Kryeministri Kurti vizitoi bazën ushtarake të KFOR-it turk në Prizren

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, vizituan bazën ushtarake të KFOR-it turk në Prizren. Aty u pritën nga Komandanti i Kontingjentit Turk, Kolonel Recai Y?lmaz, Konsulli i Përgjithshëm i Konsullatës Turke në Prizren, Celal Dogan dhe zëvendësambasdorja e Turqisë në Kosovë, ?eyda Ayd?n Çimenli dhe atasheu ushtarak i Turqisë në Kosovë, Kolonel Çagdas Akif Kahraman.

 

Kryeministri Kurti dhe ministri Mehaj shprehën edhe një herë ngushëllimet më të thella për viktimat e tërmetit shkatërrues të së hënës.

“Republika e Kosovës dhe populli i saj janë pranë Republikës së Turqisë dhe popullit turk, në gatishmërinë më të lartë për mbështetje”, tha Kurti.

Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, sipas tij, i përbërë nga specialistë të kërkim-shpëtimit urban, mjekësisë emergjente dhe njësitet e K9, tashmë janë në zonat e goditura nga tërmeti.

Ndërkaq, sonte ekipit të FSK-së në Turqi do t’i shtohet edhe një grup tjetër nga garda kombëtare.

Solidarizimit dhe mbështetjes institucionale i janë bashkëngjitur edhe qytetarët e Republikës të cilët në baza vullnetare dhe humanitare kanë filluar të dërgojnë ndihma për popullit turk. Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Kurti pa nga afër grumbullimin dhe paketimin e ndihmave të destinuara për zonat me më së shumti nevojë.

Më Shumë

Nisin përgatitjet për Karnavalin Golden Eagle në Suharekë, Muharremaj premton një organizim të paharrueshëm

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se kanë nisur përgatitjet për organizimin e Karnavalit Golden Eagle 2026, i cili...

Komiteti për Komunitete në Prizren trajton mundësitë për të rinjtë në FSK

Në Komunën e Prizrenit është mbajtur mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete, e udhëhequr nga kryesuesja Sevilay Igci Hapçi. Në takim morën pjesë anëtarët...

Lajmet e Fundit