0.3 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Specialja refuzon kërkesën e mbrojtjes që Isni Kilajt t’i lejohet udhëtimi në Shqipëri

Gjykata Speciale e Kosovës ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Isni Kilajt për të ndryshuar kushtet e lirimit të tij, të cilat janë vendosur në muajin maj të këtij viti.

Konkretisht gjyqtarja Marjorie Masselot ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes që Kilajt t’i lejohet udhëtimi në Shqipëri, pasi që sipas saj, ndryshimet e propozuara nuk trajtojnë mjaftueshëm rreziqet e përshkruara në nenin 41 (6) (b) të Ligjit për Gjykatën Speciale.

“Në një version publik të vendimit të saj, të depozituar më 24 shtator 2024, gjyqtarja e vetme në rastin e Isni Kilajt refuzoi kërkesën e Mbrojtjes për ndryshimin e kushteve për lirimin e Isni Kilajt, të cilat ishin vendosur në maj të këtij viti. Mbrojtja kërkoi ndryshime të përkohshme të kushteve aktuale për ta lejuar atë të udhëtonte në Shqipëri, por gjyqtarja Marjorie Masselot vendosi se ndryshimet e propozuara nuk do të trajtonin mjaftueshëm rreziqet ekzistuese të përshkruara në nenin 41(6)(b) të ligjit”, njofton Specialja.

Specialja katër muaj më parë ka liruar Kilajn nga paraburgimi për t’u mbrojtur në liri, me disa kushte ku përfshihej një dorëzani prej 30 mijë eurosh, të mos largohet nga territori i Kosovës, të tregojë për adresën e banimit dhe të japë deklarata publike në media./Express/

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

 

Më Shumë

Vdes ish-ushtari i UÇK-së nga Dragashi, Alevi Rakipi

Ka vdekur veterani i Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës Alevi Rakipi. Njoftimi u bë në rrjetet sociale nga familjarët. Varrimi i të ndjerit bëhet sot në fshatin...

Komuna dhe partnerët diskutojnë procesin e ndërtimit të teleferikut për në Kalanë e Prizrenit

Drejtues të Komunës së Prizrenit kanë takuar zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe ata të Swiss Contactit për të shqyrtuar...

Lajmet e Fundit