Prizren/Pagoi 17 mijë euro për punë në Sllovaki, s’e mori kurrë vizën

Një qytetar nga Prizreni është mashtruar për një vizë pune në Sllovaki.

Ai kishte lidhur marrëveshje me një person për vizë pune, por për të siguruar garancionin ai pagoi 17 mijë euro.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari H.H., i kishte premtuar viktimës se do t’ia siguronte një vize punë për Sllovaki, por për këtë duhej t’i dërgonte para përmes bankës. I dyshuari paratë i mori në shuma të ndara dhe më nuk u bë i gjallë.

Përballë kësaj situate, viktima vendosi të kërkojë ndihëm nga policia, duke e denoncuar krejt çka kishte ndodhur dhe si rezultat i dyshuari ishte identifikuar nga hetuesit policorë.

Në dyshimin se ka kryer veprën penale “Mashtrimi”, 54-vjeçari i dyshuar u fut në listën e personave të kërkuar dhe tek gjatë ditës së sotme ra në prangat e Policisë. Ai u arrestua dhe u shoqërua në stacion policor, ku dha deklaratë lidhur me denoncimin kundër tij.

Me t’u përfunduar procedurat policore, ndaj të dyshuarit është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.Gazeta Sinjali

Më Shumë

Katër persona lëndohen në një aksident ku u përfshinë tri vetura në Malishevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin...

Totaj raporton para qytetarëve për punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të organizojë takimin e parë publik me qytetarë për raportimin e punës së gjashtëmujorit të parë...

Lajmet e Fundit