26.5 C
Prizren
E mërkurë, 25 Qershor, 2025

Kurti pyet Thaçin çka ka ndodhur me Behajdin Allaqin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, edhe një herë ka dhënë arsyetime se pse Hashim Thaçi nuk duhet të zgjidhet president i vendit.

Ai, ka numëruar siç i ka quajtur dështimet e Hashim Thaçit, dhe mashtrimet e tij që ka bërë me CV-në e tij sot kur i është prezantuar deputetëve.

Kurti, pretendon se Thaçi ka gënjyer në CV-në e tij duke thënë se ka shumë pasaktësi.

“Kemi një njeri që e njohim dhe kemi një biografi që nuk e njohim. Thuhet se si kryeministër na e paska shpallur pavarësinë. Kjo është e pavërtetë se pavarësinë e kanë shpallur të zgjedhurit e popullit. Thaçi vetëm e ka lexuar fjalimin e tij. Ai thuhet se e din anglishten por ne se kemi parë. Ne e kemi parë vetëm në gjuhën italiane duke folur me dostin e tij Adem Grabovcin në aferën pronto”, tha Kurti gjatë fjalimit të tij në seancën e sotme.

Por për Kurtin, kjo nuk është e vetmja. Në CV-në e Thaçit sipas tij është edhe një e pavërtetë me angazhimin e Thaçit në Lëvizjen Popullore.

Përmendi Fadil Vatën, Afrim Zhitinë dhe Behajdin Allaqin. E për këtë të fundit e pyeti Thaçin se kur dhe si u vra Allaqi.

“Kryeministri i cili ka qenë i fundit, nuk tregohet se në cilën betejë është vra Behajdin Allaqin, e këndej e shpallin hero nderi. Çka mund të na tregoi heshtja e zëvendëskryeministrit, kur nuk na tregon se çfarë ka ndodhur me të”, tha Kurti.

Gjatë fjalimit të tij Kurti përmendi edhe tri devijimet e Hashim Thaçit, për të cilat Kurti tha se kanë bërë që Kosova të bie dhe Thaçi të ngrihet, por krejt në thelb Kurti e ktheu prapë çështjen e Behajdin Allaqit.

Ndërsa i përmendi edhe synimet e Hashim Thaçit për pozitën e presidentit.

“Për mua është e qartë se synimi i këtij njeriu është ta bëjë ndryshimin e kushtetutës. Të kaloj nga parlamentarja në presidenciale. Si Gjukanoviqi në Mal të zi, si Gruevksi në Maqedoni, e deri te Erdogani në Turqi dhe Putini në Rusi. Dikush po tenton ta shndërroj shtetin në pronë private, popullin si familje të tij dhe kjo nuk ka të bëjë me Demokracinë”, tha Kurti.

Më Shumë

Arrest shtëpiak për zyrtaren Komunës së Prizrenit, Shpresa Osmanollaj

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj zyrtares së...

Aksidenti në Suharekë, disa persona të lënduar lehtë

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në rrugën “Brigada 123” në Suharekë. Sipas informacioneve nga Policia, si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme materiale...

Lajmet e Fundit