Ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv, Fadil Berisha ka theksuar se pas paraqitjes së vështirësive në terren, ka angazhime për dislokimin e gypit furnizues prej pjesës që është nën objektin afarist, raporton Telegrafi.
“Punimet po vijojnë. Pritet që sot në orët e pasdites të kthehet furnizimi me ujë, nëse çdo gjë shkon sipas planit të paraparë”, ka thënë Berisha.
Ai ka shtuar se edhe kjo do të jetë një zgjidhje e përkohshme meqë komplet gypi i vjetër furnizues prej asbesti duhet të zëvendësohet.
Sipas tij, në ndërkohë si alternativë po realizohet shpërndarja e ujit me autocisternë sipas kërkesave të banorëve.
Si pasojë e prishjes në fjalë është ndalur furnizimi me ujë për një pjesë të konsiderueshme të qytetit të Prizrenit, konkretisht lagjet “Bajram Curri”, “Jeta e Re”, “Arbana” (pjesërisht), fshatrat Vlashnje dhe Landovicë, dhe pjesërisht disa rrugë dytësore, raporton Telegrafi.
Lidhur me këtë çështje, në fundjavë ka reaguar edhe dega e LDK-së në Prizren, duke e vlerësuar si skandaloze gjendjen në terren, dhe duke shtruar pyetjen se kush e ka lejuar ndërtimin e objektit afarist mbi gypin furnizues të ujit.
“LDK në i Prizren i bën thirrje organeve të drejtësisë që të dalin në teren dhe të shohin nga afër tmerrin. Të analizojnë nga afër se kush lejoi ndërtimin e atij objekti dhe të marrin masat e duhura. LDK kërkon që sa më parë të rikthehet uji tek qytetarët të cilët në këto ditë vape kanë nevojë dhe e kanë primare ujin e pijshëm”, thuhet në reagimin e Zyrës për Informim të degës së LDK-së në Prizren.
Marketing
Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit