3.3 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

39 të vdekur nga COVID-19 në Prizren, 22 vetëm në korrik

Autoritetet komunale të Prizrenit, të enjten, në seancën e Kuvendit të Komunës kanë raportuar se në këtë komunë janë 108 raste aktive me COVID-19, derisa që prej fillimit të pandemisë si pasojë e kësaj sëmundjeje kanë vdekur 39 qytetarë. Në të njëjtën kohë është theksuar se aktualisht 83 persona janë të hospitalizuar në Spitalin e Prizrenit, prej të cilëve 56 janë pozitivë me Covid-19, raporton KOHA.

i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu, në seancën e Kuvendit të Komunës ka dalë për të paraqitur raportin e punës së Shtabit emergjent lokal për menaxhimin e pandemisë, por me pajtimin e kuvendarëve nuk e ka lexuar dokumentin, por vetëm ka ofruar pasqyrë të shkurtër lidhur me situatën e krijuar.

“Në Komunën e Prizrenit janë 108 raste aktive me COVID-19. 39 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 vetëm në Komunën e Prizrenit. Në prill kanë qenë 2 raste të vdekjes, në maj 2 raste, qershor 12 raste, korrik 22 raste, dhe në gusht vetëm 1 rast, por gushti akoma s’ka përfunduar”, ka thënë Visar Shehu.

Sipas tij, 27 punonjës të angazhuar në Kujdesin Parësor Shëndetësor janë prekur nga COVID-19, derisa 12 prej tyre janë shëruar, pastaj 7 raste janë pozitive aktive dhe 8 raste në vetizolim për shkak se ishin raste të kontaktit. Ai ka ofruar edhe të dhëna për numrin e pacientëve të hospitalizuar në Spitalin rajonal.

“Sa i përket Spitalit rajonal të Prizrenit, për momentin që po flasim janë 83 pacientë të hospitalizuar. Nga ta, 56 janë pozitivë në Spitalin rajonal dhe 27 janë në pritje të rezultatit apo janë të dyshuar për COVID-19, por akoma nuk e kanë marrë rezultatin. 48 janë me oksigjenoterapi për momentin, me CPA maskë janë 4 pacientë dhe 1 në intubim”, ka shtuar Shehu.

Në anën tjetër, anëtarët e Kuvendit të Prizrenit me qëllim të kursimit të kohës për pikat e tjera të rendit të ditës nuk kanë debatuar rreth raportit të punës së Shtabit emergjent lokal për menaxhimin e pandemisë.

Më Shumë

Ardian Krasniqi fiton me nokaut në raundin e pestë

Boksieri me rrënjë nga Kosova, Ardian Krasniqi, ka shënuar fitore të madhe në Stuttgart, duke mposhtur argjentinasin Gaspar Fernandez dhe duke fituar titullin prestigjioz...

Kamioni ndot asfaltin, kompania gjobitet me 1000 euro në Prizren

Pas ankesave të qytetarëve për ndotjen e asfaltit në rrugën “Besim Shala” nga kamionët e angazhuar në punime ndërtimore, patrulla e Stacionit Policor Prizren...

Lajmet e Fundit