14.7 C
Prizren
E hënë, 1 Shtator, 2025

Ansambli “Bresana” nga Opoja sivjet është vlerësuar me katër çmime në festivale të ndryshme

Ansambli “Bresana” nga treva e Opojës gjatë vitit 2024 është paraqitur në disa festivale të organizuara në Kosovë dhe jashtë vendit. Në festivalet e mbajtura brenda vendit ky ansambël ka arritur që sivjet të shpërblehet me katër çmime.

Në njoftimin e ShKA “Bresana” thuhet se çmimi i parë sivjet është marrë në Festivalin Folklorik të mbajtur në Hanin e Elezit, raporton Telegrafi.

“ShKA Bresana në muajin qershor ishte pjesë e  festivalit të Hanit të Elezit, ku u vlerësua më çmimin ‘Ansambli më autokton i festivalit’”, thuhet në njoftim.

Aty gjithashtu theksohet se në festivalin “Dyshja na bashkon” në Viti, ShKA Bresana është shpërblyer me vendin e parë, teksa valltari Osman Ahmeti është zgjedhur “Valltar i Karrierës”.

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Gjatë muajit qershor, sërish Ansambli ‘Bresana’ ishte pjesë e Festivalit ‘Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen’ në qytetin e Deçanit, ku në mesin e 30 ansambleve të ndryshme fitoi vendin e parë”, thuhet në njoftim, duke shtuar se juria ka vlerësuar vazhdimin e kultivimit të traditës opojare nga ky ansambël.

Ndërkaq, sipas njoftimit, Ansambli “Bresana” ka marrë pjesë edhe në festivalin ndërkombëtar Nedelino në Bullgari, ku para publikut të pranishëm janë prezantuar ritet e dasmave, vallet e burrave, këngët e vajzave dhe hyrja e nuses në skenë, raporton Telegrafi.

“Rishtazi, me 19 shtator të këtij viti, ShKA ‘Bresana’ ishte pjesëmarrëse në edicionin e parë të festivalit folklorik të këngëve dhe valleve ‘Folk fest’ të mbajtur në Shtime dhe aty ka fituar çmimin e festivalit”, thuhet në njoftim.

Në të njëjtën kohë është sqaruar se edhe në këtë festival, ansambli ka prezantuar në mënyrë të denjë ritet e zakonet opojare. /Telegrafi/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Vetaksident i rëndë në Prizren, tre të lënduar

Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në e Prizren. Vetura është përplasur me shpejtësi, duke pësuar dëmtime ekstreme...

Prizreni pa fitore pas tri javësh, mposhtet 3:0 nga Ramiz Sadiku

Prizreni ende nuk e ka shijuar fitoren në këtë edicion të Ligës së Parë të Kosovës. Pas barazimit në ndeshjen hapëse ndaj Trepçës ’89, prizrenasit...

Lajmet e Fundit