3 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Shënohet 24-vjetori i eksodit të shqiptarëve nga Kosova

16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert e veta për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë nga Kosova kur ata po dëboheshin nga shtëpitë e tyre nga regjimi i Serbisë. Edhe këtë përvjetor qytetarë të shumtë u nisën drejt qytetit verior të Shqipërisë, për t`i falënderuar kuksianët për mikpritjen dhe bukën që ndanë me popullatën e shpërngulur me forcë.

 

Është viti i 24 prej kur qytetarë të shumtë nga Mitrovica dhe qytete të tjera të Kosovës vizitojnë Kukësin, për të kujtuar kështu dëbimin masiv të vitit `99 nga forcat serbe

Për më shumë se dy dekada, këtë rrugë e bën edhe Bilall Hasani nga Mitrovica.

” Familjen e kam pas në Gostil, kanë jetua mirë i kanë prit mirë, te Rexhep Cena kanë qenë “,  tha Bilall Hasani  nga  Mitrovica.

Eksodi `99 kalimin e pikës kufitare e bëri në këmbë, ndërsa emocioni është i njëjtë.

” Realisht ne kemi një emocion të paparë kryesisht për ata njerëz që kanë përjetuar ato ngjarje tragjike , që në fund fatbardhësisht përfunduan me një krenari të veçantë”, tha Mustaf Kryeziu  nga Këshilli organizativ.

Në Vërmicë kolonën e këtij manifestimi e shoqëroi ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi.

“Kjo që po ndodh sot është vetëm një simbolikë, sepse, lufta njerëzit i bashkoi edhe më tej, i bëri që të jenë krah njëri tjetrit , të bashkëpunojnë të punojnë për të arritur një qëllim të përbashkët në interes të kombit”,  tha Qemajl Minxhozi,  ambasador i Shqipërisë në Kosovë.

Për herë të parë në pikën kufitare të Vërmicës u ekspozuan 99 fotografi të fotografit Asllan Krasniqi, të shkrepura pikërisht këtu.

” Në maj të vitit 99 janë bërë pikërisht këtu”, tha Asllan Krasniqi, fotograf.

Deri në qytetin e Kukësit kolona me qytetarë nga Kosova u shoqërua nga policia e shtetit shqiptar.

Ndërsa në destinacion pjesëmarrësit e Eksodit 99-të i priti kryebashkiaku i Kukësit.

“Ju uroj mirëseardhje në Kukës, si sot 24 vjet më parë, Kukësi ishte plot me 500 kosovarë vëllezërit tonë që si në shtëpi të vet , e kështu që kjo është shtëpi e përbashkët tashmë”, Safet Gjici, kryetar i Bashkisë së Kukësit.

Gjatë gjithë ditës qytetarët nga Kosova shëtisin dhe kujtojnë për të mos harruar kurrë pranverën e vitit 1999.RTK

Më Shumë

Procesohet subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor

Është procesuar subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor, kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati. Murati ka bërë të...

Mot i vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. IHK njofton se temperaturat minimale...

Lajmet e Fundit