12 C
Prizren
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
Home Blog Page 994

Kurti: Pasaportës po i shtohet vlera, e shtetit dinjiteti

0

Kryeministri Albin Kurti ka uruar qytetarët pasi që Spanja ka njohur pasaportat e Kosovës.

Kryeministri Kurti ka thënë se 2024 është vit i fuqizimit të pasaportës së Republikës dhe se asaj sa vjen e po i shtohet vlera, e shtetit tonë dinjiteti

“Viti 2024 është vit i fuqizimit të pasaportës së Republikës sonë. Asaj sa vjen e po i shtohet vlera, e shtetit tonë dinjiteti. Nga janari, Spanja u është bashkuar shteteve të Bashkimit Evropian që e njohin pasaportën e Kosovës. Gëzuar!”, ka shkruar Kurti në Instagram.

Gjatë ditës, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar se edhe Spanja i është shtuar listës së vendeve që njeh pasaportat e Kosovës. Sipas tij, tani mund të udhëtohet pa viza edhe drejt këtij shteti.

Zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë se Drejtoria e Përgjithshme për Migrim dhe Punët e Brendshme të Bashkimit Evropian (DF Home) ka njoftuar se Spanja i njeh pasaportat e Kosovës.

“Lajmet e mira vazhdojnë. Për qytetarët tanë dhe shtetin. DG Home ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës. Pra mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti. Ndërsa me 1 janar nisi lëvizja pa viza, Spanja është destinacion që i shtohet vendeve të zonës Shengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizimit, e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë. Vazhdojmë tutje, për të sjellë lajme të tjera të mira, e që ndikojnë pozitivisht për qytetarët tanë”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Syla vizitoi Suharekën dhe Prizrenin, qëllim thellimi i bashkëpunimit dhe mbështetja ushtarake për civilët

0

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, bashkë me ekipin e tij nga ministra e Mbrojtjes, kanë vizituar komunën e Suharekës dhe komunën e Prizrenit.

Qëllimi i vizitës ishte thellimi i bashkëpunimit dhe mbështetja ushtarake për autoritetet civile, si mision i dytë i Forcës së Sigurisë së Kosovës në fushën e menaxhimit të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, njofton kjo ministri.

Në këtë takim u diskutua ofrimi i mbështetjes së ministrisë së Mbrojtjes në fushën e planifikimit.

“Me kryetarin e komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe kryetarin e komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, u diskutua ofrimi i mbështetjes së Ministrisë së Mbrojtjes në fushën e planifikimit, sipas ciklit të menaxhimit emergjent: Parandalim (vlerësimi i rreziqeve, planet parandaluese, skenarët, ushtrimet dhe strehimoret); Gatishmëria – Plani Operativ Emergjent Lokal, Planet e Reagimit Emergjent, për objektet e rëndësisë veçantë (shkolla dhe çerdhe), procedurat, protokollet dhe ngritja e Qendrave Operative Emergjente Lokale; Reagim dhe Rimëkëmbje – Ngritja, trajnimi dhe certifikimi i njësive reaguese të Kërkim Shpëtimit Urban, Kërkim Shpëtimit Malor dhe Kërkim Shpëtimit Ujor, qoftë nga Njësitë Reaguese profesionale, qoftë nga shoqatat joqeveritare”.

Po ashtu, gjatë takimeve u diskutuan edhe çështjet e evakuimit, numrit të strehimoreve dhe gjendjes së tyre.

Me këtë rast, zëvendësministri Syla u ofroi kryetarëve të komunave mbështetjen pa rezervë të ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, edhe me trajnime dhe certifikime në Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim Shpëtimit Urban në Pomozatin, qendër e FSK-së dhe Gardës Kombëtare, tashmë ndër më të mirat në Evropë dhe në botë.

Sipas njoftimit të ministrisë, kryetarët e komunave dhe Syla u zotuan për një bashkëpunim të përhershëm në fushën e menaxhimit të krizave, fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.

Smakiqi: Arrestim i Dakajt më shumë është politik

0

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj që është arrestuar mëngjesin e së premtes nga autoritetet e Serbisë në pikëkalimin kufitar në Merdarë, gjendet në burgun e Kurshumlisë në Serbi.

 

Avokati i tij, Xhevdet Smakiqi në një prononcim për RTKlive ka theksuar se arrestimin e tij e konsideron më shumë si çështje politike se sa juridike.

“Kjo është praktike e presionit politik nga shteti serb nuk është çështje e pastër juridike përveç arrestim i kundërligjshëm”, ka thënë ai.

Ai ka deklaruar se nuk ka arritur që të flas me klientin e tij, ndërsa ka bërë të ditur se Dakajt i është lejuar të kontaktoj vetëm me familjarët e tij.

“Klientit tim i është lejuar të kontaktoj më familjen e tij dje, i cili ka treguar se gjendet në qendrën e ndalimit në Kurshumli. Shqetësimet dhe ankthi i familjarëve është shumë i madh”, është shprehur Smakiqi, raporton RTKlive.

Ai ka thënë se të gjitha veprimet e nevojshme ligjore i ka ndërmarr të premten, ndërsa ende deri më tash nuk ka ndonjë informacion të ri në lidhje me rastin.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të reagojë dhe të ndërmarrë hapa konkretë që Serbia ta lirojë Hasan Dakajn, ish-ushtar i UÇK-së, të cilin e ka arrestuar të premten në mëngjes.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur se ka aktivizuar të gjithë mekanizmat institucionalë dhe se ka njoftuar Zyrën e Bashkimit Evropian në Serbi, Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Britanisë së Madhe në Serbi.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dënon ashpër ndalimin, arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të ndermarrë hapa konkret për lirimin e menjëhershëm të qytetarit Hasan Daka dhe njëkohësisht të kërkojë përgjegjësi nga shteti serb për këto veprime arbitrare dhe destruktive dhe që bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Zyra Nd?rlidh?se e Republik?s s? Kosov?s n? Serbi, do t? paraqes k?rkes? zyrtare autoriteteve serbe p?r t? lejuar Ambasadorin Jashari ta vizitoj? z. Hasan Daka, n? m?nyr? q? shteti dhe Qeveria e Republik?s s? Kosov?s t? njoftohet m? konkretisht p?r trajtimin q? po i b?het z. Daka nga organet serbe”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

MPJD-ja po ashtu ka ftuar qytetarët që mund të përballen me vështirësi të tilla gjatë udhëtimit nëpër Serbi që të kontaktojnë në numrin e telefonit: +383 46 51 00 51.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj nga policia serbe në pikën kufitare me Serbinë, përkatësisht në Merdar. Konjufca ka thënë se ky është një sinjal i rrezikshëm në vazhdën e ngjarjeve që tregojnë se autokracitë sot po sulmojnë nga të gjitha anët stabilitetin dhe paqen.

“Arrestimi i papranueshëm në Merdare i ish-ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj, nga policia serbe, përbën një sinjal tepër të rrezikshëm në vazhdën e ngjarjeve që tregojnë se autokracitë sot po sulmojnë nga të gjitha anët stabilitetin dhe paqen. E vetmja mënyrë e mbijetesës së tyre është shtypja e opozitës dhe demokracisë së brendshme, por dhe dëmtimi me çdo mjet i fqinjëve”, ka shkruar Konjufca në një postim në Facebook.

Ai ka thënë se mungesa e ndëshkimit ndaj Serbisë po e rrit numrin e sulmeve mbi Kosovën.

“Në mënyrë të përsëritur, mungesa e ndëshkimit ndaj Serbisë po e rrit numrin dhe natyrën e sulmeve të saj mbi Republikën e Kosovës dhe qytetarëve të saj”, vijon ai.

Konjufca ka bërë thirrje për lirim të menjëhershëm të ish-ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj.

“Bëj thirrje për lirim të menjëhershëm të qytetarit tonë, Hasan Dakaj. Mbajtja e tij peng, vetëm pse është ish-ushtar i UÇK-së, tregon që në Serbi kemi të bëjmë me një qeveri dhe me një shtet që nuk ka ndryshuar aspak në raport me atë Serbi që bëri krime lufte, spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë”, ka thënë Konjufca.

Spanja njeh pasaportat e Kosovës

0

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar se edhe Spanja i është shtuar listës së vendeve që njeh pasaportat e Kosovës. Sipas tij, tani mund të udhëtohet pa viza edhe drejt këtij shteti.

 

Zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë se Drejtoria e Përgjithshme për Migrim dhe Punët e Brendshme të Bashkimit Evropian (DF Home) ka njoftuar se Spanja i njeh pasaportat e Kosovës.

“Lajmet e mira vazhdojnë. Për qytetarët tanë dhe shtetin. DG Home ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës. Pra mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti. Ndërsa me 1 janar nisi lëvizja pa viza, Spanja është destinacion që i shtohet vendeve të zonës Shengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizimit, e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë. Vazhdojmë tutje, për të sjellë lajme të tjera të mira, e që ndikojnë pozitivisht për qytetarët tanë”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Sot përkujtohet përvjetori i lindjes së poetit shqiptar, Fan Stilian Noli

0

Sot, përkujtohet përvjetori i lindjes së poetit e dijetarit të njohur shqiptar, Fan Stilian Noli (6 janar 1882 – 13 mars 1965).

Burrë shteti, atdhetar demokrat, klerik i lartë, poet, përkthyes, publicist, dijetar, historian e muzikolog. Fan Noli është një nga figurat më të ndritura të kombit tonë. Fan Noli lindi në Ibrik Tepe në Edrene (Turqi), ku përfundoi dhe shkollën e mesme.

Më 1904 shkoi në Egjipt, ku punoi si mësues e gjatë kësaj kohe u njoh me patriotë të shquar të kolonisë shqiptare të Egjiptit. Në këtë kohë përktheu në greqisht veprën e Sami Frashërit “Shqipëria ç`ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”.

 

Më 1907, pas vajtjes së tij në Amerikë, krijoi shoqërinë “Besa-besë” në Boston. Më 9 shkurt 1908 , Fan Noli u dorëzua dhjak dhe në mars 1908, kryeprifti ortodoks i Nju Jorkut e shuguroi prift ortodoks. Disa ditë më pas, Noli mbajti liturgji në gjuhën shqipe për herë të parë në Boston. Në korrik 1919, Noli u zgjodh Peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë. Përpjekjet e Nolit për një kishë kombëtare shqiptare, u përmbushën më 1937, kur Patriarkana e Stambollit njohu zyrtarisht Kishën Ortodokse Shqiptare Autoqefale.

Nga viti 1909 deri më 1911 botoi gazetën “Dielli” dhe së bashkë me Faik Konicën themeloi më 1912 Federatën Panshqiptare Vatra të Amerikës. Në vitin 1912 përfundoi studimet e larta në fakultetin e filozofisë në Universitetin e Harvardit dhe vite më vonë, më 1938 mbaroi studimet e larta në Konservatorin e Muzikës së Bostonit.

Në vitin 1920 Noli u zgjodh kryetar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, ku nëpërmjet antarsimit të Shqipërisë në këtë lidhje, Shqipëria mori një njohje ndërkombëtare. Në 1921 ai botoi veprën e rëndësishme “Historia e Skënderbeut”. Në qershor 1924, Fan Noli u bë figurë udhëheqëse në luftën për shndërrime demokratike në shoqërinë shqiptare. Me fitoren e Lëvizjes së Qershorit (1924), u vu në krye të qeverisë demokratike si kryeministër për një periudhë 6-mujore.

Përveç veprimtarisë shumë të rëndësishme politike, poetike e publicistike, gjatë këtij dhjetëvjeçari Noli përktheu tragjeditë e Shekspirit, Rubairat e Omar Khajamit, romanin “Don Kishoti” të Servantesit etj.. Fan Noli u shua më 13 mars 1965 në Ford Laurderdale, Florida të SHBA-së.

 

Shuhet legjenda braziliane

0

Legjenda e futbollit brazilian, Mario Zagallo ka ndërruar jetë në moshën 92 vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga mediet e huaja. Zagallo ishte lojtari i vetëm që kishte fituar katër tituj kampion bote fillimisht si lojtar dhe më pas si trajner i Brazilit.

“Me pikëllim të madh ju njoftojmë për vdekjen e kampionit tonë të përjetshëm katër herë të botës, Mário Jorge Lobo Zagallo”, thuhet në një deklaratë të shkurtër të publikuar në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Zagallo si lojtar kishte fituar dy trofe, në 1958 në Suedi dhe në 1962 në Kili.

Si trajner më pas udhëhoqi kombëtaren e Brazilit drejt titullit suprem në 1970 në Meksikë dhe ishte ndihmës trajner gjatë kurorëzimit të vitit 1994 në Shtetet e Bashkuara.

Ai u bë sërish trajner në vitin 1998, kur Brazili i Ronaldos humbi 3-0 në Stade de France kundër Bluve të kapitenit Didier Deschamps.

Kryetari i Rahovecit shpreh ngushëllime për vdekjen e dy kosovarëve në Hungari

0

Në Hungari ka ndodhur një aksident trafiku ku si pasojë kanë vdekur dy mërgimtarë nga Kosova. Viktimat janë Kushtrim Hoxha nga Prizrenit dhe Jetmir Rexhepi nga Rahoveci.

Kryetari i Rahovecit, Smaj Latifi, i ka ngushëlluar familjet e të ndjerëve.

“I tronditur nga vdekja tragjike në aksident komunikacioni në Hungari e Jetmir Rexhepit nga Celina. Viktimë e aksidentit ka qenë edhe Kushtrim Hoxhaj nga Prizreni. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Rexhepi nga Celina dhe familjes Hoxhaj nga Prizreni. Jetmiri dhe Kushtrimi, pushofshin në paqe!”, ka shkruar ai.

Joshua do të përballet me ish-luftëtarin e UFC-së Ngannou në Arabinë Saudite

0

Boksieri Anthony Joshua do të përballet me ish-yllin e UFC-së, Francis Ngannou në Arabinë Saudite, thotë promotori Eddie Hearn.

Ngannou humbi nga Tyson Fury në debutimin e tij në boksin profesionist në tetor, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Joshua, 34 vjeç, do të përballej me Deontay Wilder pasi mposhti Otto Wallin, por humbja e amerikanit ndaj Joseph Parker prishi planet për përballjen e tyre të madhe.

Hearn postoi “është një marrëveshje e përfunduar” në X të premten dhe shtoi: “Anthony Joshua v Francis Ngannou do të përballen në një natë të madhe në Riad, Arabinë Saudite.”

Ngannou, 37 vjeç, i lindur në Kamerun, u rendit në numrin 10 në peshën e rëndë nga WBC pasi ai pothuajse mahniti kampionin e peshave të rënda WBC Fury.

Britaniku Fury, 35 vjeç, është kampioni i WBC-së, me Usyk të Ukrainës, 36 vjeç, që mban rripat WBA, WBO dhe IBF.

“U djeg bashkë me dokumentat, la pas një vajzë katër muajshe”, flet familjari i njërit prej mërgimtarëve që vdiqën në një aksident në Hungari

0

Një aksident i rëndë komunikacioni në Hungari ua mori jetën dy të rinjve kosovarë, njërit nga Prizreni dhe tjetrit nga Celina e Rahovecit.

Viktimat janë Kushtrim Hoxha dhe Jetmir Rexhepi se vetura në të cilën gjendeshin tashmë dy viktimat, si pasojë e aksidentit ka marrë flakë me ç’rast Jetmiri, i cili ishte dhëndri i Kushtrimit, është djegur bashkë me dokumentet e tij, kurse Kushtrimi ka vdekur gjatë rrugës për në spital.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Kushtrimi pas vetes ka lënë një vajzë katër muajshe, kurse Jetmir një djalë 1-vjeç.

Bashkimi tha se kufomat janë ende në Hungari, dhe se nuk ka shumë informacione se si ka ndodhur aksidenti.

Ai tha se Kushtrimi dhe Jetmiri kanë qenë duke ardhur në Kosovë në kohën kur ka ndodhur aksidenti, ndërsa në Kosovë ka qenë duke i pritur djali i tij (i Bashkimit), bashkë me një grup studentësh nga Gjermania, për të bërë shëtitje nëpër vende historike në Shqipëri e Kosovë.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Këta janë dy mërgimtarët që humben jetën në një aksident

0

Dy persona nga Kosova kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti.

Viktimat ishin familjarë mes vete, teksa dyshohet se po udhëtonin për në Kosovë.

Lajmin për vdekjen e tyre e kanë konfirmuar edhe familjarët e viktimave.

“Më bëhet zemra copash teksa po i shkruaj këta rreshta, për ta ndarë me ju lajmin e keq se djali i vetëm i vëllait tim Kushtrim (Kujtim) Hoxha dhe bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir (Naser) Rexhepi, kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë automolibilistik. U ndanë nga jeta dy djem të mbarë, të edukuar dhe prindër të rinjë.Zoti i mëshiroftë mes lulesh të xhennetit, inshaAllah”, thuhet në njoftim.