FC Liria sot ka prezantuar fanellat e reja për sezonin 2024-2025. Tri fanellat janë dizajnuar duke u frymëzuar nga historia e Prizrenit dhe klubit.
“Prizreni, kalldërmi dhe historia e klubit në një foto, me tri fanellat të dizajnuara enkas për tifozët tanë, duke u inspiruar nga historia e qytetit antik dhe klubit tonë”, njofton FC Liria./PrizrenPress.com
Është kërcënuar një gjyqtar i Gjykatës i Themelore në Prizren.
Kërcënuesi ishte duke u gjykuar dhe ka kanosur gjyqtarin e rastit.
Meqenëse ishte duke vuajtur dënimin për një rast tjetër, i pandehuri është kthyer në burg.
“I dyshuari ishte duke u gjykuar dhe ka kanosur gjyqtarin e rastit. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe intervistuar dhe i njëjti meqenëse ishte duke e vuajtur dënimin për një rast tjetër është kthyer në burg”, thuhet në njoftim të Policisë së Kosovës./PrizrenPress.com/
Stacioni Policor Prizren Veri ka pranuar një informatë se në lagjen Arbana në Prizren ka ndodhur një rast kanosjeje me armë.
Sipas informacioneve të policisë, vëllezërit ankues, pas një mosmarrëveshjeje me fqinjën e tyre A.H., fillimisht janë fjalosur dhe më pas i dyshuari ka hyrë në shtëpinë e tij, ku ka nxjerrë një armë dhe ka shtënë dy herë. Pasi janë dëgjuar të shtënat e armës, ankuesit janë larguar dhe kanë njoftuar policinë.
“Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit, duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin D.H. (viti i lindjes 1955), i cili dyshohet se ka kanosur me armë zjarri ankuesit D.Q. (viti i lindjes 1989) dhe D.Q. (viti i lindjes 1987)”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell PrizrenPress.
“Gjatë hetimit të rastit, njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: një pistoletë VZOR 50 cal. 7.65 mm, një karikator të zbrazur dhe 26 fishekë”.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren.
“Pas intervistimit, Prokurori i Shtetit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Kanosje,” “Armë mbajtjeje pa leje” dhe “Përdorimi i armës”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com
Të hënën në Malishevë është arrestuar një person që dyshohet që e ka rrahur një grua.
“Viktima femër kosovare ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar fizikisht atë dhe viktimën mashkull kosovar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2227 gjoba në trafik.
Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar 83 aksidente në trafikun rrugor, ku 28 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 55 me dëme materiale.
Po ashtu, policia njofton se gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 20 persona.
Portieri i ri i Barcelonës Guayaquil, Justin Cornejo, ka humbur betejën me jetën në orët e para të ditës së sotme i cili ishte në gjendje kritike.
Portieri 20-vjeçar nga Ekuadori, i treti në hierarkinë e skuadrës, kishte rrëshqitur në dush dhe kishte goditur kokën dhe ishte shtruar në spital në gjendje të rëndë. Dhe e gjithë kjo në ditëlindjen e tij.
Skuadra ekuadoriane, e cila është në tronditje pas humbjes së tij, i ka kërkuar CONMEBOL-it që të shtyjë ndeshjen që duhet të luajë kundër Bragadinos në orët e para të së enjtes (03.30) për Copa Sudamericana, por deri më tani kjo kërkesë nuk është pranuar dhe Ndeshja do të luhet normalisht, pavarësisht gjendjes së keqe emocionale të lojtarëve të Barcelonës.
Postimi i ekipit të Ekuadorit për humbjen e lojtarit: “Nuk ka fjalë apo fraza që mund të lehtësojnë dhimbjen që po ndjejmë tani. Kujtimi i tij do të na japë forcën e nevojshme për ta kapërcyer këtë tronditje. Justin do të jesh gjithmonë në zemrat tona. U prefsh ne paqe. Ne Të duam ty”.
Postimi përkatës i kundërshtarit aktual, Bragantino:
“Bragantino është pikëlluar për vdekjen e lojtarit të Barcelonës të Guayaquil, Justin Cornejo, duke i uruar forcë familjes dhe miqve të sportistit. Po kështu ngushëllojmë lojtarët, stafin stërvitor dhe drejtuesit e ekipit nga Ekuadori në këto momente zie dhe pikëllimi”.
Vendimi i qeverisë së Kosovës për të ndaluar qarkullimin e automjeteve të rënda në orët e pikut të temperaturave të larta, për të ruajtur rrugët nga dëmtimi, ka krijuar kolona të gjata të automjeteve komerciale në pikën kufitare Shqipëri-Kosovë. Transportuesit kërkojnë të gjendet një zgjidhje pasi ata transportojnë edhe materie të ndjeshme siç janë karburantet.
Radhë kilometrike të automjeteve të tonazhit të rëndë janë krijuar në hyrje të pikës kufitare të Vërmicës nga ana e Shqipërisë. Gjendja është krijuar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ta ndaluar qarkullimin e tyre në rrugët nacionale dhe urbane, shkaku i temperaturave të larta.
Ankesat janë më të mëdha nga transportuesit e lëndëve të ndjeshme, siç janë karburantet. Prapa kamerës, ata deklarojnë se ndalesa për qarkullim ua ka vështirësuar punën.
“Është ndalesa në Kosovë që e kanë bërë nga ora 11 deri në orën 5 nuk po i lejojnë automjetet e rënda me dal matanë dhe u bë kjo. Për neve që kemi derivate e materie të rrezikshme nuk është normale kjo por, ç’farë të bëjmë, duhet me prit”, thekson një transportues.
Vozitës automjetesh të tjera, që janë në pritje për të hyrë në Kosovë, nuk janë të njoftuar me ndalesën e vendosur dy ditë më parë nga Qeveria.
“Arsyen nuk e dimë. Arsye ndoshta është temperaturat e larta prej 11 deri në 17. Por t’i liron, të na e bëjnë një hapësirë, e jo me prit në kufi e të bllokojmë rrugën ne”, tha vozitësi.
Kufizimi i lëvizjes, i vendosur nga Ministria e Infrastrukturës, do të jetë në fuqi deri më datën 31 të këtij muaji.RTK