17.1 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

E zhdukur për më shumë se një muaj, gjendet e vdekur gazetarja

Trupi i gjetur në mes të kësaj jave në Meksikë i përket drejtueses së humbur të radios Candida Cristal Vazquez, ka njoftuar guvernatori i Sinaloa.

Policia gjeti trupin e gruas të enjten në një kanal në vendpushimin e Paqësorit të Mazatlan.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Luis Guillermo Benitez Torres, u tha gazetarëve se priten rezultatet e testeve laboratorike për të konfirmuar identitetin e viktimës, por gjithçka tregon se është ajo.

Familja e Vazquez kishte denoncuar zhdukjen e saj tek autoritetet në fund të korrikut. Me vdekjen e saj, prezantuesja i shtohet listës së gjatë të gazetarëve të vrarë në Meksikë. Ky vit është tashmë më i përgjakshmi i regjistruar për shtypin meksikan. Të hënën, kolumnisti Freddie “Freddy” Roman u vra në shtetin Guerrero. Sipas grupit të të drejtave të njeriut Neni 19, të paktën 18 gazetarë të tjerë janë vrarë që nga fillimi i vitit. /abcnews.al

Më Shumë

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë në Suharekë

Në Suharekë është shënuar Dita Ndërkombëtare e Infermierisë, me ç’rast është vlerësuar lart roli dhe kontributi i infermierëve dhe infermiereve në sistemin shëndetësor. Me këtë...

Ansambli “Gurra” triumfon në festivalin “Anadrinia Jehon”

Është përmbyllur me sukses edicioni jubilar i 25-të i Festivalit të Folklorit “Anadrinia Jehon”, i cili për disa net me radhë mblodhi në Dejnë...

Lajmet e Fundit