8.2 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

“Epopeja e Vërrinit” bashkon pehlivanët më të mirë nga rajoni në Lezë të Prizrenit

Federata e Mundjes së Kosovës, në bashkëpunim me Klubin e Mundjes “Xhevat Berisha”, organizoi dje Turneun e Mundjes Popullore “Epopeja e Vërrinit”.

Aktiviteti, që u zhvillua në një atmosferë impozante dhe të mbushur me emocion në praninë e një numri të madh shikuesish, mblodhi mundës të njohur nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, shkruan PrizrenPress.

Në këtë turne, Egzon Shala u shpall mundësi më i mirë në kategorinë e dorës së parë, duke treguar aftësi të shkëlqyera në mundje. Adriatik Berisha mori epitetin e mundësit më të mirë në kategorinë e dorës së dytë. Ibrahim Sula nga Shqipëria zuri vendin e tretë në kategorinë e dorës së tretë, ndërsa Amin Hoti triumfoi si mundësi më i mirë në kategorinë e dorës së katërt.

Federata e Mundjes së Kosovës falenderon Klubin e Mundjes “Xhevat Berisha” për organizimin shembullor të këtij aktiviteti, i cili promovoi traditën e mundjes popullore dhe forcimin e lidhjeve sportive mes mundësve të rajonit./PrizrenPress.com

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Vazhdon aksioni për pastrimin e ambientit në Malishevë

Ka vazhduar sot dita e dytë e aksionit “Për Malishevën e pastër”, i cili po zhvillohet në kuadër të muajit të pastrimit të ambientit...

Martohet djali i heroit të Kosovës, Fetah Gega

Në një atmosferë festive dhe familjare, është kurorëzuar sonte martesa e djalit të heroit të Kosovës, Fetah Gega. Me këtë rast, urime publike ka përcjellë...

Delirium

Lajmet e Fundit