0

“Audienca” shfaqje mysafire nga Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu”, shfaqet nesër nga ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Në “Audienca e Vaclav Havelit”, shteti autoritar ka ngritur një system të çuditshëm byrokratik, një kullë Babiloni me letra e rregullore, ligje e amendamente, vendime, nene,  aneks-vendime e aneks-nene…  bash si një rrjetë e hekurt merimange,  që përdoret për të bërë shantazh, për të ngre kurthe, akuzuar e zhveshë prej pozite e dinjiteti njerëzor gjithë secilin që shteti të dojë, veçanërisht ata të padëgjueshmit dhe ata që refuzojnë t’i bashkëngjiten këtij sistemi.

Është e parëndësishme që ti nuk ke bërë ndonjë gabim, prapë se prapë do të gjendesh fajtor, sepse diku aty ekziston një nen, në njërin prej ligjeve a rregulloreve të pafundme, që dëshmon se ti ke qenë në ‘konflikt interesi’ me… se iu ke shmangur nenit b apo f të ligjit për… Ti dëshiron të mbrohesh, prandaj thirresh në një ligj tjetër, siç thirret në ligjin që e ‘garanton larine krijuese’, personazhi i “Audiencës së Vaclav Havelit”, por ncuk, krejt e kotë, sepse gjithmonë është edhe një ligj tjetër, dhe pastaj edhe një rregullore e madje edhe një nen kushtetute që dëshmon të kundërtën. Dhe prandaj edhe drejtori i “Audiencës së Vaclav Havelit” gjendet fajtor.

Autor: Václav Havel
Regjisor: Bashkim Ramadani
Luajnë: Ernest Malazogu dhe Alban Krasniqi
Producent: Burim Mustafa
Udhëheqës Artistik: Fatos Berisha
Inspicient Mahir Musliu
Skenograf: Burim Arifi
Kostumografe: Agnesa Malushaj
Dizajni i dritave: Yann Perregaux
Tonist: Flamur Krasniqi
Grimi: Canan Cibo
Ndriques: Fikrim Menekshe
Financier: Krenar Gaxholli
Rekuiziter Arben Rashkaj
Garderobiere: Vjollca Hoxhaj
Dekorater: Murat Javori
Realizator i sken skenografisë: Onur Cibo
Teknik i skenës: Shqipe Gollopeni
Dizajni i posterit: Dardan Luta

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kompany e merr timonin e Bayernit

0

Vincent Kompany është trajneri më i ri i gjigantit gjerman Bayern Munchen.

Kompany ka nënshkruar kontratë me bavarezët deri më 30 qershor të vitit 2027.

Ish-reprezentuesi belg drejtoi së fundmi klubin anglez Burnleyn.

Kompany pati disa fjalë pasi nënshkroi ujdinë.

“Mezi pres sfidën e FC Bayern. Është një nder i madh të jesh në gjendje të punosh për këtë klub – FC Bayern është një institucion në futbollin ndërkombëtar. Si trajner, duhet të qëndrosh për atë që je si personazh: më pëlqen të kem topin, të jem kreativ – por duhet të jemi edhe agresivë dhe të guximshëm në fushë. Tani po pres me padurim gjërat themelore: të punoj me lojtarët, të ndërtoj një ekip. Sapo baza të jetë e drejtë, suksesi do të pasojë”, u shpreh Kompany.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Policia në kërkim të Besnik Ukajt për tentim vrasjen në Prizren

0

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të kërkuar për vrasje në tentativë.

Besnik (Beqir) Ukaj, i lindur më 30 gusht 1987 në fshatin Korishë, komuna e Prizrenit, kërkohet për një ngjarje të ndodhur më 17 maj 2024 në fshatin Nashec të Prizrenit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, bazuar në ligjin për publikimin e fotove me shënime të personave të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore Prizren, lëshon kërkesën për bashkëpunim me qytetarët. Policia kërkon që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar të lajmërojë Policinë e Kosovës ose të kontaktojë stacionin policor më të afërt.

Kushdo që strehon personin e kërkuar ose e ndihmon atë në shmangien e zbulimit ose arrestimit mund të dënohet sipas nenit 380 të KPK për dhënien e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale.

Qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrat e telefonit 192 dhe 080019999 (pa pagesë), si dhe në numrin 029 244-355 për Stacionin Policor në Prizren. Mund të dërgojnë informacion edhe në adresën e-mail: [email protected].

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Besa Famgas – Rahoveci, pritet një ndeshje dramatike në hendboll

0

Besa Famgas e Rahoveci përballen të mërkurën mbrëma në ndeshjen e dytë finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.

Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Numri i shikuesve pritet të jetë i madh, njëjtë si përkrahja për ekipin pejan. Ndeshja pritet të jetë cilësore dhe shumë e fortë, njëjtë si sfida e parë në Rahovec.

Rahoveci është një fitore larg titullit të kampionit, të parit në histori. “Vreshtarët” do të udhëtojnë me këtë synim – për të fituar dhe për ta ngritur lartë trofeun e kampionit.

Plane të tjera kanë në ekipin pejan. Besa Famgas është e përkushtuar për fitore dhe për të bërë që kampioni të caktohet në ndeshjen e tretë që sërish do të zhvillohej në Rahovec.

Ndeshjet e deritashme kanë dëshmuar që cilësia e skuadrave është e përafërt. Dhe detajet do ta vendosin fituesin.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Pilotimi i Skemës së Asistencës Sociale, ministri Murati del me sqarim pas pyetjeve të qytetarëve

0

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka dalë me një sqarim për Pilotimin e Skemës së Asistencës Sociale pasi thotë se shumë qytetarë kanë shkruar në drejtim të ministrisë me pyetje.

Sipas tij, keqkuptimi kryesor është se kush mund të aplikojë dhe kush kualifikohet për përfitim.

Kliko video

https://www.facebook.com/watch?v=1403485973666631

Murati ka dhënë detaje rreth Pilotimit të Skemës Së Asistencës Sociale.

Postimi i plotë:

Sqarim i rëndësishëm për Pilotimin e Skemës së Asistencës Sociale

Shumë qytetarë këto ditë kanë shkruar në drejtim të ministrisë me pyetje rreth Pilotimit të Skemës së re të Asistencës Sociale.

Me gjasë keqkuptimi kryesor është se kush mund të aplikojë, dhe kush kualifikohet për përfitim.

?Skema në fjalë është skemë e ndihmës sociale, për të mbështetur familjet e varfra dhe në kushte të rënda ekonomike.

Pra është vazhdimësi e skemës së ndihmës sociale ekzistuese, veçse me dallimin që hiqet kriteri diskriminues për të pasur fëmijë nën 5 vjeç, si dhe nuk ndërprehet ndihma sociale me automatizëm që në muajin e parë që familja gjeneron të ardhura, por i jep mundësinë familjes për një fazë tranzicioni për së paku 3 muaj.

Pra, në këtë skemë duhet të aplikojnë vetëm familjet e varfra dhe që jetojnë në kushte të rënda ekonomike. Dhe nëse i plotësojnë kriteret e parapara, mund të përfitojnë ndihmë sociale përgjatë fazës së pilotimit.

?A mund të aplikojnë familjet që aktualisht marrin ndihmë sociale?

Mund të aplikojnë edhe ato familje që aktualisht marrin ndihmë sociale, por që nëse kualifikohen, atëherë largohen nga ndihma sociale ekzistuese, dhe kalojnë në skemën e pilotuar. Pra nuk mund të përfitojnë dy ndihma sociale, por vetëm njërën.

Skema e pilotuar e ofron përparësinë që nëse dikush nga familja punësohet, familja nuk përjashtohet me automatizëm nga ndihma sociale, por jepet mundësia e një faze tranzicioni.

?Familja ka të ardhura nga ndonjë skemë pensionale, apo të ardhura tjera që nuk mjaftojnë. A mund të aplikojë?

Aplikimi është i hapur për të gjitha familjet në gjendje të rëndë ekonomike, mirëpo vlerësimi se kush mund të përfitojë pastaj bëhet nga komisionet përkatëse. Vlerësimi merr për bazë të ardhurat e familjes si dhe pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme. Procesi i verifikimit përfshin edhe vizitat tek familja nga ana e komisionit vlerësues, për të parë nga afër gjendjen ekonomike të familjes. Dhe vetëm pasi të jenë plotësuar kriteret, dhe vërtetohet gjendja e rëndë ekonomike, përcaktohen përfituesit nga kjo skemë.

? Dikush më ka thënë që nga kjo skemë mund të përfitojnë të gjitha familjet që kanë fëmijë nën 18 vjeç. A është e vërtetë kjo dhe a duhet të aplikoj?

Shtesat për fëmijë 0-16 vjeç janë skemë e veçantë, që paguhet me rregull çdo muaj, pavarësisht gjendjes ekonomike të familjes. Ndërsa skema e pilotimit të asistencës sociale nuk ka të bëjë me shtesat për fëmijë, dhe bazohet kryekëput në gjendjen e rëndë ekonomike të familjes kur përzgjedhen përfituesit. Andaj nëse mendoni që nuk i takoni kategorisë me gjendje të rëndë ekonomike, nuk tekomandohet të aplikoni sepse gjasat janë të larta që nuk përmbushni kriteret për të përfituar nga kjo skemë.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Mbi 1 500 besimtarë nga Kosova shkojnë në haxh këtë vit

0

Në Këshillat e Bashkësisë Islame në Kosovë kanë filluar përgatitjet për nisjen e besimtarëve myslimanë për në haxh.

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka njoftuar se besimtarët myslimanë në të gjitha Këshillat e BI-së, janë duke i marrë mësimet e duhura se si duhet të kryhet ky ritual.

“Me udhëzimet për durim, forcë dhe sakrificë, ata janë duke u përgatitur për ta kryer edhe kushtin e pestë të Islamit – haxhin. Karshi mësimeve dhe këshillave, në të gjithë Këshillat e BI-së është duke u organizuar edhe duaja e haxhit, në të cilën besimtarët lusin të Madhin Zot që t’u japë shëndet e t’ua pranojë adhurimet e haxhit”, ka njoftuar BIK-u.

Sipas BIK-ut, këtë vit nga Kosova do të udhëtojnë 1 576 besimtarë, për ta kryer haxhin, kurse grupi i parë i besimtarëve parashihet që të udhëtojnë më 2 qershor 2024.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Zyrtare: Hansi Flick trajner i Barcelonës

0

Hansi Flick tani edhe zyrtarisht është trajneri i Barcelonës, me ish-trajnerin e Bayern Munich dhe Gjermanisë që nënshkroi kontratë dyvjeçare me skuadrën katalunase.

Trajneri gjerman nënshkroi kontratën në zyrat e klubit të Barcelonës të mërkurën për të nisur një epokë të re në klubin katalanas. Flick do të qëndrojë në krye deri në vitin 2026 pasi ra dakord për një kontratë dyvjeçare pas disa raundeve të diskutimeve me drejtorin sportiv Deco dhe presidentin e klubit Joan Laporta.

Hansi Flick Germany 2023

Sipas BBC Sport, Barcelona kishte nisur bisedat me Flick “të paktën dy muaj më parë” dhe kishte një marrëveshje në parim për shumë kohë. Prandaj, afati kohor i ngjarjeve tregon se ata tashmë ishte në kontakt me Flick kur fillimisht e bindën Xavin të vazhdonte në klub deri në vitin 2025 në fund të prillit.

Barça ka lëshuar një deklaratë zyrtare që konfirmon emërimin e Flick, e cila thotë: “FC Barcelona dhe Hansi Flick kanë arritur një marrëveshje që gjermani të bëhet trajneri i futbollit të ekipit të parë deri më 30 qershor 2026. Trajneri i ri ka nënshkruar një kontratë në zyrat e klubit i shoqëruar nga presidenti i FC Barcelona, ??Joan Laporta, nënkryetari i parë përgjegjës për fushën sportive, Rafa Yuste dhe drejtori sportiv i klubit, Anderson Luís de Souza, Deco. Barcelona e ka zgjedhur njeriun e njohur për presionin e lartë, stil intensiv dhe të guximshëm të lojës që i ka sjellë atij sukses të madh në nivel klubesh dhe ndërkombëtare, duke fituar pothuajse gjithçka që ka për të fituar në botën e futbollit.”

