12.2 C
Prizren
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
Home Blog Page 995

Aksident me fatalitet në Hungari, ndërrojnë jetë dy persona nga Kosova

0

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në Hungari.

Burime të Indeksonline pohojnë se në këtë aksident janë përfshirë dy të rinj nga Kosova.

 

Burimet fillestare pohojnë se, si pasojë e aksidentit, dy të rinjtë, njëri nga Celina dhe tjetri nga Prizreni, kanë ndërruar jetë.

Viktimat dyshohet të kenë qenë duke udhëtuar drejt Kosovës.

 

 

.

Totaj e Syla diskutojnë për menaxhimin e fatkeqësive natyrore

0

Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, së bashku me nënkryetarin Kujtim Gashi, drejtoreshën komunale të Arsimit, Luljeta Veselaj-Gutaj dhe përfaqësuesit e Policisë Rajonale të Prizrenit, Shërbimit të Zjarrfikësve si dhe QKMF-së, pritën sot zëvendësministrin e Ministrisë së Mbrojtjes, Shemsi Syla, i shoqëruar me anëtarët e grupit punues të kësaj ministrie për menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, për të diskutuar rreth Planit Operativ Emergjent Lokal dhe gatishmërinë emergjente të Komunës së Prizrenit.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti

“Ngritja e aseteve teknike dhe atyre njerëzore, në bashkëpunim me të gjitha institucionet e sigurisë në vend, ishin ndër temat kryesore që i biseduan, duke pasur parasysh vlerësimin e rreziqeve dhe ushtrimin e skenarëve, që në rast nevoje, të parandalohen fatkeqësitë e të gjitha natyrave dhe të minimizohen pasojat, gjithmonë duke e vënë në rend të parë ruajtjen e jetës së qytetarëve”, njofton Komuna e Prizrenit.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Mund të jetë një imazh i 8 persona

Hailey Bieber sjell fotografi të mrekullueshme në bikini, teksa shijoi pushimet tropikale

0

Hailey Bieber mirëpriti Vitin e Ri në një postim të ndarë me 50.8 milionë ndjekësit e saj në Instagram të enjten.

Modelja 27-vjeçare, e cila pushoi në Aspen muajin e kaluar, ngarkoi një sërë fotografish, duke përfshirë fotografi seksi me bikini jeshile dhe të verdha.

Rrobat e pakta të banjës përfshinin një pjesë të sipërme që ngacmonte dekoltenë e saj të mprehtë, si dhe fundet me tanga që zhveshnin pjesën e poshtme të saj, shkruan DailyMail.

Bukuroshja, e cila është e martuar me Justin Bieber, bashkoi pamjen e plazhit me një kapelë të thurur dhe syze dielli të errëta.

Influencuesja kishte veshur një zinxhir trupi, duke plotësuar pamjen verore, të cilën gjatë kësaj arratisjeje tropikale.

Ajo shfaqi imazhet e shkrepura në një jaht luksoz.

Befasuesja u aksesua më tej duke shtuar një palë vathë ari dhe unaza, duke përfshirë edhe diamantin e saj verbues të dasmës. /Telegrafi/

Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së nga Prizreni, njoftohen Zyra e BE-së, ambasada e ShBA-së dhe Britanisë në Beograd

0

Ministria e Punëve të Jashtme, ka reaguar pas arrestimit të Hasan dhe Xhavit Dakës, ku ky i fundit tashmë është liruar, nga policia serbe në Merdarë.

Në reagim, MPJ-ja bëri të ditur se për arrestimin e Hasan dhe Xhavit Dakës janë njoftuar Zyra e BE-së në Serbi, ambasada e ShBA-së në Beograd dhe ajo e Britanisë së Madhe.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dënon ashpër ndalimin, arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të ndërmarrë hapa konkret për lirimin e menjëhershëm të qytetarit Hasan Daka dhe njëkohësisht të kërkojë përgjegjësi nga shteti serb për këto veprime arbitrare dhe destruktive dhe që bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.

“Zyra Nd?rlidh?se e Republikës s? Kosov?s n? Serbi, do t? paraqes k?rkes? zyrtare autoriteteve serbe p?r t? lejuar Ambasadorin Jashari ta vizitoj? z. Hasan Daka, n? m?nyr? q? shteti dhe Qeveria e Republik?s s? Kosov?s t? njoftohet m? konkretisht p?r trajtimin q? po i b?het z. Daka nga organet serbe” thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, MPJ-ja i ka ftuar të gjithë qytetarët që mund të ballafaqohen me vështirësi të natyrave të ndryshme gjatë udhëtimit të tyre nëpër Serbi të kontaktojnë në këtë numër telefoni: +383 46 51 00 51.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

‘Zambaku i Prizrenit’ nga Liliana Çavolli (VIDEO)

0

Këngëtarja e njohur Liliana Çavolli, ishte në skenë për më shumë se 5 dekada me këngën e saj të lehtë qytetare.

Lili, siç e njihnin miqtë, kishte punuar edhe në redaksinë e muzikës në Radio Prishtinë, ndërsa pas luftës ajo ka qenë autore dhe moderatore e emisionin “Evergreen” në Radio Kosova.

Liliana Çavolli ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës shqiptare.

KultPlus ju sjell sot këngën “Zambaku i Prizrenit” për të kujtuar një ndër artistet më të mira shqiptare. / KultPlus.com

Ish-pjesëtari i UÇK-së nga Prizreni arrestohet nga autoritetet serbe në Merdar

0

Hasan Dakaj nga Prizreni, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është arrestuar mëngjesin e së premtes nga autoritetet e Serbisë në pikëkalimin kufitar në Merdar.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati Xhevdet Smakiqi, i cili ka thënë se është autorizuar nga familja Dakaj që t’i mbrojë të drejtat ligjore të familjarit të tyre.

Ai tutje ka bërë të ditur se Dakaj është arrestuar derisa po udhëtonte me vëllain e tij drejt Italisë dhe sipas tij, arsyeja e vetme është se i njëjti ka qenë pjesëtar i UÇK-së.

“Sot jam autorizuar nga familja Dakaj nga Prizreni që të mbroj të drejtat ligjore të familjarit të tyre, Hasan Dakaj, i lindur me 10.08.1980 nga Prizreni i cili veç se ka qenë pjesëtar i UÇK-së është arrestuar në Merdar rreth orës 09:00 të mëngjesit derisa po udhëtonte me vëllain e tij drejt Italisë”, ka shkruar Smakiqi në Facebook.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ai tutje ka thënë se familja Dakaj është nën frikë dhe ankth të madh pasi që sipas informacioneve të para, familjari i tyre nga policia serbe është dërguar në Qendrën e Ndalimit në Kushumli dhe mund t’i nënshtrohet torturave fizike e psikike.

“Unë menjëherë do të ndërmarr veprime duke ushtruar kërkesë pranë MPJD-së që të interesohet për fatin e shtetasit të Kosovës Hasan Dakaj, i arrestuar sot në mëngjes në Merdar nga policia serbe vetëm pse ka qenë ish-pjesëtar i UÇK-së”.

“Si avokat i familjes Dakaj i bëj thirrje urgjente MPJD-së që përmes kanaleve diplomatike, të kërkojë lirimin e Hasan Dakaj dhe t’i lejohet lëvizja e lirë sikurse çdo shtetasi të Kosovës pa diskriminim”, ka shkruar avokati. /Telegrafi/

Arrestohet personi i cili po kërkohej nga policia për kanosje në Prizren

0

Është arrestuar personi i kërkuar nga Policia e Kosovës si i dyshuar për veprën penale “Kanosje”.

Një ditë më parë, Policia ka publikuar fotografinë e tij duke kërkuar nga qytetarët të bashkëpunojnë në identifikimin e tij.

 

“Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren, me datën 04.01.2024 bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore Prizren, me qëllim lokalizimin  ka lëshuar: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”, thuhet në komunikatën për media.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Me datën 05.01.2024, hetues policorë në Prizren përmes rrugëve operative dhe falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë ka arritur që të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin.

“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar qe i njëjti të ndalohet për 48 orë. Me këtë rast Drejtoria rajonale e Policisë Prizren falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunim”, vijon njoftimi.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kylian Mbappe: Marrëveshja sekrete me PSG dhe 80 milionë eurot që do të humbasë nëse largohet

0
Fokusi i merkatos vazhdon të jetë tek Kylian Mbappe pasi që nga dita e parë e vitit, superylli francez ka të drejtë të negociojë me cilindo klub që dëshiron pasi kontrata e tij ekzistuese me Paris Saint-Germain skadon verën e ardhshme.

Ylli 25-vjeçar ka folur mbrëmjen e së mërkurës për mediat franceze dhe ka deklaruar se për momentin nuk ka vendosur asgjë, pasi foli edhe për një marrëveshje mes tij dhe Nasser Al Khelaifi.

Një marrëveshje e cila tanimë është zbuluar. Siç thekson gazetari, Ben Jacobs, të dyja palët kanë bashkuar duart kur bëhet fjalë për bonuset e besnikërisë.

Në rast se Mbappe vendos të largohet nga Parisi, atëherë francezi do të lërë bonuset, duke humbur në thelb një shumë afër 80 milionë euro. Nga ana tjetër, në rast se Bape vendos të rinovojë, atëherë normalisht do të marrë bonuset e tij.

Gjykata i lë në paraburgim të dyshuarit për grabitjen në Suharekë

0

Bujar Bashës, Besart Istrefit dhe Leutrim Cakollit, të dyshuar për grabitjen e armatosur në Suharekë, Gjykata e Prizrenit ka vendosur që t’ua vazhdojë paraburgimin deri më 29 shkurt të këtij viti.

Për Kallxo.com këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj gjykate, Marcel Lekaj.

Grabitja e armatosur kishte ndodhur në një argjendari në qytetin e Suharekës më 22 nëntor të vitit të kaluar.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Berisha në arrest shtëpie, oficerët i shkojnë për kontroll në banesë

0

Oficerët e policisë gjyqësore kanë mbërritur të premten në shtëpinë e Sali Berishës për kontroll për zbatimin e masës së sigurisë arrest shtëpie masë në të cilën ndodhet që prej 30 dhjetorit të vitit 2023.

Oficerët kanë qëndruar jo më shumë se 7 minuta.

Ish-kryeministri është nën hetim për korrupsion pasiv në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Ndaj tij, GjKO-ja ka caktuar masë arrest shtëpie dhe ndalim të komunikimit me persona të tjerë përveç atyre me të cilët bashkëjeton.