6.4 C
Prizren
E mërkurë, 12 Nëntor, 2025

DKRS në Rahovec bën thirrje për anëtarësim në bibliotekë

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Rahovec, ju bën thirrje studentëve, nxënësve dhe dashamirësve të librit që të frekuentojnë bibliotekën komunale “Sulejman Krasniqi”, si dhe të shfrytëzojnë sallat për lexim në kuadër të bibliotekës.

Po ashtu DKRS ofron edhe mundësinë që të interesuarit të shfrytëzojnë mundësinë për lexim në galerinë e arteve në Qendrën e Kulturës “Mensur Zyberaj”.

Aktualisht në bibliotekën komunale mund të gjenden rreth 2500 tituj të ndryshëm, ku ka literaturë artistike për nxënës të moshave të ndryshme, si dhe literaturë shkencore për nevojat e studentëve dhe studiuesve të ndryshëm. Gjithashtu në bibliotekë ka edhe literaturë në gjuhën angleze, gjermane, franceze, italiane, turke dhe në disa gjuhë të tjera.

Nisur nga fakti se ngrohja e mjediseve të bibliotekës është e vështirë, për shkak të hapësirës së madhe dhe kostos së lartë, DKRS ka adoptuar për lexim një sallë më të përshtatshme në hapësirat e bibliotekës. Interesimi i të rinjve dhe studentëve sa vjen e rritet, ndërsa Drejtoria do të shqyrtojë me kujdes çdo kërkesë të të interesuarve, në mënyrë që të rinjve tanë t’ju krijojë hapësira sa më të mëdha dhe lehtësira për studime.

Aktualisht shërbimet e bibliotekës komunale i shfrytëzojnë mbi 800 anëtarë. Anëtarësimi vjetor në bibliotekën komunale “Sulejman Krasniqi” kushton vetëm një euro. /PrizrenPress.com

Më Shumë

Krejt çka ndodhi dje në Golluboc të Malishevës: Dhëndri vrau dy vëllezër para shtëpisë

Një ngjarje e rëndë tronditi dje fshatin Golluboc të Malishevës, ku dy vëllezër, njëri 32-vjeçar dhe tjetri 45-vjeçar, u vranë me armë zjarri nga...

Bali Muharremaj hedh votën në Suharekë

Kryetari në detyrë i Suharekës dhe njëkohësisht kandidati i AAK-së për një mandat tjetër, Bali Muharremaj, ka votuar sot në këtë komunë. I shoqëruar nga...

Votoi Shaqir Totaj

Lajmet e Fundit