8.6 C
Prizren
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Totaj thotë se qeveria e Prizrenit nuk bëri asgjë për rregullimin e shtëpisë ku humbi jetën Xheneta Gashi

Kryetari i PDK-së në Prizren Shaqir Totaj, sot në një konferencë për media, ka akuzuar pushtetin lokal se nuk ka bërë asgjë në rregullimin e shtëpisë ku në vitin 2016 humbi jetën vogëlushja, Xheneta Gashi.

“Para 4 vitesh ky objekt ka qenë në këtë gjendje, sot është njësoj, por sot protestat nuk ekzistojnë më, apo duhet të përsëriten tragjeditë që VV-ja të reagojë përsëri”, tha Totaj
“VV-ja në vitin 2016 ka akuzuar në mënyrat më të rënda qeverisjen e atëhershme për tragjedinë e ndodhur,ku ka premtuar se me ta në pushtet këto gjëra do të parandalohen dhe do të zgjidhen, por realiteti po tregon ndryshe”.

“Objekti në fotografitë e paraqitura dhe në prapavijë të konferencës duket akoma njësoj si në vitin 2016!Rregullimi i këtij objekti duhet të shtyhet para nga Qeverisja Lokale pasi që është objekt me rrezikshmëri të lartë për qytetarët e Prizrenit dhe kemi rrezikun permanent për rrënim dhe humbje jete”.

“Për më tepër tashmë Qeverisja Lokale dhe ajo qendrorja janë të së njëjtës parti, kanë ngritur kauzë e kanë ftuar protesta në vitin 2016, por sot asnjë lëvizje për restaurimin e këtij objekti!”.

Totaj ka ftuar institucionet relevante që të marrin masa të menjëhershme dhe të parandalohet të ndodh tragjedi për të dytën herë.

“Qeverisja Lokale në Prizren ka qëndruar në heshtje, për pothuajse 4 vite në pushtet, për këtë çështje sa të ndjeshme poashtu dhe të dhimbshme e të rrezikshme për qytetarët”./PrizrenPress.com/

Mund të jetë një imazh i 2 persona, kamera dhe ambiente të jashtme

Më Shumë

Afër 2 mijë e 600 gjoba për 24 orë, policia njofton se ka arrestuar 20 persona

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2598 gjoba trafiku. Gjatë kësaj kohe, policia ka njoftuar se janë arrestuar...

60 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit