9.7 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Liria barazon ndaj Drenicës në një ndeshje dramatike

KF Liria ka arritur të marrë një pikë të vlefshme në përballjen e zhvilluar në Skenderaj ndaj KF Drenicës, me rezultatin 1:1.

Fiton Hajdari shënoi golin e epërsisë për Lirinë në minutën e 23-të, duke e vendosur ekipin në avantazh të hershëm. Mirëpo, situata ndryshoi pas minutës së 60-të, kur Liria mbeti me një lojtar më pak në fushë.

Në një ndeshje të tensionuar, KF Drenica shfrytëzoi epërsinë numerike dhe arriti të barazonte në minutat shtesë. Egzon Fazliu shënoi golin e barazimit në minutën 90+7, pas një asistimi nga Kreshnik Uka.

Pavarësisht se ishin pranë fitores, Liria u desh të kënaqej me një pikë në këtë përballje, pas një loje të luftuar deri në fund./PrizrenPress.com/

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet për person të zhdukur nga lufta

Në komunën e Rahovecit janë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Pas zbulimit, mbetjet eshtërore...

Kastrati shtroi iftarin tradicional në Malishevë

Mbrëmë, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, organizoi iftarin tradicional me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Në këtë aktivitet morën pjesë...

Lajmet e Fundit