14.6 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

Kuvendi sot i kthehet sesionit vjeshtor

Sot Kuvendi i Kosovës, më fillim në ora 10:00, do të fillojë punimet e sesionit vjeshtor.

 

Në këtë seancë në rend dite janë 16 pika. Seanca do të fillojë me miratimin e procesverbaleve nga seancat e mëparshme, do të vazhdojë me deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësim në komisione parlamentare.

Po ashtu do të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Shqyrtimi i parë i Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,  shqyrtimi i parë i Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, raporton RTKlive.

Do të ketë debat parlamentar për Grevën e përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020, shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës, shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Noterinë dhe  shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.

Më Shumë

Pa ujë çdo ditë nga ora 16:00 deri 23:00 në Malishevë – deri në vendosjen e pompave të reja

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka bërë të ditur se për shkak të mosfurnizimit të rregullt me ujë në disa zona...

Hajdar Maloku – Planeja: Heroi i dijes dhe luftës për atdhe

HAJDAR MALOKU-PLANEJA Ushtarak, pedagog dhe atdhetar. U lind në fshatin Planejë të Hasit më 1916. Vjen nga një familje e madhe dhe e përmendur Maloku-Planeja. Pas...

Lajmet e Fundit