12.8 C
Prizren
E enjte, 10 Tetor, 2024

Komuna e Prizrenit kërkon lirimin e hapësirave publike në qendër të qytetit për realizimin e punimeve

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka publikuar një njoftim ku kërkon nga bizneset dhe banorët që të lirojnë hapësirat publike për të mundësuar realizimin e punimeve për instalimet elektrike nëntokësore.

Sipas këtij njoftimi, këto punime janë pjesë e projektit “Rehabilitimi dhe revitalizimi i hapësirave publike në zonën e parë të mbrojtur në pjesën e vjetër të qytetit, restaurimi i shesheve dhe objekteve,”.

“Njoftohen bizneset dhe banorët përgjatë rrugës ‘Vatrat Shqiptare’, nga Xhamia e ‘Sinan Pashës’ deri te zyrat e KRU Hidroregjioni Jugor SH.A., se nga data 11 shtator 2024 (e mërkurë) duhet të lirojnë hapësirat publike – tavolinat dhe gjërat e tjera duhet të largohen, pasi do të fillojnë punimet për instalimet elektrike nëntokësore,”.

“Nëse tavolinat dhe objektet e tjera nuk largohen në kohë, institucionet përkatëse të Komunës së Prizrenit do të marrin masa”, thuhet në njoftimin e nënshkruar nga drejtori Çelë Lamaj./PP/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Shpallen emrat e këngëtarëve pjesëmarrës te Festivali 63 i Këngës në RTSh

Ndërsa ditët e Festivalit të 63-të në Radiotelevizionin Shqiptar po afrojnë, tashmë kemi listën zyrtare me emrat e artistëve të përzgjedhur nga Komisioni Përzgjedhës...

Selmanaj me bashkëpunëtorë vizituan artizanët e filigranit në Prizren

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Driton Selmanaj, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka realizuar një vizitë tek...

Lajmet e Fundit