18.8 C
Prizren
E hënë, 16 Shtator, 2024

Drejtoresha e Arsimit në Prizren akuzon MAShTI-n për bllokimin e projekteve të çerdheve

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në  Prizren,Luljeta Veselaj-Gutaj, ka ngritur akuza të forta ndaj Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShTI) lidhur me bllokimin e projekteve për ndërtimin e çerdheve në këtë komunë.

Në një postim në Facebook, Veselaj-Gutaj e akuzoi MAShTI-n se ka penguar përparimin e këtyre projekteve, të cilat janë të rëndësishme për rritjen e përfshirjes së fëmijëve në edukimin e hershëm.

“Ne patëm rënë dakord me MAShTI-n për ndërtimin e katër çerdheve të reja në fshatrat Zhurr, Lubizhdë, Korishë dhe Dardani. Me këto projekte, synonim të rritnim përfshirjen e fëmijëve në edukimin e hershëm, një e drejtë themelore e fëmijëve dhe prioritet i komunës tonë. Ky investim gjithashtu do të ndihmonte familjet e reja të organizonin më mirë jetën e tyre,” tha Veselaj-Gutaj, shkruan PrizrenPress.

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

Sipas saj, MAShTI ka dështuar të japë pëlqimin e nevojshëm për ndërtimin e çerdheve, duke ofruar arsyetime të paqarta dhe banale.

“Në Zhur dhe Lubizhdë, MAShTI nuk ka dhënë pëlqim për ndërtimin e qerdheve, duke përdorur justifikime të tilla si ndonjë pjerrësi e tokës ose distancë nga rruga kryesore. Në Dardani, ndonëse është vendosur gurthemeli një vit më parë, ndërtimi nuk ka nisur akoma. Në Korishë, MAShTI nuk ka lëvizur asnjë hap,”.

Veselaj-Gutaj kritikoi MAShTI-n për qasjen e tij, duke sugjeruar se mund të ketë një qëllim politik për të ndikuar negativisht në punën e komunës.

“Duket se MAShTI dëshiron të sabotojë planet e komunës për ndërtimin e çerdheve të reja, ndoshta me shpresën që kjo të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve,” tha ajo.

Pavarësisht këtyre pengesave, Veselaj-Gutaj konfirmoi se komunat do të vazhdojnë me planet e tyre.

“Ne kemi filluar procedurat për ndërtimin e një çerdheje në Arbanë, dhe punimet kanë nisur në lagjen Tusuz. Do të vazhdojmë të zhvillojmë projekte të tjera për të përmirësuar përfshirjen e fëmijëve në edukimin e hershëm dhe për të ndihmuar familjet prizrenase.”, tregon ajo./PrizrenPress.com/

 

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

 

Më Shumë

Bardhekaltrit në finale

Sigal Prishtina është skuadra e parë finaliste e Superkupës së Kosovës në basketboll. Bardhekaltrit në gjysmëfinale kanë shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 91:80 (25:30,...

Akademik Gazmend Zajmi, ideatori i Kosovës Republikë

Akademik Gazmend Zajmi u lind në rrethin e Krumës së Hasit, në Shqipërinë verilindore. Shkollimin e bëri në Prizren. Studioi drejtësi dhe shkenca politike në...

Lajmet e Fundit