3500 zyrtarë policorë do të përfitojnë nga mjetet e ndara prej Qeverisë

Javën e kaluar, Qeveria e Kosovës ka alokuar 700 mijë euro shtesë për zyrtarët policorë.

Ato mjete do t’u jepen 3.500 policëve, të cilët nuk kanë qenë të trajtuar me vendim paraprak, transmeton IndeksOnline.

Ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami, pati thënë se këto mjetë janë për 350 zyrtarë policorë, mirëpo nga Sindikata e Policisë thonë se bëhet fjalë për 3.500 zyrtarë.

“Këto mjete janë për zyrtarët e uniformuar policorë, që në të kaluarën nuk kanë qenë të përfshirë në shtesat e ndara nga Qeveria”, kanë thënë nga Sindikata e Policisë.

Mjetet do të jepen me pagën e shkurtit, ndërsa ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me stafin civil të angazhuar në polici.

Më Shumë

Ardian Krasniqi shpallet kampion i Evropës pasi mposhti Vinko Zadro

Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit