Shqyrtohet Projektligji për çmimin e produkteve medicinale

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale sot do të mbajë mbledhje. Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi në parim i Projektligjit për çmimin e produkteve medicinale.

Ndryshe ditë më parë në mbledhjen e Qeverisë është miratuar projektligji për Çmimin e Produkteve Medicinale i cili përcakton çmimet e produkteve medicinale për qarkulluesit e licencuar farmaceutik me shumicë dhe pakicë, përfaqësuesit e mbajtësit të autorizimit për marketing dhe institucionet publike në Republikën në Kosovës, raporton RTKlive.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media, kishte thënë se përfituesit e drejtpërdrejt të këtij Ligji, do të jenë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët do të mbrohen nga shpenzimet e larta për barna dhe produkte të tjera mjekësore me çmime të pa-përballueshme, që për pasojë për gjatë tërë këtyre viteve kanë pasur kanë varfërimin e tyre. “Të dhënat nga raportet zyrtare tregojnë se nga totali i i shpenzimeve në shëndetësi, rreth 39% të tyre janë shpenzime apo pagesa nga xhepi i qytetarëve”, tha ai.

Më Shumë

Oborret e shkollave në Dragash kthehen në parkingje falas gjatë verës

Komuna e Dragashit ka marrë vendim që oborret e të gjitha shkollave në territorin e komunës të shfrytëzohen si parkingje pa pagesë gjatë sezonit...

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

Lajmet e Fundit