16.8 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 985

Ndahet nga jeta neonatologia Vlora Ukimeri

0

Sot, në moshën 51 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë është ndarë nga jeta Dr. Vlora Ukimeri, mjeke specialiste neonatologe në Spitalin e Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa” në Prizren.

Familjarët e saj kanë bërë me dije se ceremonia e varrimit bëhet sot në ora 17:00, në varrezat e fshatit Korishë.

Dr. Vlora Ukimeri, pas kryerjes së specializimit në fushën e neonatologjisë, punësohet në Repartin e Neonatologjisë në Spitalin e Përgjithshëm ”Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, ku punoi deri në momentet e fundit të jetës.

SBASHK-ende pa vendim për grevë në shtator

0

 Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës e Kulturës, ende nuk është në një mendje, nëse nga shtatori do të ketë grevë në arsim.

Kreu i saj, Rrahman Jasharaj, deklaron se do të ketë grevë, por Ymer Ymeri, koordinator për organizim të brendshëm në SBASHK, deklaron se ende nuk ka një vendim në lidhje me këtë çështje.

Në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Kulturës, nuk ka ujdi nëse në shtator do të ketë grevë. Megjithatë, në SBASHK pajtohen se duhet të ketë rritje të pagave për mësimdhënësit.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i tha RTK-Radios se kërkesa ndaj Ministrisë së  Arsimit dhe Qeverisë është e vazhdueshme.

“Sindikata e Arsimit ka pritur që Qeveria, Kurti, dhe në veçanti ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci, të marrin mësim nga greva e tmerrshme e vitit 2022. Por, fatkeqësisht nga ajo kohë ata kanë vazhduar me qasjen e njëjtë të gabuar ndaj dialogut me sindikatat. Dhe, nuk kam pse ta fsheh, që një grevë në muajin shtator është e mundshme të ndodhë. Kjo pasi gjithnjë e më shumë po rriten kërkesat nga anëtarësia që të kemi veprime sindikale në shtator””, tha Rrahman Jasharaj, kryetar I SBASHK-ut.

Por, ndryshe nga Jasharaj, koordinatori për organizim të brendshëm në SBASHK, Ymeri Ymeri, thotë se deri më tani në këtë sindikatë nuk kanë pranuar asnjë kërkesë për grevë. Sipas tij, tash për tash,  mësimi pritet të fillojë në muajin shtator.

“Prandaj duke marrë parasysh se për me shpallë një grevë don një procedurë, është një Ligj i Grevës që ka një procedurë, mund të them përgjegjësi të plotë se  1 shtatori do të fillon. Pastaj sa i përketë grevës së mësimdhënësve do të filloj mësimi ashtu siç është i paraparë. SBASHK-u nuk ka paraparë që me 1 shtator të filloj me ndonjë grevë por mësimi do të vazhdoj ashtu siç e ka paraparë Ministria e Arismit”, tha Ymer Ymeri, koordinator për organizim të Brendhshëm në SBASHK.

Ndërkohë, kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, deklaron se me protestën e 1 majit, sindikata i bëri të qarta kërkesat. Njëra ndër to është ngritja e koeficientit.

“Ne publikisht me datë 1 maj përmes një proteste i kemi bërë publike kërkesat tona para Qeverisë. Njëra ndër to është rritja e koeficientit, pasi vite më parë krahasuar me vendet e rajonit krenoheshim me pagat tona e tani jemi me pagat më të ulëta”, tha Rrahman Jasharaj, kryetar I SBASHK-ut.

Besnik Dragusha, kryetar i Këshillit të  Prindërve të Kosovës, në përgjigje për RTK-në, deklaroi se sa u përket informacioneve për mundësinë e grevës në arsim në muajin shtator, nuk ka informata, prandaj Këshilli do të kërkojë takim me kreun e SBASHK-ut për më shumë informacion.

 

Fitore e ngushtë: Liria mposht Prizrenin me gol të Bashës

0

Në një përballje miqësore në fushën e lojës, FC Liria doli fituese me rezultatin 1:0 kundër FC Prizrenit.

Goli i vetëm dhe vendimtar për FC Liria u realizua nga Arbër Basha, i cili shënoi një gol fantastik që pasqyroi kualitetin dhe precizitetin e tij të lartë.

Kliko  linkun: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/453193197631352

Trajneri Granit Begolli vendosi të aktivizojë gjithë ekipën gjatë kësaj ndeshjeje, duke siguruar minutazh për të gjithë lojtarët, përfshirë edhe ata nga Akademia.

Ky vendim tregoi përkushtimin e tij për zhvillimin e ekipit dhe dhënien e mundësisë për të gjithë lojtarët të shfaqin potencialin e tyre në fushë.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ndërprerje të ujit të pijshëm në disa fshatra të Prizrenit, shkak dëmtimi i gypit

0

Kompania “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar konsumatorët se për shkak të dëmtimit të gypit cili e furnizon stacionin e pompave “SOZI” nga persona të papergjegjshëm do teëketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes në disa fshatra.

Kliko  linkun: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/453193197631352

Fshatrat që përfshijnë janë: Planej, Gorozhup, Mile, Mazrek, Gjonaj, Grazhdanik, Nashec, Tupec, Atmaxhë, Kobaj, Vlashnje, Kojush dhe një pjesë e qytetit të rrugës së Nashecit.

Kompania ka bërë me dije se me rastin e sanimit të defektit, do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë të pijes.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri