10.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Aksion për dhurimin vullnetar të gjakut në Has

Në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, është organizuar aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut, për të tretin vit radhazi. Ky aktivitet u mbajt në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjonaj, në organizim të Rinisë Hasjane dhe në bashkëpunim me degën e OVL të UÇK-së.

Numër i madh banorësh iu përgjigjën këtij aksioni, që synon të nderojë dëshmorët e Hasit dhe të ndihmojë në shpëtimin e jetëve. Në mesin e dhuruesve ishte edhe kryetari i degës së OVL të UÇK-së në Has, Xhevdet Thaçi, i cili e konsideron këtë organizim një veprim human dhe të veçantë.

Egzona Hoxhaj, nga këshilli organizativ i aksionit, thekson se organizimi ka pasur jehonë të madhe tek banorët e Hasit gjatë dy viteve të kaluara dhe pret që kjo të ndodhë edhe këtë vit. Ajo shprehet se banorët e Hasit e kuptojnë rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe shpreson se aksione të tilla do të sigurojnë që të mos mungojnë rezervat e gjakut për të shpëtuar jetë njerëzish.

Herolind Osmanollaj, një dhurues i rregullt i gjakut, shprehet se ky aksion është veçanërisht i rëndësishëm për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve. Në këtë aktivitet solidar morën pjesë edhe mjekët e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, të cilët grumbulluan gjakun e dhuruar./TV Prizreni

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Një person në Prizren raporton se i është zhdukur gruaja, nuk u kthye më pasi shkoi në punë

Një person në Prizren ka raportuar në Polici se i është zhdukur gruaja. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, ajo ka shkuar të shtunën në...

Xhiroja e fundit e Superligës: Beteja vendimtare për play-off dhe mbijetesë

Mesjava sjell fundin e sezonit të rregullt në Superliga e Kosovës në basketboll, ku gjithçka do të vendoset në xhiron e fundit: pozitat e...

Lajmet e Fundit