11.5 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Sot protesojnë sindikatat

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura te Kosovës sot të zhvillojë një protestë.

Kjo bëhet me kërkesë për rritjen e pagave, zbatimin e Ligjit për sigurimin shëndetësor, si dhe ndryshim-plotësimin e Ligjit për skemat pensionale.

Barnatorja bimore ”Bio Drini” po zgjerohet, hap pikën e re në lagjen “Bazhdarhane” të Prizrenit

Nisja bëhet nga Biblioteka Kombëtare në drejtim të Qeverisë, nga ora 11:30.

Që protesta të mbahet sot, u vendos tre ditë më parë nga përfaqësuesit e federatave sindikale në kuadër të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Njoftimi i plotë i tyre:

Në takim u caktua këshilli organizativ, i cili do të përkujdeset për zhvillimin e qetë të protestës, e cila do të nisë me marshin prej Bibliotekës Kombëtare deri te sheshi ‘Skënderbe’, ku para ndërtesës së qeverisë, partnerit social do t’i parashtrohen publikisht kërkesat e arsyeshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës:

100€ nga buxheti i shtetit për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, përfshirë edhe punëtorët e ndërmarrjeve publike, deri në përmbushjen e kërkesave të mëposhtmePërcaktimi i pagës minimaleMiratimi i Ligjit për Zyrtarët PublikëMiratimi i Ligjit për PagaNisja e zbatimit të Ligjit për Sigurimet ShëndetësoreNënshkrimi i marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëseAmendamentimi-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga ShtetiHartimi dhe nënshkrimi i marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Më Shumë

U prangosën për fajde në Prizren, iu caktohet nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve

Është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji ndaj Eduard dhe Anton Kaçinarit,  të cilët dyshohen për, “Fajde” dhe “Detyrim” në Prizren. Gjykata Themelore në...

Ylli pret Apoloninë

Golden Eagle Ylli do të përballet me Apoloninë në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës Unike të Meshkujve, në një ndeshje të rëndësishme...

Lajmet e Fundit