‘Rrufe në qiell të hapur’, Bayern refuzohet edhe nga Ralf Rangnick

Ralf Rangnick thuhet se ka refuzuar mundësinë për të zëvendësuar Thomas Tuchel-in si trajner i Bayern Munich-ut, duke e lënë klubin të përpiqet për një tjetër opsion.

Bayern kishte diskutuar një marrëveshje me Rangnick që do të përfshinte largimin e tij nga posti te Austria.

Megjithatë, Rangnick synon të shohë kontratën e tij me Austrinë deri në skadimin e saj në 2026 dhe do t’i çojë ata në Euro 2024 këtë verë, sipas gazetës gjermane “Bild”.

Rangnick ishte zgjedhja e tyre e tretë për të zëvendësuar Tuchel-in pasi Xabi Alonso i Bayern Leverkusen dhe trajneri i Gjermanisë Julian Nagelsmann, i cili dikur drejtonte Bayern-in, i refuzuan ata.

Bayern dhe Tuchel zbuluan në shkurt se ai do të largohej nga klubi në fund të sezonit, i cili ka qenë një vit i dobët.

Ndërsa Bayern është në gjysmëfinale të Champions League, ata nuk kanë arritur të fitojnë titullin e Bundesliga-s pas 11 triumfeve radhazi.

Ata gjithashtu u eliminuan nga DFB-Pokal nga ekipi i nivelit të tretë Saarbrucken. Albanian Post

Më Shumë

Kosova në zgjedhje, qytetarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Ndërsa qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit këtë të diel, një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë zgjedhur që fundjavën ta...

Dyshohet se fshehu 6 fletëvotime në Prizren, kërkohet paraburgim ndaj anëtarit të komisionit zgjedhor

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve...

Lajmet e Fundit