Flick fitoi tripletën me Bayern Munich në vitin 2020 kur udhëhoqi gjigantët bavarez drejt titujve të Bundesligës, DFB-Pokal dhe Ligës së Kampionëve. Megjithatë, periudha e tij e mëvonshme me kombëtaren gjermane nuk dha rezultate dhe ata u eliminuan në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2022.

Hansi Flick Bayern

Flick i është dhënë roli për të instaluar një “strukture të re” në Barcelonë, pasi ata synojnë të sfidojnë Real Madridin për trofetë kryesore në Spanjë dhe Evropë. Ai pritet të zhvillojë së shpejti takime me Decon rreth nënshkrimeve të reja të mundshme për sezonin e ardhshëm në një përpjekje për të krijuar një skuadër të frikshme të aftë për t’u rikthyer përsëri në krye.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Emily ”çmend” ndjekësit me pozat në bikini

0

Aktorja e “Gone Girl”, Emily Ratajkowski ka marrë vëmendjen e fansave me fotografitë e fundit të publikuara në Monaco.

Ratajkowski kishte veshur një bikini të vogël të printuar gjithandej me fotografi të ndryshme të grave të veshura me bikini dhe të brendshme, të cilat i bashkoi me një fund në të njëjtin print.

Ajo kishte kombinuar edhe një kapelë të zezë që i shkonte goxha me bikinet që dukeshin ngjyrë pink.

PSG nuk i ka paguar Mbappe-s rrogën e prillit dhe bonusin e shkurtit

0

Largimi i Kylian Mbappe nga PSG duket se ka hapur një faqe të re të kësaj sage pasi sipas mediave franceze klubi ka detyrime të pashlyera ndaj sulmuesit.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

25-vjeçari më në fund konfirmoi në fillim të këtij muaji se do të largohet nga PSG këtë verë, dhe ai pritet t’i bashkohet Real Madrid-it në një transferim të lirë kur t’i skadojë kontrata në qershor.

Mbappe fitoi Kupën e Francës në ndeshjen e tij të fundit të shtunën, por duket se nuk është gjithçka mirë në prapaskenë mes Mbappe dhe PSG.

Sipas “L’Equipe”, Mbappe-s nuk iu pagua paga për muajin prill dhe ai ende nuk ka marrë një bonus që daton nga shkurti.

Raporti i “L’Equipe” thotë se PSG që nuk i bën këto pagesa për Mbappe-n ka kursyer rreth 80 milionë euro.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

PSG thuhet se ka pohuar se ata thjesht “harruan” të paguajnë Mbappe-n.

Avokatët e PSG-së dhe Mbappe-s tani po përpiqen të negociojnë largimin e lojtarit nga klubi pas 12 muajve të fundit të vështirë për sulmuesin.

Mbappe u la jashtë turneut para-sezonal të PSG-së në Azi verën e kaluar mes pasigurisë për të ardhmen e tij, dhe më pas u vu në listën e tyre të “të padëshiruarve” dhe u detyrua të stërvitet larg skuadrës së parë për refuzimin për të nënshkruar një zgjatje të kontratës.

Më pas ai ra dakord të qëndronte për një vit tjetër dhe u riintegrua në skuadër nga trajneri Luis Enrique.

Mbappe i la spekulimet rreth të ardhmes së tij në njërën anë, pasi ai shënoi 44 gola në 48 ndeshje në sezonin 2023-24, duke e çuar PSG-në drejt titullit të Ligue 1, Kupës së Francës dhe gjysmëfinaleve të Champions League.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Mbappe duket se do të largohet nga PSG me bekimin e bashkëlojtarëve të tij pasi organizoi një festë lamtumire për 250 të ftuar javën e kaluar në Paris, por marrëdhënia e tij me klubin duket më e tensionuar se kurrë.

Ai tashmë po përgatitet për jetën në Madrid, pasi thuhet se ka blerë një mega-rezidencë 15 milionë paundëshe në kryeqytetin spanjoll.

Lëvizja e tij te gjigantët spanjollë mund të njoftohet para Euro 2024, me Mbappe të vendosur të udhëheqë Francën në turneun në Gjermani 18 muaj pas humbjes së tyre në finalen e Kupës së Botës nga Argjentina. Albanian Post