4.2 C
Prizren
E premte, 2 Janar, 2026

Lubonja i tregon opozitës si rrëzohet Qeveria

Analisti Fatos Lubonja thotë se Qeveria nuk përmbyset me gaz lotsjellës, siç po vepron opozita, por nëpërmjet një lëvizjeje popullore Opozita duhet nëpërmjet një lëvizjeje popullore t’i bindë njerëzit në masë për të përmbysur Qeverinë, e jo duke përdorur sistematikisht gaz lotsjellës në Kuvend. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” analisti nga Shqipëria, Fatos Lubonja, duke i analizuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Ai, megjithatë, e vlerëson si të tepruar arrestimin e deputetëve në Kuvendin e Kosovës, të cilët nëpërmjet gazit lotsjellës e kanë bllokuar legjislativin, duke kundërshtuar kështu Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, si dhe Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.

“Arrestimi i deputetëve është në dëm të demokracisë. Ata duhen liruar sa më parë, kurse për pengimin e hedhjes së gazit duhen gjetur mënyra të tjera”, ka thënë ai.

Duke folur për marrëveshjet e Qeverisë së Kosovës me Serbinë dhe Malin e Zi, Lubonja thotë se duke u nisur edhe nga përvoja e së kaluarës, retorika për mbrojtje të kufijve e të interesave të tokës më së shumti shërben për të manipuluar njerëzit, sepse, siç thotë ai, njerëzit para së gjithash duan të kenë sigurinë se kanë politikanë që sinqerisht mendojnë për të mirën e tyre.

“Dhe ka nga ata në opozitë që kur u ka ardhur mundësia të bëjnë diçka për njerëzit kanë treguar se kanë punuar thjesht dhe vetëm për interesat e tyre. Nëse ti nuk punon që një ditë njerëzit të ndjehen më mirë në kufirin këtej, por punon për të kundërtën, atëherë është e kotë që të flasësh për kufij”, ka shtuar ai. /Zëri

Më Shumë

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Dubravë të Suharekës, vjedhin para e stoli ari

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Dubravë të Suharekës. Siç edhe bëhet e ditur në raportin e Policisë, ankuesi ka...

Nisma mori 834 vota në Prizren

Nisma Socialdemokrate në Prizren  ka marrë 834 vota apo 1.17 për qind në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që u mbajtën dje në Kosovë. Me këtë...

Lajmet e Fundit